Skip to main content

Do të ngrihem përsëri...

Do të rrëzohem e do më bjerë zemra në tokë, do zvarritem e koka do të më varet në dysheme, do të thërras ty! Do të cirrem e me dhimbjen e zërit të gërvishtur do të kërkoj!

Nuk do të heq dorë...
Edhe kur vetja të më braktisë dhe gjumi të arratiset, kur të arrij fundin e fuqitë të më lënë, nuk do të heq dorë, do të ngrihem më fort, do të thërras ty! Mua më godet e shkuara, më përplas në mure të vjetra e m'a shkund zemrën. Në atë moment krisje, nga thyerja e xhamave, ti gjen rrugën e del në sipërfaqe, ti je plagë që dhemb.

Nuk do të heq dorë, do të rigjej rrugën për t'u kthyer nën catinë e mëndjes tënde, do të ngrihem në këmbë, me shpirtin këputur për të ardhur dhe njëherë në shtëpi. Të kam falur, ose ndoshta stë kam mbajtur inat kurrë, nuk di të të urrej, nuk di si urrehet një shpirt. Ti je ai që më thyen, ti je plagë që dhemb...

Nuk kam mësuar të shërohem prej teje, ti bëhesh më i pranishëm kur unë tentoj të kurohem... Ti erdhe prap mbrëmë, m'a gërvishte plagën dhe ndjeva dhembje. Të kërkova të më lije, dua të shërohem, nuk jam aq e fortë sa të ik prej virozës që je ti, lërmë të marr veten, unë nuk do të heq dorë nga ngirtja ime.



Do të zvarritem, po në një moment do të mbledh gjithë dhimbjen në dy grushtë e do të ec prap. Do qaj, do heq prej shpirti shije të hidhur e do të clirohem prej teje. Do të të mjekoj, besomë, do të mbaj gjallë brenda vetes atë copëz kujtim që më sjell si imazh kohën kur ti nuk ekzistoje!

Ti mund të me hedhësh në tokë, e në rrëzimin tim të ndjesh dhembje! Unë jam e gjallë, frymoj, me duart mbështetur në dysheme, zotohem se nuk do të heq kurrë dorë!

Ndezur oxhakun nën brumin e të ftohtit jashtë...
Do të të kërkoj një ditë, do të të thërras, do të të gjej, me zemrën peshë ngritur në këmbë, nuk dorëzohem!

Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...