Skip to main content

Zhvishu përballë vetes...



Për një moment hic gjithcka ke veshur, frikën, drojen, turpin, gënjeshtrën e gjithcka tjetër që vetë natyra ta imponon. Njëherë dil përballë vetes ashtu sic di ti, pa mirësjelljen e detyruar, pa ngushtime që të detyrojnë të shtiresh, pa asnjë formë të shtyrë, qëndro i dlirë, ashtu si një dush i ngrohtë pas një dite të lodhshme, si një breg deti i zbutur pa asnjë dallgë, si qiell i pastër në një ditë maji!

Sa të pafajshëm e ndjen veten në atë cast? Sa të pastër e ke ndërgjegjen? Sepse ka vetëm një histori të vërtetë mbi gjithcka, është ajo nën lëkurë.

Ka ditë kur kam nevojë të rri nën shi, të ndjej peshën e cdo pike shiu që me shkund pak nga pak cdo mendim deri në këputje, kam nevojë të lodhem nga pikëpyetjet e në fund të cliroj trupin nga ajo ngarkesë, por më shumë se një proces të tillë, ndjej se nevojën e vërtetë e kam tek përfundimi i kësaj faze... përballja me veten!

Në një pikë të gjithë pajtohemi njësoj, cdo ditë mbyllim një sy dhe një vesh kundrejt kujtdo, ndonjëherë edhe ndaj gjërave që dashur padashur bëjmë vetë. Jemi lodhur nga zgjedhjet e përkohshme për të qënë komod me veten duke lënë të tjerët të na vendosin në pozita të tilla. Disa gjëra duhet të jenë të shëndetshme për egon e njeriut, duke evituar përballjen me njerëz që të detyrojnë të tjetërsosh vetë sjelljen tënde.

Kam dashur shpesh herë t’a përqëndroj vëmëndjen tek nevojat e mia personale, që janë vetëm në funksionin tim dhe të qetësisë time shpirtërore sepse në fund të ditës ajo cfarë ka më shumë vlerë është jeta ime dhe uni im, është kushdo që më bën te ndihem vetvetja dhe që më lejon të jem gjithcka që unë dua, është kushdo që më bën të jem e lumtur dhe falenderuese.

Ndaj për këdo që do të të gjendet udhës tënde, me ritmin e melodisë së sjelljes përpiqu të njohësh vetëm dicka: a janë në harmoni me valsin e jetës që ti gëzon?
Nëse po, ftoji në vallëzim!
Jeta është e jotja...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...