Skip to main content

Në dimrin tim bën ende verë!

Gjatë kam menduar se mund të lexoja deri diku shpirtrat e njerëzve që më rrethojnë, po ja që paskam gabuar. Njeriu bart brenda vetes gjithë misteret e botës, po ku për dreq fiks këto thesare gjejnë të fshihen në thellësinë e njerëzve të mi.
Akullnajat dhe masat e ngurta të ftohtit i kam pasur frikë gjithnjë, njësoj më ka ndodhur edhe me njerëzit, atyre që kurrë nuk u qesh buza, i kam ikur me heshtjen olimpike të një zonjushe nordike bjonde...

Ja kam frikën njerëzve pa emocione, atyre hijeve dykëmbëshe që ekzistojnë dhe kaq, dhe për kaq pak bëjnë dëm... Atyre që në sy u flet e ulëret zilia, atyre të ligëve, të vegjëlve, që më mbledhin në grykë edhe ditën më të mirë!

Sa kushton t'u clirosh ju? Sa ditë me diell ju duhen për të shkrirë zemrën, sa zemra duhet të thyeni për të ndalur krisjen e fytyrës? Edhe sa herë të tjera me shpirtin tënd karbon do të ngjyesh gishta njerëzish, më thuaj a të vjen keq për veten?

Thellë ndjej ndonjëherë se jam e keqe, se ju gjykoj, e në fakt shumë herë kam tentuar të zbus të egrën që fle brenda jush po nuk kam mundur kurrë, me hijen e një njeriu të drunjtë nuk kam guxuar kurrë të ulem përballë një filxhani caji e të qesh prej shpirti. Ju m’a trembni orën, jam frikacake, po po, e denjë për ta thënë gojë-plot, të ligës i tutem fort!


Unë nuk kam guxuar kurrë të jem tjetërkush, e dua të vërtetën duke nisur nga mendimi më bazik e deri tek të idhtat që shumëkush nuk do të donte t’i dëgjonte, kam ulur kokën e jam larguar në momente kur vërtet është dashur t’a bëj, jam tretur shpirtërisht kur kam njohur zemra boshe, jam bërë fobike ndaj syve që nuk flasin asnjë gërmë, kam përjetuar ndjesi që i urrej, të jesh tepër…
Të duash është tepër në një botë si e jotja, në timen vlen ende mishërimi i të vjetrës në botën e këtushme, këtë të sotmen, që një njeriu të ngurtë e të ftohtë si ti, nuk ja bart dot zemra…

Më fal, por, qënkam gabuar, në këtë dimrin tim bën ende verë…

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...