Skip to main content

Posts

Nuk po kërkoja ndonjë gjë të madhe atë pasdite, thjesht një njeri!

Me gotën tënde, më zgjat dorën dhe mbush pak edhe timen. E pive? Kaq shpejt? Unë druhem të të them se e pi pa vetëdije... Kam ende në trup një drithërimë sikur po të takoj për herë të parë, kam ende të pambaruar shumë emocion për ty. Më janë tkurrur fjalët dhe në fytyrë më lexohet vetëm një buzëqeshje, është ajo e rikthimit. Sa dua ta zhbëj këtë moment, ta mbledh grusht si një copëz letër e të mos ekzistojë ky cast i ngurtë, të të hidhem në qafë për një përqafim sic bëja dikur... Unë kam qënë këtu para së gjithash, kushedi sa të tjera pas meje janë ulur në prehërin e zemrës tënde, sa përqafime e fjalë janë derdhur, sa premtime kanë mbetur ndër dhëmbë, sa të tjera u deshën që të vija prap unë? Se di a më kanë mbetur më fjalë pa thënë për ty, por e di që kam shumë për të treguar... Me gotën në duar rrotulloj edhe njëherë botën e kthehem me këmbët në tokë, më vjen të të pyes vetvetiu nëse të mungoj, të gjej mes gërmash ndonjë shenjë të lënë peng a ndonjë fytyrë që kërkon të ...

Kur jam vetëm!

Njësoj si ti, përpiqem të bëj më të mirën edhe pse e mira ime nuk është gjithmonë mjaftueshëm. Njësoj si unë, edhe ti ke ditët kur mendon se nuk përket askund, se jeta ka një dinamikë tjetër për ty e ti je në të kundërtën e saj. Kur jam vetëm mendoj se nuk i përkas ndonjëherë tokës por në fakt këmbët rëndojnë fort si për të më treguar se toka është thjesht fushë beteja në të cilin jemi të destinuar ta luftojmë vetëm! Ka një ajër tjetër vetmia, të vesh me bindjen se mund të arrish gjithcka duke lejuar me të dyja duart mëndjen të arratiset deri aty ku dëshiron, në mëndjen time ëndrrat janë thjesht një proces që pritet të realizohet, aty ndërtohet bashkë me jetën time historia... Nuk më dhëmbin më fjalët që vijnë përtej vetes, as opinionet e as të mirat e të këqijat që ndoshta një veprim i imi sjell, nuk më dhemb askush më shumë se pikënisja, fillimi, uni! Kur jam vetëm nuk jam e vetmuar, në shpirtin tim vallëzojnë gjithë ëndrrat e mia, lulëzojnë cdo ditë sythe e në cdo orë ...

Edhe unë…

“Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd k...

Zhvishu përballë vetes...

Për një moment hic gjithcka ke veshur, frikën, drojen, turpin, gënjeshtrën e gjithcka tjetër që vetë natyra ta imponon. Njëherë dil përballë vetes ashtu sic di ti, pa mirësjelljen e detyruar, pa ngushtime që të detyrojnë të shtiresh, pa asnjë formë të shtyrë, qëndro i dlirë, ashtu si një dush i ngrohtë pas një dite të lodhshme, si një breg deti i zbutur pa asnjë dallgë, si qiell i pastër në një ditë maji! Sa të pafajshëm e ndjen veten në atë cast? Sa të pastër e ke ndërgjegjen? Sepse ka vetëm një histori të vërtetë mbi gjithcka, është ajo nën lëkurë. Ka ditë kur kam nevojë të rri nën shi, të ndjej peshën e cdo pike shiu që me shkund pak nga pak cdo mendim deri në këputje, kam nevojë të lodhem nga pikëpyetjet e në fund të cliroj trupin nga ajo ngarkesë, por më shumë se një proces të tillë, ndjej se nevojën e vërtetë e kam tek përfundimi i kësaj faze... përballja me veten! Në një pikë të gjithë pajtohemi njësoj, cdo ditë mbyllim një sy dhe një vesh kundrejt kujtdo, n...

Shpirti pikon fjalë...

Dita shuhet pak nga pak dhe yjet ngjan se po vijnë si mysafir një nga një, prag dera buzëqesh si një syth tulipanësh ngjyrë pjepër... Në darkë pasi mbyll dritaret ulet në heshtje duke ngopur veshin me melodi, ngjan se vallëzon me ritmin e dhimbjes që e ka marrë përdore dhe e rrotullon prej kohësh, është zemra e një gjysheje aristokrate flokë bjonde! Jeton në të tashmen, kokë e këmbë, mban peng në kujtesë vec lirinë e shpirtit, vallë sa jetë mban brenda jeta e saj?! A ja lexon në sy ti dhimbjen? Po dhimbja a të ulërin kur je përballë saj? Mua më vlon në shpirt dëshira të jem ajo, stoike e vlerave njerëzore që fjalinë e vetme të cilën nuk e njohu kurrë ishte egoizëm, e hijshme dhe e bukur, jo vec prej së jashtmi, po prej aty ku lind e kultivohet e gjithë qënia jonë, e bukur prej së brendshmi, e bukur prej zemre. Sa e sa herë do të jetë shkërmoqur shpirti saj kur gremina ja ka gllabëruar ditët e jetës, cudi si qëndron e pandryshuar ajo burrneshë, e mbaj mënd fort mirë ene...

Ti je lapsi im blu, me të cilin pikturoj qiellin...

Shumë herë ndodh që të humbem në shikimin që sdi se ku shkon me mendjen të bërë si kopësht lulesh... ndodh që të rikthehem po prap e trullosur dhe sërish në mendje të gjej ty, dhe është pikerisht ky mendim që m’i zgjon gjithë qelizat e fjetura! ...është bukur kur je në paqe me veten, duket sikur gjithcka vihet në funksion të mirëqënies tënde, sikur edhe ajo melodia që vjen për së largu, luhet për ty. Sa shtrenjtë e sa lirë kushton lumturia? Do të tingëlloj arrogante po të të them se kushton shumë?  Kushton... kushton shumë! Më bëso, më kushton mëngjesin, ditën, diellin, frymën dhe pa droje e shpenzoj si një njeri që jetës i përqafohem krahëhapur për cdo emocion sepse cdo ditë do të lindte po prap njësoj e në cdo mbrëmje po prap mbi të njëjtën ndjesi do të shpenzoja gjithë cfarë kam, minutin, orën, frymën e shpirtin. Lumturia kushton shtrenjtë sepse koha ime formësohet me gjithcka merr jetë prej momentit që hap sytë.  Padashje kam rendur të jetoj ditët duk...

Të ngjaj ty!

Për pak ditë bëj 10 muaj që kam ardhur në jetë, jam ende i vogël por jam aq i madh sa të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje... Mban mënd kur isha në barkun e mamit e ti më thoje se mezi më pret për të qëndruar bashkë? Po lumturimin tënd kur more lajmin se do të bëheshe me djalë e do të ishe shoku im më i mirë? Po tani cdo më thuash që premtimin nuk e ke mbajtur? Po sikur unë të qaj, ti do të vije me vrap tek unë? Mami më tha që ti as mbrëmë nuk erdhe, as shumë mbrëmë të tjera ske ardhur të më ledhatosh, as të shohësh se si unë rritem pak nga pak, as të më thërrasësh bir... Por unë i bëj të gjitha e ti nuk më sheh, unë zgjohem me mamin dhe tani e di që gjithë dashurinë e vëmëndjen e saj e kam unë. Babi, ajo qan, por unë s’ta kam thënë dot sepse ti nuk vjen të më pyesësh së cfarë më trishton... Jam shumë i vogël e di por ti ke 4 muaj që nuk më sheh, jam rritur aq sa të të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje. Ajo qan, qan për mua e në përpjekjen e sa...

Parfum shpirti!

Nuk kam njohur asnjë shpirt deri më sot që të mos ishte perfekt. Japin një aromë në gjithçka duan të përcjellin dhe të afektojnë në një tymnajë dashurie që zor ti rezistosh. Çdo shpirt vjen në jetë me dëshirën për të manifestuar atë çfarë përfaqëson, duke shprehur në formën më perfekte atë që ndjen së brendshmi. Ashtu sikurse bën ti... Gjithë universin m’a zbret në tokë me hyjninë e ndjelljes, kur më mëson se si të jem një qënie e drejtuar nga ty, po aq sa të mësoj unë të jesh një shpirt me mënd... Unë besoj në shpirt. Besoj që ajo që njerëzit thonë në sy e përqafime është e vetmja e vërtetë që kanë. Besoj në energjinë që njerëzit sjellin edhe kur s'janë. Unë besoj vërtet që nëse ne do arrinim të fjalëzonim shpirtin e ta jepnim ashtu pa kompromis, me gjithë rrezikun që kjo ka, e sigurt është që do ishim pak më të lirë e për pasojë edhe më të lumtur. Jemi shpirtra që gjuhën e kemi gjetur që shumë kohë përpara se të dëgjonim tingullin e zërit të njëri-tjetrit...

Më jepni një përrallë...

Do të ec këmbë-zbathur në kopshtin e jetës, stolisur me gjerdanë lulesh vjollcë, do të shtrij duart të mbaj në krah një kotele dhe në stolin e shpirtit do të dremis ëndrra. Vec më jepni një përrallë... Do të ndërtoj kështjellën e zemrës me gurë të fortë e themele prej shpirti, në muzg do të luaj muzikë në piano e në ajër do të ndizen 1000 aroma, vec më jepni një përrallë. Jepmëni një hyrje, një rikthim në ditët kur ende kishin kuptim fjalët, në ditët kur pritjet ishin ankthi më i ëmbël e përqafimet bëheshin streha e sigurtë. Rikthemëni në ditët me diell ku netët bëheshin ëndërrimtare, në kohën e melodive italiane e në ekzistencën e dashurive të pastra. Lermëni një ditë aty, të prek edhe njëherë tablonë e jetës, të bëhem vizitore e të mos ja ndaj sytë ngjyrave mbetur brenda një kornize të kthyer në kujtim, kohës së lumtur. Më tregoni se si ende rrahin zemrat... ato të dobtat, që rrugës nuk u ndalën kurrë, të etura der në dhembje për të shkulur nga vetja edhe grahm...

Glorifikim zemrash...

I ngopëm shpirtin njëri tjetrit e ngritëm balona mbi peisazhe të jeshilta fushash, heshtëm sepse zemrat janë të vogla për të mbajtur aq shumë lumturim, u dorëzuam në përballjen e shikimit, u puthëm. E dua diellin fytyrës, më bën të harroj rregullat, më cliron mëndjen e si zog fluturoj në cdo cep të dëshirës. Lumturohem si të mos kem njohur kurrë dhimbje e prej buzëqeshjes them njëmijë fjalë të bukura, ja dua vetes guximin për të dashur, nuk ka gjë më të ngjyrosur sesa shkëlqimi i shpirtit. Sa e madhe bota kur dashuron! M’a lejon edhe ajri të krijoj një ndjesi që më përket vec mua, me qiellin në krah ndjej një ngasje të tregoja se e imja është ndryshe, asgjë nuk i përngjan asaj, nuk është aq vanitoze sa t’i mjaftojë vec rrahja, e imja zemër është e mbushur me det e qiell! Nuk kam mësuar ende të dua me intervale, më pulson ndjesia statike njësoj, edhe dje edhe sot edhe nesër do të jetë po kështu. Nuk kam njohur revolucion në shpirt prej ditës kur mësova t’i bindem me...