Skip to main content

6 fjalë!

Sic e kam deklaruar edhe më parë, më karakterizon një mënyrë e paparë për të qënë përherë e organizuar.

Pasi vura tiganin në zjarr u kujtova që nuk kam peshk! Duke e hequr prap nga mëndja këtë skemë, duke përsëritur se asnjëherë në jetë nuk duhen bërë “plane” sepse jeta është e papritura më e madhe që na ndodh dhe se disa gjëra nuk janë totalisht në dorën tonë, por duhet të pajtohemi me cdo ngjarje që na ndodh, ndërkohë që i isha ngulur ekranit të iphone-it duke gërmuar sdi se ku, lexova një link ku thuhej: Historia më e trishtë e shkruar ndonjëherë! Me dy mëndje klikova:

 “Ernest Hemingway me disa shkrimtarë të tjerë, të mbledhur diku së bashku, duke diskutuar, pohon se ai mund të shkruajë një histori të shkurtër që ishte vetëm gjashtë fjalë e gjatë. Natyrisht shkrimtarët e tjerë u tërhoqën, madje të cuditur nuk reaguan. Hemingway u tha se secili prej tyre të vendosë dhjetë dollarë në mes të tavolinës; nëse ai ishte i gabuar tha ai, ato para do t’i merrnin secili mbrapsht, në qoftë se ai kishte të drejtë, ai do t’i mbante të gjitha. Në një copëz letër shkroi shpejt e shpejt e menjëherë e vuri mbi tavolinë…”
“SHITEN KËPUCË BEBESH, TË PAVESHURA KURRË…”

Jeta dikujt i jep shumë, e dikujt nuk i jep asgjë, është kaq e padrejtë e kaq ironike, të thyen e të bën copash, e të mbledh si buqetën më të bukur, të jep forcën e stuhive e të ul në kopështe të mëdhenj lulesh, e ti mbetesh thjesht një lodër në duart e saj. Fuqia e mëndjes mbi cdo sfidë, të takon vetëm ty!


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...