Skip to main content

Posts

Showing posts from 2018

Gënjeshtrat nuk vishen me të kuqe!

Nëse do të vish, eja sot, mungon vetëm ti që fotoja e përvitshme të marrë formën e dashurisë, nëse do të vish, eja sot, jo në kohë tjetër. Që të të përqafoj fort e në atë shtrëngim të kuptosh se të kam falur, se nuk harroj por në thelb nuk jam më vogëlushja naive që mendon se gënjeshtrat vishen me të kuqe dhe stolisin ditët gri! Unë jam prap këtu, me dëshirat e njëjta, të jem po prap në vendin e zakonshëm, në zemrën tënde, të jesh edhe ti në dëshirat e mia si cdo vit, në vendin e zakonshëm, brenda shpirtit tim. Sepse ende të shoh me po aq adhurim, dhe ti e di, kur unë dua, dua me gjithë shpirt! Sot nuk dua të më mungosh, kam nevojë për ndjesi tjetër nga ty, jam tkurrur mjaftueshëm me mungesën tënde, duke e hidhëruar veten, ndaj nëse do të vish eja sot, që të të përqafoj fort e të kuptosh se të duash është më e fortë se aq. Nuk dua të mbetesh një mesazh i padërguar në telefonin tim, dua të ngroh zemrën me ty pranë sepse më ka marrë malli për kohën kur dashuria ishte e thjesh

Si ty, asnjë, asnjëherë!

Nuk ngjan me asnjë kalimtar të rastësishëm, as me ndonjë mik, nuk ke asnjë të përbashkët me askënd, ti je tmerrësisht ti, në gjithckanë tënde, e vetmja e përbashkët me botën është rruga që ti shkel. Edhe ata që të kalojnë përbri ti i bën të duken të gjithë njësoj, ti je ndryshe sepse të tillë të bëj unë! Me veset e mia që nuk i kam të mësuara por të lindura, të jap ty vijën ndarëse nga bota, të vesh me një tempull madhështie e me atë peshë ti endesh rrugëve duke mbajtur një sfidë të madhe për shpatulla që janë të dobëta për të tilla ditë. Shpesh herë jam përpjekur të krijoj një harmoni duke e shtyrë veten me dhunë ti jap një trajtë të qartë asaj që do të dilte në sipërfaqe e në fund të zbusja edhe veten, por në gjithë këtë gjëndje jam përkushtuar të të jap ty pushtetin e të qënurit qendra e botës time. Një nevojë e padobishme për të zbrazur veten e mbushur shpirtin tënd, të cilit i rëndojnë peshat e mia, në këtë orkestër që shpesh herë ka zhurmuar veshin tim, ti endeshe në temp

Dukesh kaq bukur!

Kur ti dorëzohesh në atë përqafim, kur në atë prehje gjen strehën më të butë, në atë cast, ti dukesh kaq bukur. Kur e gjen me sy mbyllur rrugën për atë shtrëngim, kur një pjesë të shpirtit e lë në atë përqafim, dukesh kaq bukur. Më thuaj nëse je i lumtur, më thuaj nëse nuk je, do të gjej një mënyrë të të jap nga vetja pjesën time më të dobët, zemrën, vetëm mos më thuaj që është e vështirë, ti mbajmë larg gërmat që ajrin e tymosin sepse rrugët do të na bashkojnë prap në një përqafim! Mund të gënjesh dukjen por shpirtin si e ngushëllon? Në orën më të pafajshme të natës, më thuaj, a mendon se ndonjëherë edhe gabon? Nëse trishtohesh, nxito dhe eja në vendin e zakonshëm, nëse nuk do të jem aty, më kërko sepse një zemër e gjen gjithmonë rrugën. Do të të kujtoj se asnjë ndjesi nuk fle përgjithmonë duke u shuar, do të të zgjoj edhe njëherë një shpirt të vjetër e në këtë ritakim do të të përqafoj fort, për të të thënë me gjithë zemër, jam me ty, kam qënë gjithmonë. Kur të s

Unë kam frikë ti fshij kujtimet!

Ndonjëherë harrojmë se i përkasim vetes duke kërkuar të gjejmë veten në një zemër tjetër. Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty... Mos më bëj të humb tek ty nëse ti ke verbuar shpirtin e nuk di të kërcesh këngën time të preferuar, të lutem mos më pëshpërit fjalë të cilat një ditë do ti qaj si kujtime. Nëse nuk mundesh të qëndrosh sic dua unë, më mirë të shkosh pa lënë ende kujtime. Sepse nuk mundem të gëzoj më me vuajtjet e mia e as të vuaj më për disa caste të vogla lumturie, sepse nuk kam më asnjë minutë të tepërt të shkruaj përralla e as të fantazoj për personazhe të cilat unë vetë i kam idealizuar si perfekte, po munde eja ashtu sic je, po munde më kurse edhe një tjetër gabim! Të dy e dimë se sa frikë ke ti nga vetja kur bëhet fjalë për të hapur dyert e zemrës... Por shiko përreth, në një botë si e jona është vështirë të njohësh tjetrin të vërtetë... jashtë një kornize e cila na ngurtëso

Në fund të fundit jam njeri!

Kam vizatuar në ajër gjithë dëshirat e mia, që mbi krye ndërtuan një fole me ditë të bukura. Kam ecur në rrugë të vogla duke numëruar hapa për të afruar largësinë. Jam ndalur e kam qëndruar në këmbë edhe kur era ka qënë e fortë e më ka shkundur, kam qëndruar aty edhe pas shiut, kam patur ftohtë por kam arritur ti buzëqesh një kalimtari të huaj, sepse përballë të gjithë shikimeve më i forti do të ishte i imi! Kam pritur ditë, netë, muaj dhe në asnjë rast nuk kam mbyllur dritaret e shpirtit sepse e dija që në një rast aty në qiell do ta gjeja prap hapësirën të vizatoja dëshira. Në fund të fundit jam njeri, që mendoj se ëndrrat i bashkojnë largësitë! Kudo qofsh, për një cast të vetëm, ndalo dhe mendo, se sa herë do të ishe lumturuar nëse do ti kishe bërë gjërat me zemër, se sa herë ke dashur të ndryshosh veten por në fund je bindur se ai që mbetet i njëjtë je po prap ti duke i mohuar vetes atë përqafimin pas hatërmbetjes që vjen më i ëmbël sesa ai i një dite të zakonshme.

Unë nuk kam nevojë...

Nuk kam nevojë të jem këtu për të zbritur fjalët në gjuhën e veshit tënd, unë kam dëshirë të kuptohem e dëgjohem... Nuk kam nevojë të të them e të të tregoj se jam dikush tjetër e sesi në përpjekjen time për të imituar dikënd të dështoj e të humb edhe veten, unë kam dëshirë të të tregoj se si jam unë në të vertëte, se si flas gjuhën e trupit e sesi fytyra më tradhëton kur dua të fsheh dicka... Unë nuk kam nevojë të bëj gjërat se thuhen se janë të duhurat e të marr duartrokitje syve e në cepin e asaj salle drita-plot të gumëzhijë zilia, unë kam dëshirë të bëj atë që realisht më bën të ndihem mirë, atë pasion që unë e ndjek për një arsye pa patur nevojë për duartrokitje por me dëshirë për të të frymëzuar. Nuk kam nevojë të urrej, as të vjell vrer e të bërtas me negativitet cdo grimë të ditës, unë kam dëshirë të të buzëqesh e të të them se nuk kam kohë të trishtohem. Nuk kam nevojë për kompromise e as dyfytyrësi sepse nuk jam e zonja t’i mbaj mbi shpinë e riskun e tyre z

Nëse do të mjaftonte vetëm kaq...

Që ëndrrat të mos kishin një kuptim dhe të mos na duhej një emër për t’i cunguar hapësirën, që të mos na duhej të kërkonim vëmëndje e as t’i jepnim me patjetër një sens, nëse do të mjaftonte vetëm kaq...Që ditëve të mos ja vidhnim kryefjalën por të mbanin emrat e tyre, që e hëna të mbetej e njëjtë e po ashtu të premten rastësisht të shiheshim diku. Pa thënë asnjë fjalë magjike, pa asnjë grimë sheqer. Nuk do të më bindej më as shikimi nëse jashtë këtyrë ecjeve do të filloja të hidhja hapa, sepse dëshmia më e qartë do të ishte përballja me zemrën si pjesë të një jete të jetuar pa pengje , do të rendisja veten, do të rendisja ty, e për ta c’dramatizuar të të thoja se do të mjaftonte deri këtu. E kam vënë zemrën mënjanë me ty, që të mos thyhet e të mos ndjejë trishtim nëse një ditë nuk do të mjaftojë vetëm kaq. Që të largohemi edhe pa thënë natën e mirë sepse pa e ditur e kemi thënë me një puthje pa asnjë fjalë, të mbajmë larg njëri tjetrin nga njëri tjetri me sigurinë se prap

A na duhet gjithmonë një arsye për të festuar?

Na duhet patjetër një datë? Një ditëlindje, një përvjetor për të festuar? Pse të mos festojmë sot, po po sot, në një ditë cfarëdo, pa një motiv? Apo na duhet gjithmonë një arsye për të festuar dashurinë... Janë të bukura edhe kujtimet, edhe datat, sepse në të kundërt c’kuptim do të kishte njëra ditë nga tjetra, nuk do të gëzonim për ditëlindjet e njëri tjetrit, as në përvjetore sdo të kishim më lule dhe darka me qirinj, po në thelb pse jemi peng e një date apo një dite apo qoft edhe e një arsyeje... Pse gjithmonë na duhet një arsye për të thënë gëzuar? A kanë ndjesitë orë, minuta, a janë të numërueshme apo të matshme, apo të gjitha ja veshim ne si stoli... Ka suksese në jetë, duhen festuar, duartrokitur, përgëzuar, po rruga drejt saj, a nuk ka nevojë për një motiv? Hapat e vështirë deri në një përfundim, a kanë nevojë të ushqehen me një shtysë që të japë zemër për të ecur më tej? Sepse suksesi nuk lind vetvetiu i tillë, formohet, ecën, rritet... Përkushtimi që japim p

Nuk po kërkoja ndonjë gjë të madhe atë pasdite, thjesht një njeri!

Me gotën tënde, më zgjat dorën dhe mbush pak edhe timen. E pive? Kaq shpejt? Unë druhem të të them se e pi pa vetëdije... Kam ende në trup një drithërimë sikur po të takoj për herë të parë, kam ende të pambaruar shumë emocion për ty. Më janë tkurrur fjalët dhe në fytyrë më lexohet vetëm një buzëqeshje, është ajo e rikthimit. Sa dua ta zhbëj këtë moment, ta mbledh grusht si një copëz letër e të mos ekzistojë ky cast i ngurtë, të të hidhem në qafë për një përqafim sic bëja dikur... Unë kam qënë këtu para së gjithash, kushedi sa të tjera pas meje janë ulur në prehërin e zemrës tënde, sa përqafime e fjalë janë derdhur, sa premtime kanë mbetur ndër dhëmbë, sa të tjera u deshën që të vija prap unë? Se di a më kanë mbetur më fjalë pa thënë për ty, por e di që kam shumë për të treguar... Me gotën në duar rrotulloj edhe njëherë botën e kthehem me këmbët në tokë, më vjen të të pyes vetvetiu nëse të mungoj, të gjej mes gërmash ndonjë shenjë të lënë peng a ndonjë fytyrë që kërkon të

Kur jam vetëm!

Njësoj si ti, përpiqem të bëj më të mirën edhe pse e mira ime nuk është gjithmonë mjaftueshëm. Njësoj si unë, edhe ti ke ditët kur mendon se nuk përket askund, se jeta ka një dinamikë tjetër për ty e ti je në të kundërtën e saj. Kur jam vetëm mendoj se nuk i përkas ndonjëherë tokës por në fakt këmbët rëndojnë fort si për të më treguar se toka është thjesht fushë beteja në të cilin jemi të destinuar ta luftojmë vetëm! Ka një ajër tjetër vetmia, të vesh me bindjen se mund të arrish gjithcka duke lejuar me të dyja duart mëndjen të arratiset deri aty ku dëshiron, në mëndjen time ëndrrat janë thjesht një proces që pritet të realizohet, aty ndërtohet bashkë me jetën time historia... Nuk më dhëmbin më fjalët që vijnë përtej vetes, as opinionet e as të mirat e të këqijat që ndoshta një veprim i imi sjell, nuk më dhemb askush më shumë se pikënisja, fillimi, uni! Kur jam vetëm nuk jam e vetmuar, në shpirtin tim vallëzojnë gjithë ëndrrat e mia, lulëzojnë cdo ditë sythe e në cdo orë

Edhe unë…

“Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd k

Zhvishu përballë vetes...

Për një moment hic gjithcka ke veshur, frikën, drojen, turpin, gënjeshtrën e gjithcka tjetër që vetë natyra ta imponon. Njëherë dil përballë vetes ashtu sic di ti, pa mirësjelljen e detyruar, pa ngushtime që të detyrojnë të shtiresh, pa asnjë formë të shtyrë, qëndro i dlirë, ashtu si një dush i ngrohtë pas një dite të lodhshme, si një breg deti i zbutur pa asnjë dallgë, si qiell i pastër në një ditë maji! Sa të pafajshëm e ndjen veten në atë cast? Sa të pastër e ke ndërgjegjen? Sepse ka vetëm një histori të vërtetë mbi gjithcka, është ajo nën lëkurë. Ka ditë kur kam nevojë të rri nën shi, të ndjej peshën e cdo pike shiu që me shkund pak nga pak cdo mendim deri në këputje, kam nevojë të lodhem nga pikëpyetjet e në fund të cliroj trupin nga ajo ngarkesë, por më shumë se një proces të tillë, ndjej se nevojën e vërtetë e kam tek përfundimi i kësaj faze... përballja me veten! Në një pikë të gjithë pajtohemi njësoj, cdo ditë mbyllim një sy dhe një vesh kundrejt kujtdo, n

Shpirti pikon fjalë...

Dita shuhet pak nga pak dhe yjet ngjan se po vijnë si mysafir një nga një, prag dera buzëqesh si një syth tulipanësh ngjyrë pjepër... Në darkë pasi mbyll dritaret ulet në heshtje duke ngopur veshin me melodi, ngjan se vallëzon me ritmin e dhimbjes që e ka marrë përdore dhe e rrotullon prej kohësh, është zemra e një gjysheje aristokrate flokë bjonde! Jeton në të tashmen, kokë e këmbë, mban peng në kujtesë vec lirinë e shpirtit, vallë sa jetë mban brenda jeta e saj?! A ja lexon në sy ti dhimbjen? Po dhimbja a të ulërin kur je përballë saj? Mua më vlon në shpirt dëshira të jem ajo, stoike e vlerave njerëzore që fjalinë e vetme të cilën nuk e njohu kurrë ishte egoizëm, e hijshme dhe e bukur, jo vec prej së jashtmi, po prej aty ku lind e kultivohet e gjithë qënia jonë, e bukur prej së brendshmi, e bukur prej zemre. Sa e sa herë do të jetë shkërmoqur shpirti saj kur gremina ja ka gllabëruar ditët e jetës, cudi si qëndron e pandryshuar ajo burrneshë, e mbaj mënd fort mirë ene

Ti je lapsi im blu, me të cilin pikturoj qiellin...

Shumë herë ndodh që të humbem në shikimin që sdi se ku shkon me mendjen të bërë si kopësht lulesh... ndodh që të rikthehem po prap e trullosur dhe sërish në mendje të gjej ty, dhe është pikerisht ky mendim që m’i zgjon gjithë qelizat e fjetura! ...është bukur kur je në paqe me veten, duket sikur gjithcka vihet në funksion të mirëqënies tënde, sikur edhe ajo melodia që vjen për së largu, luhet për ty. Sa shtrenjtë e sa lirë kushton lumturia? Do të tingëlloj arrogante po të të them se kushton shumë?  Kushton... kushton shumë! Më bëso, më kushton mëngjesin, ditën, diellin, frymën dhe pa droje e shpenzoj si një njeri që jetës i përqafohem krahëhapur për cdo emocion sepse cdo ditë do të lindte po prap njësoj e në cdo mbrëmje po prap mbi të njëjtën ndjesi do të shpenzoja gjithë cfarë kam, minutin, orën, frymën e shpirtin. Lumturia kushton shtrenjtë sepse koha ime formësohet me gjithcka merr jetë prej momentit që hap sytë.  Padashje kam rendur të jetoj ditët duke neglizh