Skip to main content

Thuaja ish-it!

Thuaj faleminderit! Ka shumë arsye pse duhet ta bëni, më besoni!

Faleminderit që ke debatuar aq herë me mua, më ke mësuar rrugën e duhur sesi të pajtohem me ty e me të tjerë në shumë biseda. Më ke shtyrë të arrij deri në pikën time të fundit , kështu që tani e di shumë mirë se nuk dua ta shoh më veten të tillë sërisht. Faleminderit që ke vënë në dyshim gjestet e mia romantike. Ti ke vënë në dyshim nëse sforcohesha për t’i bërë apo isha thjeshtë e ftohtë, ti më mësove se jam mëse e aftë të kapërcej veten e të bëhem romantike.

Faleminderit që ke ndarë me mua muzikën tënde të preferuar. Që ke ndarë me mua grindjet për ekipet me tifozët e palëkundur si ti. Për miqtë besnikë dhe familjen e përsosur. Ti më mësove se unë mund të ndaj me dikë të shtrenjtë aspektet e ndërlikuara të jetës sime. Dhe se kur ato momente të përbashkëta të zgjasin më shumë se marrëdhënja jonë, është bukur të ulesh e të kujtosh cdo gjë.

Faleminderit për mbrëmjet e mërzitshme të kaluara duke ndjekur një film aspak tërheqës. Ndërsa unë ankohesha  pa fund në lidhje me netët e shumta në  një monotoni të tillë kuptova dashurinë time për thjeshtësinë. Më mësove se jam një femër ideale për të hequr nga dora gotën e verës e për të shtrënguar nxehtësinë e filxhanit të cajit.

Faleminderit për humbjen e vëmëndjes ndaj meje. Ti më mësove se komplimentet e harruara, prekja e munguar, netët pa një telefonatë kanë dhënë një ndikim të fortë te une. Kam mësuar se nuk kam më nevojë për sigurine e të pasurit dikë në krah dhe këtë ja konfirmoj herë pas herë vetes. Kam mësuar gjithashtu se një nevojë e tillë, nuk është esenciale.



Faleminderit që më ke dashur. Ka pasur momente kur, pa dyshim, ti më ke bërë më të lumtur se asnjëherë. Një shikim të vjedhur. Një shaka brenda. Një puthje. Dhe një këngë të përbashkët... Ti më mësove se  unë jam e aftë për të qenë e lumtur si në dehje.

Faleminderit që u përballe me një vendim të vështirë bashkë me mua. Ti më mësove se mund të mbijetoj edhe në situatën më të keqe të imagjinueshme. Që unë mund të mbijetoj me ty. Dhe, përfundimisht, që unë mund të mbijetoj pa ty. Kam mësuar se unë nuk mund të ndryshoj vendimet që kam marrë dikur, por unë mund të mësoj të ndryshoj e të përmirësoj veten.

Faleminderit për ritakimin. Aftësia për të parë ndryshime të dukshme ishte kaq e fortë. Transformimet realiste dhe zakonet e vazhdueshme, më  forcuan domosdoshmërinë e veprimeve të caktuara në të ardhmen. Ti më mësove se është në rregull dhe nuk ka asgjë të keqe të ritakohesh me ty për të parë sesi kam qënë e si nuk dua të jem më…

Dalja jote menjëherë jashtë skenës së jetës time ishte veprimi më human i të gjithë marrëdhënies sonë. Ti më shpëtove nga vetja ime e vjetër. Dhe më mësove se unë mund të jetoj në një botë ku ti nuk ekziston. Faleminderit që ke ndikuar tek unë dhe për ndryshimin që bëra prej teje. Të falënderoj që më ndihmove të krijoj një "Unë" të ri, mbi gjithcka, për veten!

Comments

  1. Me lot gezimi madje :-) Thank you zemra.

    ReplyDelete
  2. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Ky ka qenë një bekim i madh në jetën time. Njohja me Dr. Reethesh ka qenë një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë. Partneri im u kthye tek unë pasi kërkova ndihmën e Dr. Reethesh. Ai ndihmoi në largimin e ndikimit negativ të një pale të tretë që po dëmtonte marrëdhënien tonë. Sot, burri im më do sërish dhe marrëdhënia jonë është rikthyer në gjendjen e mëparshme. Jam vërtet mirënjohëse për mbështetjen dhe udhëzimin që mora gjatë kësaj periudhe të vështirë. Faleminderit, Dr. Reethesh, që ndihmove për të rikthyer lumturinë në jetën time. Ju rekomandoj fuqimisht ta kontaktoni për të parë nëse udhëzimi i tij mund t'ju ndihmojë edhe juve. WhatsApp +2349012999010 ose reethesh60@gmail.com

    AI GJITHASHTU PUNON ME SHUMË RASTE TË TJERA, SI:

    Magji për t'u bërë i famshëm
    Magji për rritje të jashtëzakonshme të biznesit
    Magji për të gjetur punë
    Magji për të gjetur bashkëshort
    Magji për të fituar çështje gjyqësore
    Magji për të nxjerrë njerëzit e dashur nga burgu
    Magji për promovim në detyrë
    Magji mbrojtëse
    Magji për të fituar lotarinë; Magji për shtatzëni

    ReplyDelete
  4. DR WALE Dua t'ju falënderoj për të gjitha gjërat e mira që bëtë për familjen time. Prindërit e mi kanë pasur probleme me vendosjen e tyre, por asgjë nuk duket se po funksionon për ta. Ata u ndanë dhe kjo na vështirësoi shumë ne fëmijëve. Ne duam t'i shohim të dy prindërit tanë përsëri bashkë, kështu që na u desh të kontaktonim DR WALE sepse DR WALE ishte njeriu që e ndihmoi motrën time të vendosej në martesën e saj kur ajo kishte një problem me burrin e saj. Kështu që, ne kontaktuam DR WALE për të parë nëse ai mund t'i bashkonte prindërit tanë. Kur e kontaktuam, ai na pyeti se sa kohë kishin qenë të ndarë prindërit tanë. Ia treguam për GJASHËT vjet. Ai tha se kjo nuk është problem. Pasi gjithçka mbaroi, zbuluam se ishte shoku më i mirë i nënës sonë që bëri gjithçka që prindërit tanë të mos ishin më bashkë. Por falë DR WALE, prindërit tanë më në fund janë përsëri bashkë. Tani jemi të bashkuar si një familje e madhe. Nëse prindërit tuaj janë të divorcuar dhe dëshironi që të jenë përsëri bashkë, DR WALE është personi më i mirë për t'u kontaktuar. Mund ta kontaktoni DR WALE nëpërmjet WhatsApp ose Viber: +2347054019402 ose me email në: drwalespellhome@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...