Skip to main content

Posts

Për të gjithë burrat që në jetë bëjnë diferencën!

  Ti je një njeri i rrallë dhe i çmuar, ndaj të vlerësoj më shumë sesa mund të ta them me fjalë. Je përkufizimi se si duhet të jetë një mashkull. Je i guximshëm, zemërmirë, i përulur, i dhembshur dhe të gjitha këto më kanë bërë edhe mua më të mirë. Ti më ke mësuar shumë për gjithcka në jetë dhe ndoshta unë sdo mundem kurrë të të falenderoj mjaftueshëm apo aq shpesh sa duhet! Për cdo shembull të keq që jeta na ka dhënë, ju detyrohemi një faleminderit që bëni diferencën! Faleminderit që më mbajte dorën kur jam rrëzuar dhe që më dhe kurajo të ngrihem prap duke ma thjeshtuar edhe gabimin në një fjali “gjëra që ndodhin”. Faleminderit që më fshive lotët dhe më kujtove se sa e rëndësishme jam. Faleminderit që më ke shtyrë të jem gjithmonë versioni më i mirë i vetes duke më vendosur egon në piedestal. Përqafimet, dashuria dhe mirësia vijnë gjithmonë në momentet më të përshtatshme dhe ti ke qënë njeriu i duhur për të më rikthyer edhe njëherë besimin se unë mund tja dal. Faleminderit...

Takova veten ndryshe...

Takova dikë tjetër në pasqyrë, dikë që rrezatonte, nuk buzëqeshte ajo por sytë. Nuk më foli asnjë fjalë po mi rrëfeu të gjitha sekretet me një ulje sysh. Takova dikë tjetër kur ngriti kryet për të më parë prap, takova veten ndryshe prej teje. Takova dikë me kurajo për jetën, me ngazëllim që i dukej i shpenguar në ecejake, me një melankoli të zbritur në dyshemenë e mendjes. Pashë një ecje të lirë, që deri dje i përkiste një njeriu të komplikuar. Takova një shpirt, një shpirt të butë që kishte zbritur zemrën në duar për të mbledhur fjalë të pashkruara ndonjëherë, për ty! Pashë dikë të bukur në pasqyrë, me fytyrën plot diell, me miliona yje në sy, pashë dikë kaq të lirë, pa kufinj   që ishte gati të zbulonte vendet më të fshehura e skutat më të thella të një gjeografie që vetëm ajo njihte. Gëzohem që të njoh, ta dua këtë formë të të qënurit ti e prap të jesh ndryshe! Mënyrën se si e ke mbledhur zemrën në një, se si ke krijuar një harmoni mes ëndrrës dhe realitetit. Ti je kaq n...

Si një pikë në mes të zemrës!

U mësuam me njerëz të cuditshëm, me njerëz që humorin e kanë të ngjashëm me motin, me njerëz që ndryshojnë fytyrat si veshjet,   u mësuam me njerëz të zakonshëm, që një ditë të njihnim ata që nuk janë kështu! Ndonjëherë më vjen të të pyes, a je i lumtur si unë? Si një udhëtim ku dielli të shoqëron rrugën, si një melodi që e rikthen për ta dëgjuar disa herë, si aroma që të sjell në mendje ditë të bukura, si një ditë të gjatë të mbyllur me një puthje, me një përqafim, me disa gota dhe me shkëlqim sysh. Si një rrëfim ku zemrën zbret në duar dhe strukesh në atë prehër për një shpirt të ngrohtë, si një emocion të paemër që nuk do ta zhbësh dhe e tërheq më fort pas vetes, si një dëshirë që mban gjatë, që nuk venitet, me drita që reflektojnë, me disa ëndrra dhe me sytë mbyllur. Si një film që të mban pas vetes, me personazhë të vrullshëm, me njerëz që përplasin shpirtin për të mbërritur yjet si të prekshme, me duar shtrënguar, për tu hedhur në cdo mendim pa e ditur se cfarë i pret...

Një letër për ty.

  Ndoshta do të jetë një letër e zakonshme e në jetën tënde nuk do të përbëjë asnjë ndryshim por shpresoj që në një ditë të caktuar, kjo letër të mbërrijë tek ty në formë tjetër. Ndoshta nuk je në kohën tënde më të mirë por merri kohës më të mirën, jam e bindur që në një moment do ti kujtosh vetes për të gjitha ditët e lëna pas në harresë, pa një arsye. Ndonëse nuk të vjen në mendje asnjë gjë e bukur që të të kthejë buzëqeshjen, kujtoi vetes një ditë krejt të zakonshme që as nuk e kishe menduar që do të ishte aq e rëndësishme për ty, një ditë të rëndomtë që u kthye në një moment të lumtur për ty dhe përpiqu të kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e prisnim. Kur bie shi, kujto ditët me diell e se si rruga që ecën në këmbë të duket e ngjashme me një grimcë lumturie, zbriti dëshirat në tokë dhe udhëto pas tyre edhe kur vetes nuk ja gjen motivin e fortë për të vazhduar. Kur më së paku e ndjen, jep dicka nga vetja, jep një përqafim edhe aty ku ...

Ti bëjmë gjërat keq, para se ti ndreqim!

Të zgjedhim të heshtim para se të flasim e në heshtje të ulërasim edhe frikën për tu përballur.  Të ngrihemi për të manifestuar gjërat që nuk na pëlqejnë e ato që shkojnë keq e në këtë hatërmbetje të hedhim sytë si për të thënë “nuk bëhet kështu”. Të ikim pa kthyer kokën e në mes të rrugës të ndjejmë atë frikën “po sikur” të kishim qëndruar? Të shesim kohën para se ti japim vetes kohë për ta njohur dëshirën që kapërcen kufinj dhe hapësirë. Të ndërtojmë mure në vend të urave e në përpjekje për të kaluar në krahun tjetër, të kthehemi mbrapsht. Të venitemi si një hije që rrugës i lë pas vetëm gjurmët, me bindjen se nuk do të kthehemi më. Ti bëjmë njëherë gjërat keq e pastaj ti ndreqim. Të zgjedhim një ditë të rëndomtë e të ulemi pa thënë kurrë “cfarë ndodhi”, të harrojmë me dëshirë se jeta është kaq e komplikuar sa ne na duhet ta thjeshtojmë e jo ti shtojmë shumë të panjohura këtij ekuacioni. Të ulemi pa folur për ne, pa i vënë një emër, një arsye, një përse. Të themi gëzuar për...

Si je sot?

Me mëndje të kam shkruar disa herë, të kam thënë mirëmëngjes, të kam pyetur nëse ke fjetur? Me mëndje të kam puthur sytë, ti ende flije, me mëndje, ne të dy flemë ende bashkë. Si je? Në pasqyrën e tualetit në mëngjes, nuk shfaqet me reflektimi im, a të mungoj kur pas teje vija e nuk të lija rehat? Cfarë zgjodhe të veshësh këtë mëngjes? More bluzën të mbetur nga mbrëmë apo tek gjërat e mia gërmoje ende për të parë nëse padashje të kam vjedhur këmishën tënde? Fle ende në krahun e majtë të krevatit, zgjohesh gjatë natës njësoj? A të bëzdis prap perdja që lëviz nga era? Më thuaj si je sot? A po buzëqesh kur në derën e frigoriferit sheh pusullën time “Të dua, cdo ditë”? Kafen e bëre për dy? Filxhanin e ke lënë ende mbi tavolinën e vogël? A i bën të gjitha njësoj edhe tani? Unë nuk jam mirë,  qënka e vështirë të jesh pa ty, më kanë mbetur të gjitha gjërat e tua këtu, si një peng për shpirtin.  Bluzën që ta vishja, ende nuk e kam hequr nga komedina e krahut tënd. Gota e ...

Do doja të vuaja njësoj!

Nuk e di ende se cfarë forme mori zemra dhe kush ishin fragmentet që ndaluan rrahjet e saj por nuk do doja të ishte ndryshe. Do doja po njësoj sot në përqafim të ndjeja sesi zemrat njohin njëra tjetrën! Do doja të vuaja njësoj mungesën! Sepse me mungesën tënde, mësova durimin. Të duash përtej kohës e përtej ngjarjeve të jetës, kudo që jeta të   të diktojë udhën, të njohësh humbjen e të pranosh se njerëzit nuk janë gjithmonë aty. Të mësosh se me mungesën tënde mund të plotësosh veten. Sepse me mungesën tënde, mësova të harroj. Të mos i jap kohë asnjë figure që nuk ma dëshmon me ngjyra se vemendja vidhet edhe krejt padashje. Mësova të harroj gjithcka që nuk është ti. Mësova se si është të mos urresh por të duash, mësova të harroj e të kujtoj njerëzit që kanë më shumë rëndësi. Mësova të dua veten, me mungesën tënde! Të përsërisja cdo ditë në heshtje se të gjithë jemi të formësuar ndryshe dhe jemi të përveccëm e kjo na bën të jemi unik. Mësova të dua sic doje ti, mësova të dua ...

Do të doja...

Sa herë kam dashur të ulem në cepin e një kolltuku e të vështroj jetën time. Të shuaj cdo dritë, të jetë vetëm një vezullimë e lehtë si një kujtim i largët. Të shëtis në duar shishen e verës të lënë përgjysëm nga mbrëmë. Një herë ikën ti, një herë iki unë dhe një ditë kthehemi të dy. Kthehemi te njëri tjetri, kthehemi në vendin e zakonshëm. Kthehemi aty ku nuk dimë as vetë se cfarë është dhe ku përkasim, është e tashme apo është e shkuar që në e sjellim mbrapsht. Dua të bëhem spektatore, këtë herë jo vetëm e jotja, e jona! Të shoh si ngjaj jashtë vetes me ty, të lexoj edhe shikimet edhe heshtjen pas një puthje edhe rikthimin në cepat përkatës të dhomës. Të lexoj edhe veten. Si dukem me ty? A i ngjaj më vetes apo marr formën tënde? A mund ta fotografoj zemrën e mbi tavolinë ta lë si kujtim? Si një shënim që një pjesë të mirë të vetes, zgjedh te ta besoj ty. Sepse kur ti je aty, drita e mëngjesit ka më shumë ngjyra, sepse nuk gjej më asnjë heshtje në zhurmën e fjalëve. Sepse përt...

Më fol pak për veten!

Të lutem mos më trego vetëm gjërat e bukura, më rrëfe dhe ato të vrazhdat, të shëmtuarat, të vërtetat. Mos më trego vetëm atë që të bën të lumtur, më trego si e kalon trishtimin, a të dhemb zemra? Mos më trego vetëm atë që bënë të tjerët për ty, më thuaj sa i gatshëm je ti të bësh gjithcka për këdo, sa të peshon kurajoja, sa guxim ke të hidhesh pa e ditur se si do shkojë. Mos më trego vetëm për ngjarjet e një dite të rëndomtë, më thuaj kush janë ëndrrat e tua të mëdha, kush janë frikërat e tua dhe cfarë ti do më së shumti? Mos më fol për qetësinë e shpirtit, më trego për ekstazën e zemrës, për kërcimet në shi, për vetëtimat syve, për tërmetet që ta shkundin qënien. Më trego për zhgënjimet, më mëso si të dal në bregun tjetër e të ulëras me zë shpotitës “ja dola”. Më trego a je i gatshëm të qëndrosh edhe nëse të gjithë ikin, më fol për zjarrin që të afrohet në këmbë e fuqinë tënde për të shpëtuar veten, mua. Më trego mënyrën tënde për ti thënë botës jo. Më mëso edhe mua se si t...

Rroftë jeta!

  Me ëndrrat e dëshirat e shpirtit! Me të bukurën, me të shëmtuarën, me të pamundurën e me gjithë gjërat që shkojnë keq! Me fjalët që na ngrenë shpirtin peshë e me heshtjen që na dhemb. Me gëzimin, me dhimbjen, me lotin e fshehur e me grushtin mbledhur, me zhgënjimet e me të papriturat, me gjithë botën ose vetëm, rroftë jeta! Do të zgjidhja të recitoja vargje të jetës e të zgjasja dorën mbi një tastë në piano për të veshur me melodi fjalët e ditës time. Do të zgjidhja të këndoja e në shtegtimin e syve të gjeja një cicërimë që më lidh me natyrën e në duetin tonë, të jetojë dielli. Do të zgjidhja të pikturoja bukur me penelat e shpirtit e të mbyllja sytë përpara tablosë së papërfunduar duke lënë zemrën të udhëheqë dorën në letër. Do të zgjidhja të vallëzoja me yjet e të ndiqja hapat e shkëlqimit të hënës, zbathur në trotuarin e dhimbjes, ku këmbët mezi shkëputën prej toke, si vala e përtuar e detit kur puth gurët në breg. Do të zgjidhja të jetoja si e përjetshme dhuratën e botë...