Skip to main content

...erdha, për herë të fundit!


Ndezur gjithë dritat e rrugës dhe heshtja ka kapluar qytetin...Vetëm hapat e mi prishnin harmoninë e pamjes si prej pikture në trotuare londineze. Cdo ecje e bëj mekanike, sepse edhe symbyllur e njoh rrugën për tek ti!

Është dimër dhe bën aq ftohtë sa jam mbledhur grusht në pallton time, duart shtrënguar dhe mendja fluturimthi, këmbët tuten të bëjnë hapa pas, se për dreq të jetë për mua, nuk do guxoja të vija për tek ti!
Me një rrugë, nuk do të gjendesha drejt e në shpirtin tënd, as me një të lutur vetëm nuk do arrija të të bindja, ti më kishe thënë dikur, me një të gjuajtur nuk prihet druri... Ndaj dhe unë u nisa prap rrugës së pakrye, asaj që nuk njeh triumfe, asaj dështakës që ma bren shpirtin pak nga pak...
Atë që natyra e kishte veshur si humbje, unë e ktheva si forcë të dëshirës time për tju bindur asaj që fort doja.Sigurisht, po të duash me bindje, e gjithë natyra kthehet në funksionin tënd, besomë!

Në rrugicën pranë shtëpisë tënde, dritat ishin shuar, vetëm një macke sypoc dallohej lehtaz! Ndalova ecjen, edhe frymën bashkë me të... Nuk kisha nevojë të trokisja, ti po prisje aty, m'u lute të nxitoja të hyja brënda, dymëndjesh të vështroja ende, nuk isha mësuar t'u dilja kundër vendimeve që kisha marrë deri më sot, qëndroja një besnike e tyre, të gabuara qofshin të gjitha, për aq kohë sa kisha arritur në atë moment, nuk duhej të tërhiqesha...



Një moment le të jetë, e më pas dielli do të lindë prap, e prap do të vijë nata e të gjitha do heshtin bashkë me mua! Vendosa të qëndroj, me mëndjen aspak lëkundur, hoqa shallin, pallton, zhvesha bashkë me to edhe pengjet që mëndja m'i murmuriste rrugës. Tashmë kisha ardhur, do të jepja nga vetja edhe grahmat më të fundit të lumturisë, e më pas do të tretesha e do të rilindja përsëri...

Zura vendin tënd dhe në sy më shkëlqente rikthimi im në sytë e tu! Ti gëzoje për mua! Kisha ardhur pas një stuhie... Thonë se bëhet më i ëmbël ritakimi pas një zënke...
Nuk e kisha njohur të idhtën e saj asnjëherë, por të ëmblin rikthim e ndjeva në ajër... 

Qëndrojmë për kaq, le të thyhet e gjitha sapo të zbardhë, isha betuar, vendime të tjera nuk do të merrja... Ti ishe rikthimi im i fundit... 

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...