Skip to main content

Nuk po kërkoja ndonjë gjë të madhe atë pasdite, thjesht një njeri!



Me gotën tënde, më zgjat dorën dhe mbush pak edhe timen. E pive? Kaq shpejt? Unë druhem të të them se e pi pa vetëdije... Kam ende në trup një drithërimë sikur po të takoj për herë të parë, kam ende të pambaruar shumë emocion për ty. Më janë tkurrur fjalët dhe në fytyrë më lexohet vetëm një buzëqeshje, është ajo e rikthimit. Sa dua ta zhbëj këtë moment, ta mbledh grusht si një copëz letër e të mos ekzistojë ky cast i ngurtë, të të hidhem në qafë për një përqafim sic bëja dikur...

Unë kam qënë këtu para së gjithash, kushedi sa të tjera pas meje janë ulur në prehërin e zemrës tënde, sa përqafime e fjalë janë derdhur, sa premtime kanë mbetur ndër dhëmbë, sa të tjera u deshën që të vija prap unë? Se di a më kanë mbetur më fjalë pa thënë për ty, por e di që kam shumë për të treguar...

Me gotën në duar rrotulloj edhe njëherë botën e kthehem me këmbët në tokë, më vjen të të pyes vetvetiu nëse të mungoj, të gjej mes gërmash ndonjë shenjë të lënë peng a ndonjë fytyrë që kërkon të shohë prap si dikur. Erdha prap këtu, në vendin ku dikur më përkiste, ndërsa sot duke konsumuar dy figura para sysh ndjej sesi kjo pikë takimi nuk është më përqafimi i dy botëve.



I dorëzohem në duar castit... Asnjëherë nuk jam ndjerë më e lehtë se kaq, asnjëherë smë ka peshuar shpirti si një pendë lëshuar prej duarsh! Këtu po të lë gjithcka që nuk të kam thënë, e ndërkaq nuk guxoj të iki pa një përqafim a pë një gjysëm shpresë lënë ndezur si dritë në korridorin e jetës, nuk më bëjnë këmbët të kthehem dhe njëherë tek gota ime e boshatisur...

Është e vështirë të përpiqesh të të tregosh ty se do të jem gjithmonë këtu, edhe kur largohem,  unë një pjesë timen e lë në folenë e ndërtuar me grimca të vogla ndër vite, unë një pjesë timen do ta lë përherë në emrin tënd!

Nuk po kërkoja ndonjë gjë të madhe atë pasdite, thjesht një njeri!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...