Skip to main content

Posts

Vendi yt është bosh!

I thashë të ulej pak më larg, sepse aty në krahun tim, ishte ende vendi yt. Më vështroi cuditshëm, aq sa më bëri të ndihem në faj... Ishte thjesht një i panjohur dhe unë nuk duhej të shfryja mbi të inatin e botës. Por më rritej brenda vetes urrejtja për këdo që nuk ishte ti... S'di se kur ishte hera e fundit që në fytyrë përplasëm fjalën, harromë, mos më kërko më... Dhe cdoherë ktheheshim tek njëri-tjetri! ...në mëndje të përkisja akoma ty! Ende nuk e di pse e mundoja veten në torturën e asaj që as nuk ekzistonte më. Duhej të lija veten të duhej nga dikush që nuk është ti! Këmbëkryq ishin ulur gjithë të shkuarat e mia ndërkohë që ti flisje... Mbahesha varur në një grep me qiellin e në hekurudhën e mendimit, treni im zgjatej drejt rrugës tënde! E di si më vjen ti? Si shi... Drejt e në lëkurë, si pikëza shiu vere në qiell të pastër, që le dhe një aromë të këndshme pas. Erë toke... Se cmë përcjell ti! Është vendi yt bosh prap, përballë meje! Marr hije agresive kur dikus...

Unë jam jetë! Unë jap jetë!

Jam njëjtë me ty, jam rozë, jam zemër, jam lot, jam femër! Jam motër, jam shoqe, jam bijë, jam mbesë, jam dashuri! Jam nervoze, jam e paduruar, jam uragan, jam det, qiell, stuhi, jam gjithcka që përbën një jetë! Jam krijuar për të qënë e tillë, të kem zë, një qëndrim, një mendim, dhe në dreq të shkojnë shenjtoret, kur dicka më përket, deri në fund do ta mbroja me shpirt! Jam një ylber, jam ngjyra, jam bojë, jam art! Nuk kam kufij, nuk jam ishull, nuk jam as luftë! Jam njëjtë me këdo, nuk bëhem më e fortë nëse përpiqem të të dobësoj ty, nuk bëhem më e dobët nëse të jap atë që realisht ti meriton! Jam mëngjesi me vrull, jam letra pafund, jam krahu yt, mbështetja, kurajoja, jam shpirt! Jam poezi, vargje pafund, pasion, dëshirë, frikë e ndjesi! Unë jam jetë! Unë jap jetë! Përbëhem nga një zemër e madhe, jam glob i shpirtit tënd, jam shtrëngimi i duarve atëherë kur më së shumti të duhem! Jam nata pa gjumë e dehjeve të tua! Jam rrotullimi i mendjes, lëmshi i ditës, e qeshura...

...edhe njëqind herë prap unë edhe ti!

Le t'jua lëmë të tjerëve petkun e mërzisë për ne, ata do të trishtohen më shumë... Do të thurin mbi ne rrjeta të vogla intrigash e do vënë në gojën tonë fjalë që ne kurrë nuk i thamë për njëri tjetrin. Do na bëjnë të urrehemi, e di, fjalë për fjalë do na zhveshin edhe dinjitetin, në helmin e tyre gjithsesi një ditë do të na dalë zemra në sipërfaqe e prap botës nuk do tja vëmë veshin, butazi do t'i pikturojmë fytyrës së në thelb ishim vetëm ne të dy! Ata nuk na duan, e rast nuk do të lënë pa e ulëritur, por mos i dëgjo, nuk do mundesha kurrsesi të hidhëroja shpirtin kur dikur flija në të. Do t'i prisja vetes shiritin e ëmbël të kuq në prag krishtlindje... Fjongos tonë i humbi forma, por ajo është ende aty, ne thjesht e braktisëm në mesin e rrugës, e lamë në shi, në diell, në ajër, e ajo ende ka ngjyrën e saj, ka të njëjtin efekt për syrin, asaj i mungon përkulja jonë për ta lëvizur prej aty, një rrotullim gishtash e një vallëzim dysh që ti japim dhe njëherë jetë... ...

Në të ëmblën vjeshtë!

Unë e di, ti do kthehesh, e bashkë me ty do vijë në jetë edhe njëherë jeta ime! Ti do kthehesh, unë e di, kemi lënë në ajër edhe ditë të pangopura me diell e netë të heshtura në numërim yjesh! Gjithmonë më thoje se unë i ngjaj mëngjesit me diell ditën e shtunë! Plot jetë, ngopur me gjumë e gati për një udhëtim...I ngjaj të shtunës, e veshur në lulëkuqe të fushës, muzikës që lëshon përtej një kitarë e braktisur në trung peme, lëvizjes së dallëndysheve për në diell, unë i ngjaj fiks asaj që ti do të shohësh tek unë! Ndaj unë e di qe ti do kthehesh, sepse vetëm tek unë do gjesh prap atë qe dikur ta mbushte shpirtin me një përqafim! Unë të ngjaj ty, kur thua më fal, kur qesh e në një grusht lule më dhuron gjithë botën! Ku mund të gjesh tjetër një shpirt që gjendet i shfaqur në formën e shikimit tënd, ku mund të humbësh i lumtur pa mbajtur në shpatulla peshën e dhimbjes?! Nuk i përkas më as vetes që kur jam dehur në ty! Ti ma zbut shpirtin. Më ëmbëlson vjeshtën. I ngj...

Zemra u nis e para...

Ke ndezur tek unë në formë fishekzjarresh edhe njëherë gjithë vrullin e heshtur të kohës. Më ndjen edhe ti prej kudo që ndodhesh. Vlojnë në ajër gjithë protonet dhe marrin siluetën e zemrës. Kapem fort pas litarit në balonën e dëshirave  që sapo e lëshoi puthjen me tokën. Pasagjerë nuk ka më në stacionin e nisjes, hije zbrazur është edhe mburoja e ulëseve në pritje. Rrotulloj në duar dy medaljonë që dikur na përkisnin. Puthja e tyre lë shenjë... Shi nuk bie po unë vazhdoj të jem e bindur se koha është si unë, e ndryshueshme, fiks atëherë kur nuk e pret, në sekondë qiell i kaltër, e në tjetrin gri e stuhi. Më vjen të zhytem drejt e në thellësitë e shikimit tënd, prej këtu ku ndodhem, edhe deti ta ka zili qartësinë e tyre. Duart i kam plot fjalë mbledhur në heshtje, dhjetori po vjen prap… Nuk prita më gjatë, u nisa rrugës për tek ti! Ti ke gjithë gjërat që unë pëlqej, e me gjithë ngjyrat m'a ke marrë duarsh mëndjen! Të dua kur qesh e kur mërzitesh, kur lëndohesh ...

Vec ti më bën me dashtë!

A duhet të jem ndryshe unë që të ulem në pragun e portës së cdokujt e të bëhem e lakmueshme prej cdo fytyrë njeriu? Cilën zemër duhet të vesh që të buzëqeshin edhe yjet? A e ke vënë re sesi në teori cdo gjë shkon perfekt e vështirë se njëjtë shkon me praktikën? E kam mendjen top se një nga këto ditë do shpërngulem të jetoj krejt në teori, me i rradhit të gjitha në rend kronologjik, me i rreshtu të bukurat ndodhi si të mi dojë zemra e në fund të ditës krah oxhaku me djeg drunjë e me gëlltit verë... Ja pra të gjitha këto mi bën qënia jote mua. Vec ti ke fuqinë me ma ngrit mendjen peshë prej aty ku ndjej rehati. Vec ti më bën të lëviz prej aty ku jam e turr e vrap me u nis për tek ti, ti pra ti, ma bën ditën minutë e jetën dakikë... Të të kërkoj, të të gjëmoj e të gjej në cdo cep qyteti, të gris me force cdo letër që përpiqet me më bind se ti nuk je ai që duhet të gjurmoj... Vec ti, më bën me dashtë! Në atë formë sa as veten mos ta njoh nëse më imitojnë në një skenë filmi...

Gjurmime shpirti!

Nën diell do jemi gjithmone unë dhe ti... Vecanërisht të dielave! Ka një energji në cdo hap që bëj. Edhe qielli është ndryshe sot! Bëj ecejake lart e poshtë rrugës tënde dhe një lëmsh kam shtrënguar në duar dhe në shpirt! Dua të të dal përballë, të ta mbyll gojën me një puthje e të tërhiqem vetëm kur të të them: nuk po të kërkoj falje, unë thjesht të dua... Por ti nuk po zbret. Ti nuk zbret dhe mua më ha ankthi shpirtin. Po sikur ti të dalësh tani e unë të mos kem guxim të t'i them të gjitha? Po nëse t'i them të gjitha e ti ikën nga sytë këmbët? Po sikur...?! Po sikur t'i marr gjithë këto gjëmime shpirti e ti zhduk në koshin më të afërt të mbeturinave sepse asgjë ska më shumë vlerë se ajo që ndjej për ty? Nuk kam mbajtur kurrë pranga për fjalën, e asnjëherë nuk ja kisha lidhur gojën zemrës... Erdha të të shoh edhe njëherë, të marr frymë bollshëm prej botës e te shfryj cdo peng jashtë shpirti. Me ty mund të ndaloj kohën e të mos dal kurrë prej andej, të ...

E gjitha tek ti!

U kërrusa nën peshën e botës, dashuri! Të gjeta e ula shikimin poshtë si me i thënë qiellit, ka edhe tokë! Luhej një muzikë përballë dhe violinat të bëra bashkë ma ëmbëlsuan shpirtin! Në cdo tel që prekej, luhej edhe pesha e zemrës time! Dukem e mendueshme po në fakt jam thjesht e dashuruar. Kush nuk e do të bukurën e kujt nuk ja do shpirti harmoninë. Unë e kam pikturu edhe muzikën ashtu si ma ka ënda, me ngjyra e me harqe të arta, me pauza puthjesh e me refrene të qeshurash plot! Në gotën e tretë ndjeva nevojë edhe për më shumë, njësoj sic e kam me ty, që smundem me të ik kur je afër... Shume më shumë të du aty! Valsi në ajër është sfondi që të shkon shumë, me shikimin se dreqi e di ku të ish përhumbur, e të merrte në vallëzim! Jam e dehur në ty, nën ritmin tënd ndjek hapa zemre. Përkulem në fundin e këngës dhe druhem se do të bie. Më duhet vetëm të mbaj shikimin shtrënguar me tëndin, duar që kapen fort nëpërmjet qerpikësh, pauza e duartrokitjes mbaron, me vru...

Do të mbështetem tek ty!

Prej së largu pash ende siluetën e atij që dikur doja. Ishte njësoj si atëherë, e njëjta ecje, e njëjta energji që përhapej në ajër. Cudi se si e brëndshmja ndryshon kaq fort e nga jashtë mbetemi prap ti e unë! Si pështjellim parfumesh të ndryshëm më erdh ndjesia. U mbajta tek ty, të shpëtoja për të mos rënë... U pamë në sy! Më the se mund të mbahesha gjithmonë aty. Mund të mbështetesha pa frikë, mund të kërkoja ndihmë, mund të përqafoja... Buzeqësha, u ndjeva e mbrojtur! Kisha ende atë dorën për të shtrënguar kur të kaloja rrugën, dorën për të zgjatur kur në male do të kapërcejmë gurët që rrugën e pengojnë... Dorën, për të kryqëzuar gishta kur përballë të ulej dielli në shtratin e perëndimit... Prej larg arrija të njihja edhe njëherë kalendarin që më priste në shfletim, shihja krejt qartë se si do të ishte e nesërmja... Isha e qetë dhe heshtja më kish mbërthyer në parajsën e saj. Bënte fresk dhe fytyrës më përplasej frymë e ftohtë! Ndihesha një dritare hapur brenda shpi...

Jemi të thyeshëm...

Si t'ja bëjmë të duhemi? Jo si atëherë jo, të duhemi tani, sot. Më thuaj kush e ka sekretin e kësaj dileme që m'a mundon shpirtin? Se në fund të gjithë lumturinë kërkojmë... E të gjithë në fund jemi të thyeshëm! Jemi kaq delikatë, prej ajri e prej qelqi e kemi  zemrën, lëkurë e fytyrë, jemi të dobët, na dhemb loti, derisa rrokulliset e bie si pikëz shiu në xham që kërkon pendimet e shkuara! Ka copëza që nuk bëhen bashkë, po nuk ka njerëz të tillë… Ka njerëz si ne, që dikur u grisën e copat u munduan ti arrnjonë me jetë të tjera, nuk i shkonin as ngjyrat as format, as peu që i bëri bashkë! Ka brryla të qepur bukur në xhaketa vjeshte, ka xhepa të stisur që mbajnë brenda celësa zemre, ka edhe njerëz si ne! Ne thyhemi. Na duhen jastikë të butë të na prehet shpirti, fjalë e premtime të mbajtshme, duar për një shtrëngim e krahë për një përqafim... Ne duam, duam ashtu butë e fort, herë deri në dhembje e herë na dhemb heshtja prej frikës se gabime do të themi. He...