Skip to main content

A na duhet gjithmonë një arsye për të festuar?



Na duhet patjetër një datë? Një ditëlindje, një përvjetor për të festuar? Pse të mos festojmë sot, po po sot, në një ditë cfarëdo, pa një motiv? Apo na duhet gjithmonë një arsye për të festuar dashurinë...

Janë të bukura edhe kujtimet, edhe datat, sepse në të kundërt c’kuptim do të kishte njëra ditë nga tjetra, nuk do të gëzonim për ditëlindjet e njëri tjetrit, as në përvjetore sdo të kishim më lule dhe darka me qirinj, po në thelb pse jemi peng e një date apo një dite apo qoft edhe e një arsyeje...

Pse gjithmonë na duhet një arsye për të thënë gëzuar? A kanë ndjesitë orë, minuta, a janë të numërueshme apo të matshme, apo të gjitha ja veshim ne si stoli...

Ka suksese në jetë, duhen festuar, duartrokitur, përgëzuar, po rruga drejt saj, a nuk ka nevojë për një motiv? Hapat e vështirë deri në një përfundim, a kanë nevojë të ushqehen me një shtysë që të japë zemër për të ecur më tej? Sepse suksesi nuk lind vetvetiu i tillë, formohet, ecën, rritet...
Përkushtimi që japim për ti arritur të gjitha a ka nevojë për një “gëzuar”?!

Është e pashpjegueshme ndjesia se si ne njerëzit kemi një emocion i cili na buron prej shpirti në cikla gëzimesh në sy kur bëhet fjalë për të festuar. A mund ta kufizojmë gëzimin në data që vijnë vetëm një herë në vit? A ka lumturia kalendar? Kam përshtypjen që jo...




Zemra nuk njeh limite!
Më beso, në festën e rradhës do të thuash me plot gojë, sa mirë që u mblodhëm.
Zgjidh një datë, cfarëdo! Zgjidh një ditë, sot!
Bëj një surprizë, duke gëzuar dikë, do të lesh stresin pas dhe në thelb do të kuptosh rëndësinë e njerëzve më të dashur. Gjërat më të bukura jetojnë kur ushqehen me dashuri dhe na e bëjnë jetën më të pasur.

Merr kohën të lumturohesh, ka dicka të bukur në egzaltimin që të merr përgatitja e vetes për një gëzim, dil prej rutinës dhe sot lejoje veten të mos mbetesh peng e një date apo dite... sepse ne nuk na duhet një arsye për të festuar!

Dashuria nuk ka datë!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...