Skip to main content

Po të isha tjetër njeri...

Nëse do të zgjohesha në një vend tjetër, në një epokë të shkuar, në trup e shpirt të një njeriu tjetër që nuk do të ishte unë, do të mishërohesha prap në ty. Po të mundja të ktheja kohën pas, do t'i kisha bërë të gjitha gjërat ndryshe, vetëm dicka nuk do e ndryshoja kurrë, do të të doja prap, njësoj!

Do kisha festuar ndryshe, duke jetuar cdo minutë e cdo ditë në vrullin e një shpejtësie marramendëse, do të isha një njeri më i mirë e do ndiqja nga pas këmba këmbës cdo dëshirë që do më lindte aty për aty. Po prap do të të doja ty, njësoj! Do t'i zgjidhja një nga një njerëzit të cilëve do t'u falja më të shtrenjtën time kohë, do shtyja larg vetes cdo grimë sado të vogël negative duke zbutur hapësirën time me copëza lumturie, të gjitha do t'i bëja ndryshe, ty do të të zgjidhja prap, njësoj!

Do të doja më pak, si për të shuar me gllënjka etjen e një shpirti si i yti, do të të kisha mësuar të doje më gjatë, për të njohur edhe dhomat dyer mbyllur të një zemre si e imja. Të gjitha, padyshim të gjitha do t'i bëja ndryshe, në kohe tjetër e në vend tjetër, në epokë tjetër e në trup tjetër, vetëm ty do kisha zgjedhur të njëjtin!


Do kisha besuar më shumë veten e do ngulja këmbë të bëje dhe ti të njëjtën gjë, të bëje paqe me reflektimin tënd përballë pasqyrës! Do guxoja të të thyeja zemrën, të të trishtoja, të njihja tek ty momentet e dobëta e të sprovoja veten nëse do të mundesha t'ja dilja! Në të gjitha gabimet, do të zhvishja veten me peshën e fajit, do qeshja me të madhe pas cdo mësimi futur në xhepat e jetës e nuk do e ndalja hapin, drejt e tek ti do vija prap!

Po të mundesha, të shkatërroja kohën e bashkë me të, gjithë kujtimet marrë prej saj, ty do të gjeja njësoj, të pandryshueshëm, do të të gjeja edhe njëherë, për të jetuar veten nën një emërues të njejtë!
Po të mundesha të isha tjetër njeri, ty do të të zgjidhja përsëri...

Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...