Skip to main content

Posts

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem! (VAZHDIM…)

Duhet të kesh dëgjuar se shpirtrat takohen para fytyrave, se kemi jetuar edhe në jetën e mëparshme bashkë e sot ja ku jemi, duke shkruar dëshira e mbledhur premtime. Të lutem ruaje! Ruaje prej ditës kur ajo të të thotë se ka frikë të të humbë, ruaj bashkë me të qindra kujtime që do tja mbushin shpirtin, jepi 100 këshilla por lavdëroje në 1000 forma! Mësoje të mos bëhet si ty por t’i trajtojë njerëzit me të njëjtën mënyrë si do t’a trajtojnë atë, ruaje prej të këqijave. Thuaji se si ti je zhgënjyer në jetë e mësoje t’i bindet vetes se jeta do t’a përballë me shumë fytyra por me pak shpirtra! Të lutem ruaje! Ruaje prej llastimeve që do t’a dëmtojnë, thuaji se gabimet janë mësimet më të vlefshme të jetës por tregoi se kur të zgjohet në mëngjes, jo gjithmonë ti do të jesh aty për t’a motivuar të bëhet e fortë dhe se ditët e saj më të rëndësishme janë ato të cilat ajo do të arrijë të marrë vendime vetë! Mësoja të gjitha, rrugët, godinat, institucionet, por mbi të gjitha mës...

Shihemi në ëndërr!

Dhimbja më shtriu dorën... se di pse ja zgjata si për ta ndihmuar, ajo më tërhoqi pas vetes! Si një viktimë e denjë u dergja rrugës së saj, si mjegull ja mbaj mend fytyrën. Më përqafoi nxirja e qiellit dhe nuk munda të ikja, po ashtu me kokën këputur prej trishtimit, lotoja në kraharohin e saj. Qaja, qaja e me atë pak forcë doja të shkëputesha. I ziu qiell  më kish zgjatur duart për të mos m'i lënë kollaj. Kërkova ngultaz të dija një të vërtetë, që ishe ti ai që më përqafoje prej lart, e dija, e dija fort mirë që vec ti kishe forcën të ma mbaje shpirtin peng. Ndër duar vec gjakut që gëlonte në vena, gurgullonte një shpresë e ethshme, me vete thoja: do të më shohë mua e do të zgjohet, vetëm unë edhe ai kishim aq fuqi ndërmjet njëri tjetrit! Tani vetëm unë dhe ai kemi forcën të bëjmë qiell e tokë bashkë sot. Sa gërma më mbetën pathënë, sa ditëlindje e sa fjalë kisha ruajtur për ty në sundukun e thesarëve që vec ty të përkasin. Më ke lënë një dekoratë jete, atë të krena...

Je gati të më duash edhe njëherë?

Nuk më ka dhembur asnjëherë e djeshmja. Por jam lutur përherë mbi të njëjtën gjë, uroj që për aq fort sa jam lënduar, të gëzohem, për aq herë sa jam trishtuar të lumturohem, për aq herë sa të kam dashur, të më duan edhe mua njëherë. Në një pasdite e gjeta veten të humbur, e di kur ndodhesh thjesht ndërmjet disa ndërtesave dhe heziton për të marrë një rrugë të caktuar sepse nuk di se ku do dalësh? Por gjithsesi rrezikon. Ky cast më krisi dhe njëherë shpirtin, më ngjau njëjtë si historia jonë, humbje midis shumë ndërtesave, pa një shenje, pa një dritë! Nuk besoj se ka ditë më të trishtë sesa ajo në të cilën të thyhet zemra. Asnjë ditë nuk i përngjan asaj, asnjë ndjesi, ai çast është tmerrësisht unik. Ke një hidhësi në stomak, ose një boshllëk ose një dicka pa emër, por ti thjesht e di që të dhemb shumë. Thuhet se rrëzimi më i fortë ka ngritjen më të lartë por në fakt në atë cast vetëm ngritje nuk të del përballë. E ke vënë re sa të shëmtuar bëhen edhe njerëzit përreth, se si i z...

Sa peshon një premtim?

Është kaq e madhe si fjalë e në dinamikën e jetës mendoj se nga të paktat gjëra që mbetet e pandryshueshme, është ajo copëz magnet që na mban shtrënguar edhe të nesërmen. Në ato mendime të qarta e të kthjellëta mëngjeseve i shtroj vetes dilemën, po përpiqem të arrij diku apo thjesht po përmbushim një premtim? Të mbash fjalën e dhënë... të thuash një fjalë e cila pritet të formësohet në një kohë të caktuar ose në rastin më të keq, të mos marri kurrë formë. Premtimet herë herë edhe na gënjejnë për një të nesërme që as unë as ti nuk e dimë nëse do të vijë...     Por dreqin, dreqin, çfarë droge për shpirtin që janë. Njësoj si ty, edhe unë kam varësi ndaj tyre, bindshëm madje them, nuk do të hiqja kurrë dorë prej tyre, përbëjnë atë lloj shtyse që në ditë të caktuara të më shtyjnë të sfidoj edhe veten për hir të tyre...   Ka lloje të ndryshme premtimesh, nga ato më të voglat e deri tek ato që mund t'i quaj pranga, që të mbajnë mbërthyer por të shtrëngojnë e të dh...

E ke menduar ndonjëherë si do të ishte bota pa mua, pa ty?

Unë vetë nuk e di si do ishte kjo botë po të mos ekzistoja unë, nuk e di a do isha si një pjesëz e munguar në jetën e dikujt, ndoshta edhe mundet. Por ndoshta do isha lindur në trup e në jetë tjetër, nuk do isha kjo që jam, mund edhe të kisha lindur në një kontinent tjetër e të jetoja ndryshe, mundet... Ka momente kur ndihemi krejtësisht të vegjël në botë, të zhveshur nga fuqitë për të ndryshuar dicka, megjithatë mendoj se jetët që kam prekur, njerëzit që kam njohur, emocionet, ndjesitë dhe të gjitha të voglat e patjetërsueshme, më bëjnë mua ashtu sikurse edhe ty, të shohim se në fakt e vogël është bota, jemi ne ata që i japim dimension. Ka një cast kur në heshtje e gjen veten padashje duke reflektuar në xhunglën e shumë ndodhive që ti vetë i ke trazuar. S'do të doje të kishe ndryshuar asgjë, ose do t'i bëje të gjitha ndryshe, por në cdo etapë të jetës do gjeje një përkëdhelje të sedrës duke mos e limituar aspak veten por në thjeshtësinë e cdo gjëje që të rrethon, do...

Nuk kam frikë të qaj!

Lotëve nuk i druhem më, nuk është turp të ndjesh. Kam frikë vetëm prej gjërave të vogla që lehtësisht flladi i rrëmben, momenteve që shuhen, kujtimeve që zhduken, njerëzve që ikin! Ndjesitë janë të tilla, nëse të bëjnë të derdhësh lot gëzimi, të emocionojnë, të vjedhin një dridhje të buzës, lëri ashtu dhe mos u sforco të ndrydhësh atë që të përket, shpirti është vetjak, mos ki frikë nga sytë e botës, nuk është turp të ndjesh. Dikur druhesha të qaja në publik dhe ndrojtja më mvishej edhe më fort kur me ngulm përpiqesha të kontrolloja këtë ndjesi, ndërsa tani, nuk kam frikë të qaj! Nuk më bën më pak femër as nuk më tregon të dobët, në fund të gjithë qajmë... Në një moment të vetëm do të gjesh veten të veshur me petkun e rëndë të trishtimit, lëre veten të lirë e nëse të bën të mblidhen lotët në grykë, mos ki frikë t'i bindesh atyre. Askush nuk do t'a dijë se sa të fortë të bën ai moment, askush nuk do të shohë në buzëqeshjen e të nesërmes, trishtimin tënd të djeshëm...

Ty, që m'a ngjyros edhe errësirën!

Ka momente nga ato vetmitaret e shumë dëshiruara kur i bej vetes shoqëri, që të gjej pranë, ty. Në ato mendime krejt intime e të vogla të pushimit, si një i paftuar lumturi-plot, vjen dhe më lëshon ca pikëza prej ndjesisë tënde. Kam emigruar ëmbël në mëndjen tënde, se di si rri aq qetë aty, dicka më thotë se kjo është ajo përgjigja e gjithë turra-vrapit tim për të prekur edhe shpirtin tënd. Padashje e kam kapur veten dy tre herë duke përfshirë fjalën "ne", aty jam stepur, i kam rrotulluar sytë e se mbaj mënd se si nuk të kam hequr më prej mëndjes. Deri diku isha liruar prej prangave të egoizmit, paskam jetuar mëndje mbyllur e me kast të paskam mbajt jashtë. Dicka kam ditur dhe unë... E kam ditur se kur të jem në tehun e trishtimit do të vish ti e me shkujdesje do më tërheqësh me vrull drejt përqafimit tënd, po nuk e kam ditur që ky do të ishte vendi im i lumtur! Jam përhumbur në atë fragment sekondi kur të gjeja drejt e në planet e mia për të ardhmen dhe për cudi nuk...

I dashur shpirt binjak!

Kisha dëgjuar se stuhitë e gjëmimet e qiellit e bëjnë më të fortë tokën, kisha lexuar se thyerjet e bëjnë më të fortë njeriun, po nuk e mësova as prej qiellit as prej diellit se ku mund të të gjeja ty! I dashur shpirt binjak,   në fakt mendoja se ti nuk ekziston, se je një legjendë urbane, dhe cdo gjë lidhur me ty thuhej vetëm në libra. Por jam kurioze të di si isha unë kur u takuam? Në c'formë erdhi zemra ime tek e jotja? Tani nuk kam më frikë të di asnjë përgjigje. Unë nuk kam frikë se librat e përrallat do të të marrin me vete, kujtimet e tua i kam gdhendur fort nën lëkurë, aty ku më pulson cdo rrahje e ndjesisë tënde! Sot po mendoja se sa e vogël bëhet bota kur njeh gjysmën tënde. Po mendoja se sa egoiste më paska njohur pasqyra, asaj të vërtetës që i kam thënë gjithcka, e cila me paska gënjyer kur i rrëfehesha se ndihem plot.   M'a shkunde shpirtin, më bëre të dal prej guackës time, ti më motivon! Nuk je gjysma ime, je pasqyra më e mirë e vetes time! Ti n...

Jo zemrën, as mëndjen, po shpirtin!

Më dhembin duart, kycet e duarve! I zgjas dhe tërheq filxhanin tim të kafes, më ngjan se 24 orë përbëjnë një jetë, sikur i kam jetuar orët me muaj.  Ndonjëherë mendoj se duhet të kem jetuar shpirtërisht para se të ekzistoja fizikisht, jam e idesë së më rëndon më shumë jeta se vetja. Ja kam hequr kafes gjithë atributet që ja veshim rëndom si justifikim, ajo nuk zgjidh asgjë, as gjumin nuk ta përze, cdo gjë ngrihet si iluzion në mendjen tonë. Jam veshur me atë që të gjithë e kemi të fortë, jo zemrën, se ajo thyhet, as mëndjen, se ajo ndryshon, po shpirtin, shpirti mbetet i tillë der në fund! Deri më sot, cdo gjë e bërë me shpirt, ka marrë jetë, ka atë fuqinë të na intimidojë po në rrjedhën e saj hyn në cdo cep të jetës. Sa të ndryshme e ka vizionin e shikimit, si ujë të kulluar ndjek udhën e saj, gurëve i shkon një mbi një, shpirti nuk  ndalet kurrë! Cuditërisht mëngjesi ashtu pak i ftohtë me zgjoi pa dilema, ndjeva duart pak të rënda po i shtrëngova më fort dhe u ngr...

…ende besoj se jam një vajzë që di të dua!

Ndonëse jam thyer e pa fjalë kam mbetur, netëve ku zgjuar rëndoja kryet me pikëpyetje, edhe pse kam heshtur e kam urryer veten jo pak herë, prap, jam një vajzë që di të dua! Ndonëse provova shije të hidhura, në ditët kur mendoja se jam e lumtur, dhe jeta më ktheu shpinën, mësova të zgjohem edhe njëherë pa pendime e t’i gëzohem pranverës. Gostitë që na ofron tryeza e jetës, janë njëmënd shije për t’u provuar, as unë as ti nuk i kemi shpëtuar, jemi bërë palë me të, jemi ngopur, në të ëmbël e në të kripur, por prap i jemi gjendur vetes ulur sërish përballë saj. Prap kemi zgjatur duart p ër një tjetër pjatëz në mëngjese të vona... Dje, pashë veten në pasqyrë, ngultas kërkoja të shihja edhe njëherë shpirtin që di të dojë, të shihja në sy veten e të njihja prap një zemër që rreh, të gjeja edhe njëherë buzëqeshjen e njeriut që ngritjen e ka më të fortë se rrëzimin, atë fytyrë jetë-plot që do të thotë një ditë me gjithë zemër, po! Po, unë jam një vajzë që besoj në dashuri, jam ende ...