Skip to main content

Thuaja ish-it!

Thuaj faleminderit! Ka shumë arsye pse duhet ta bëni, më besoni!

Faleminderit që ke debatuar aq herë me mua, më ke mësuar rrugën e duhur sesi të pajtohem me ty e me të tjerë në shumë biseda. Më ke shtyrë të arrij deri në pikën time të fundit , kështu që tani e di shumë mirë se nuk dua ta shoh më veten të tillë sërisht. Faleminderit që ke vënë në dyshim gjestet e mia romantike. Ti ke vënë në dyshim nëse sforcohesha për t’i bërë apo isha thjeshtë e ftohtë, ti më mësove se jam mëse e aftë të kapërcej veten e të bëhem romantike.

Faleminderit që ke ndarë me mua muzikën tënde të preferuar. Që ke ndarë me mua grindjet për ekipet me tifozët e palëkundur si ti. Për miqtë besnikë dhe familjen e përsosur. Ti më mësove se unë mund të ndaj me dikë të shtrenjtë aspektet e ndërlikuara të jetës sime. Dhe se kur ato momente të përbashkëta të zgjasin më shumë se marrëdhënja jonë, është bukur të ulesh e të kujtosh cdo gjë.

Faleminderit për mbrëmjet e mërzitshme të kaluara duke ndjekur një film aspak tërheqës. Ndërsa unë ankohesha  pa fund në lidhje me netët e shumta në  një monotoni të tillë kuptova dashurinë time për thjeshtësinë. Më mësove se jam një femër ideale për të hequr nga dora gotën e verës e për të shtrënguar nxehtësinë e filxhanit të cajit.

Faleminderit për humbjen e vëmëndjes ndaj meje. Ti më mësove se komplimentet e harruara, prekja e munguar, netët pa një telefonatë kanë dhënë një ndikim të fortë te une. Kam mësuar se nuk kam më nevojë për sigurine e të pasurit dikë në krah dhe këtë ja konfirmoj herë pas herë vetes. Kam mësuar gjithashtu se një nevojë e tillë, nuk është esenciale.



Faleminderit që më ke dashur. Ka pasur momente kur, pa dyshim, ti më ke bërë më të lumtur se asnjëherë. Një shikim të vjedhur. Një shaka brenda. Një puthje. Dhe një këngë të përbashkët... Ti më mësove se  unë jam e aftë për të qenë e lumtur si në dehje.

Faleminderit që u përballe me një vendim të vështirë bashkë me mua. Ti më mësove se mund të mbijetoj edhe në situatën më të keqe të imagjinueshme. Që unë mund të mbijetoj me ty. Dhe, përfundimisht, që unë mund të mbijetoj pa ty. Kam mësuar se unë nuk mund të ndryshoj vendimet që kam marrë dikur, por unë mund të mësoj të ndryshoj e të përmirësoj veten.

Faleminderit për ritakimin. Aftësia për të parë ndryshime të dukshme ishte kaq e fortë. Transformimet realiste dhe zakonet e vazhdueshme, më  forcuan domosdoshmërinë e veprimeve të caktuara në të ardhmen. Ti më mësove se është në rregull dhe nuk ka asgjë të keqe të ritakohesh me ty për të parë sesi kam qënë e si nuk dua të jem më…

Dalja jote menjëherë jashtë skenës së jetës time ishte veprimi më human i të gjithë marrëdhënies sonë. Ti më shpëtove nga vetja ime e vjetër. Dhe më mësove se unë mund të jetoj në një botë ku ti nuk ekziston. Faleminderit që ke ndikuar tek unë dhe për ndryshimin që bëra prej teje. Të falënderoj që më ndihmove të krijoj një "Unë" të ri, mbi gjithcka, për veten!

Comments

  1. Me lot gezimi madje :-) Thank you zemra.

    ReplyDelete
  2. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment