Pse je dobësuar kaq shumë? Ke ndonjë hall? Gjynah, mos bëj gafa të tilla. Uaaa, mos u dobëso më… Do dukesh shumë keq! Ke rënë shumë. Të ka ikur fytyra. E turli-lloj fjalësh të tilla kam dëgjuar gjatë kësaj kohe që vendosa të heq disa kilogram tejet të panevojshëm. Kam qënë e shëndetshme gjatë gjithë jetës time, edhe mbi-peshë kam qënë, por brënda asaj cfarë peshoja, isha prap unë e prap ndihesha komode. Vendosa të ndryshoj regjim ushqimor dhe të ushtroj aktivitete fizike përgjatë periudhës së verës për shkak se nuk kisha planifikuar asnjë udhëtim për pushime jashtë ose brënda vëndit dhe kjo do më ndihmonte të ndiqja me rigorozitet disa “kufizime” që kërkojnë përkushtim. Më besoni, nuk ka ndjesi më të mirë kur ti ndihesh mirë me atë që ti synon të arrish. Përmasat e mia nuk janë perfekte dhe akoma synoj të humbas dhe pak kilogram që të ndihem ashtu sic dua. Unë kam një trup, ashtu si ti. Ndoshta edhe si ti, ose edhe më mirë se ti ,(98-71-98 isha se sapo i bëra mat...