Skip to main content

Posts

…me ty jam ndryshe!

Nuk kam mundur të të them kurrë jo, e asnjëherë nuk e kam mohuar se gjithmonë do të bëja të njëjtën gjë, sepse ti nuk nxjerr në pah më të mirën time, ti më bën të jem ndryshe, më bën të jem vetja! Të jesh ndryshe, është të të kesh ty! Të jesh me ty, është të jesh vetja! Faleminderit që je…Që ndan me mua filmat e tu të preferuar, që më ke dashur pranë, për orët që kemi qeshur pafund, e për gjithcka ndez në ajër uniteti ynë! Nuk të dua vetëm për ditët kur nuk kam asnjë në krah, as në ditët ku dua të qaj diku, të gjithë e themi hidhur se “mik është ai që qëndron pranë nesh në trishtim, se në gëzim janë të gjithë”, jo unë nuk e dua ditën e trishtë të ta vesh edhe ty, të dua në horizontin më të gjërë, ku mëndjen e shpirtin e kam të qetë, të dua në rrethin e ngrohtë ku nuk mungon asgjë, të dua në rrezen e plotë të diellit, vetëm ashtu do të jepja një përqafim të fortë… Nuk më ke pyetur asnjëherë se si jam, sepse ti e di mirë kur mjaftohem duke të të thënë se kam nevojë të  r...

Po të isha ti, do ikja nga unë!

Unë skam fuqi të të dua, se nuk dua, jo se nuk di! Nuk kam forcë të jem sa ti, se nuk mundem, se do të bëja të njëjtat gabime përsëri! Në atë grusht ore të mbledhur për ty, do gjeja shtegun e parë të arratisesha përtej vetes, duke vrapuar të përplas dyert fort e të mos kthej kryet as në trokitjen tënde! Sa të shtrenjtë e kam lumturinë time pasi njoha hidhërimin e të tjerëve. Në thesin tim kam mbyllur një shpirt të madh, edhe zemrën e kam mbështjellë mirë, brënda vetes nuk kam ngritur mure, kam vendosur kufinj. Po të isha ti, do ikja nga unë… Nuk dua të dua përsëri, kam frikë se dikush do më vjedhë prap mendimin, e kjo më largon me botën. Ma kthen të prekshmen në venitje të ngadaltë. Kam frikë ta rrezikoj dhe njëherë zemrën në kafaze dyer mbyllur, ku sytë do shihnin vetëm drejt teje. Është shumë e madhe bota për ta mbajtur lumturinë të vogël. Kam frikë se do të të lë vetëm! Kam frikë se do të të lëndoj! Do të të them se nuk ndjej asgjë e në boshllëkun që do të l...

Kjo është për ty!

Në jetë ndodh të takojmë shumë njerëz... Disa t'i mbajmë përkohësisht e disa të na duan për pak, të tjerë ti duam për gjithë jetën e për sa të jetojmë të na duan në gjithësinë e tyre... Në vetvete ti përbën një gjë të madhe, ti je shumë të vogla bashkë. Ti, je e qeshura me zë të lartë, je ndryshimi tek unë! Të kam dashur pak, e sot të dua më shumë! Kam kuptuar se natën vonë, kur tik-taku orës zhurmon dhomën, ka dicka që rreh më fort dhe mposht cdo tingull, është rrahja e zemrës. Nga ky moment e në vazhdim, të premtoj se në fillim do të jem shoqja jote më e mirë, shtysa jote, forca e një dite të zymtë, rrugëtimi yt i besuar kur do të duash t’i zhdukesh ulje-ngritjeve të jetës… Të zgjedh ty, e të kërkoj që mbi gjithcka, të duash veten për atë që je, të duash jetën, me gjithecfarë ke! Të zgjedh ty, sepse me ty, kam forcën të bëj botën më të bukur! Më duket sikur cdo gjë, më ka sjellë drejt rrugës tënde, ndaj sot, të zgjedh ty, për gjithë njerëzit që nuk zgjodha në jet...

Do kishim qënë të lumtur!

Do të ishte ditë e hënë e do të nxitonim në kafen më të afërt për të nisur një javë të vrullshme... Unë do të isha e shpenguar e do të stresoja me pyetjet e mia, ndërsa ti, ti do më ulje shpirtin në tokë me shikimin tënd! Ti je globi i rrotullueshëm e kudo të mbështes gishtin e di që do të gjej aty ty! Ti je paqja! Të bardhë e ke dhe fjalën. Ma bën të hënën një të premte pasdite, ma kthen hartën në rrugën time, më vesh me një muzikë që prej duarsh më fton në kërcim! M'u kujtove padashje ti, ndërkohë që dëgjoja këngën tënde të preferuar, më riktheve në atë botë ku mendoja se ishte e jona! Në ate botë ku një premtim kushtonte më shumë se gjithë pasuria e një jete, nën atë cati, ku të pohoja se të lumtur më bën njeriu, nën një diell, ku buzëqeshja më vidhej duke të të thënë symbyllur, tani të dua! Nuk do lëndonim askënd tjetër po të ishim bashkë, as nuk do njihnim të tjerë njerëz me fytyra të ndryshme e me gabime të njëjta, do kishim qënë të lumtur... Nuk do kis...

E dashur e shkuar, të dua!

Ti më ke lënë një varg diamantësh, nga ata të fundit të detit, më ke lënë të gjithë grimcat e lumturisë që të mbushin zemrën! Ti je njeri që njëherë në jetë vjen! Dhe unë nuk jam përpjekur për asnjë moment të të harroj. Je i vetmi kujtim që do t’i rikthehesha ta shfletoj kur jam e lumtur, kur më shpërthen zemra nga emocioni, në adrenalinën më të fortë, pikërisht aty do të doja të të shihja… Doja t’i jepja vetes edhe njëherë  pamjen e të qënurit e dobët përballë asaj që është e fortë, ndjesisë! Të strukesha syve që e di se do të më bënin të ndihesha si atëherë. Unë doja të isha dhe njëherë dikur, por kësaj rradhë e tashmja nuk m’i lëshonte duart… Është një luftë e ëmbël ndërmjet asaj që jam dhe dua të jem! Unë isha e lumtur, unë jam e lumtur! Isha e lumtur në gjithësinë e asaj që ti me zemër dije të jepje. Isha mësuar me të qënurit një njeri veshur me emocione të forta. Ti ishe pjesa ime më e mirë. Ti ishe më i miri i ditëve të mia. Një lëmsh i bukur që nuk do të doja të me...

Ajo nuk është unë!

Më thanë se ti po prisje dikë… Cudi në fakt se si gjithmonë është dikush që pret dikë… Një fëmijë pret të luajë atje jashtë, një vajzë më tej pret të dashurin e saj, një nënë pret nipin të vijë, ti po pret atë… Më thanë se ajo është gjithcka që unë nuk jam! Unë nuk jam e ndrojtur, nuk kam frikë të të njoh edhe përtej asaj që ti dukesh, unë nuk jam perfekte, nuk kam veshur kurrë ngjyrat e idealizmit, nuk flas për ty, e nuk kam rreshtur kurrë së njohuri veten, nuk kam hequr dorë asnjëherë nga gjërat që ma cojnë zemrën peshë! Unë… Unë nuk jam ajo! Ajo nuk është unë! Më thanë se ajo është e butë, e thyeshme, të njeh pak e të do shumë! Është më pak e bukur dhe përpiqet të gjejë tek ty, copëza të miat që të kanë bërë të lumtur! E di që ajo më lexon e përpiqet që në cdo gërmë të formësojë pjesë të miat tek ty! Më thanë se i ke folur për mua! Si është të jesh unë në fjalët e tua?! Nuk e di nëse ajo ta rrotullon botën e të rikthen po prap në rrugën tënde! Nuk e di nëse i ke thënë se unë ...

Ne dimë të të duam!

Jemi të vegjël, por kemi një zemër të madhe! Dukemi të ashpër e shpeshherë edhe agresiv, por në shpirt jemi po ata që të shtrëngojmë dorën fort nëse ke nevojë për ne! Ne jemi të këqinjtë e vetes, sa e sa herë i bëjmë dëm e prap ajo na fal, sa herë e kemi tradhëtuar, prap ajo na ka pritur. Ja duam të bukurën ne, domosdo! E duam Tiranën, e themi njëzërazi se është kryeqyteti zemrës, gjithë ngjyrat e jetës i mban ajo, e duam gjithë bregdetin e jugut, atë nuk e ndajmë kurrë nga gjërat për të cilat krenohemi, perla e turizmit shqiptar, riviera më e bukur për ne, i duam alpet e veriut, mahnitemi e nuk e besojmë ende se si kjo mrekulli ndodhet në të voglin vënd tonin, madje e shprehim fort se: cfarë kanë vëndet e tjera më shumë se ne… Ja duam muzikën! Vallet! Xhubletën e xhamadanin! Tupanin e dajren, gajden e fyellin! Jemi koncerti më i bukur në botë nëse i bëjmë të gjitha bashkë! Foleja më e ngrohtë e camërisë, festa më e bukur e labërisë, i gjithë ajri i malësisë, na bën të të duam...

Ti je vëndi im i preferuar!

Dallova një buqetë tulipanësh mbi tryezë e nisa të qaj e të qesh! E dija që në letrën lejla përbri do ishin gjurmët e tua… “Unë nuk di të dua si ti, jam i padurueshëm, shpesh herë e humbas qetësinë, e herë të tjera vesh në fytyrë heshtjen e inatit. Por ti, ti je e cmëndur! Ti je uragani i jetës së cdokujt, ti bën pluhur në sipërfaqe të ditëve të mia, ti i vizaton të kuqen sipër një pikture të një fëmijë, qesh me shpirt në biseda të akullta… Ti je bileta më e shpeshtë e fluturimeve të mia! Je udhëtimi që mezi e pres, je valixhja e minutës së fundit, dëshira për diell, muzika e natës time, je alkooli i dehjes së verës! Je dëshira për t’u rikthyer një orë e më parë tek ti, je padurimi, je britma, ulërima, ti je gjithë jetët e një bote, krrusur aty në shpirtin tënd! Nuk jam një njeri perfekt, nuk di të bëj ëndrra realitet, as yjeve nuk ju vë emra. Nuk di të dua sic bën ti, as nuk dua ta provoj, frika ime më e madhe është të jem perfekt si ti! Sepse ti realisht je e frikshme. ...

Përpara se të shkoj!

Të lutem mos qaj… Unë të dua fort, të kam të shtrenjtë! Edhe ty, edhe ty, edhe ty, të gjithëve! Kam zgjedhur shpesh herë të rri e t’i them vetes në heshtje që unë mund t’i bëj të gjitha, mund të dua edhe për dy, mund t’ja dal edhe vetëm, se ëndrrat po nuk i ngacmove për t’i zgjuar, nuk bëhen kurrë të tuat! E në gjithë këtë timen botë, që prej së jashtmi më pëlqente fort, kur u ndesha me pasqyrën, nuk më pëlqeu përballja me veten! E di, kam ikur edhe herë të tjera, po prap e kam gjetur rrugën për t’u kthyer tek ti. Unë u vesha me jetën tënde, duke harruar timen, unë jetova me rrobat e tua, duke zhveshur dëshirat e mia, e në pasyqrë ndjeva që gjithë shpirtin e kisha strehuar në kraharorin tënd për disa kohë, duke veshur cdo ditë shumë pak nga vetja, atë “pak” që sot u bë arsyeja e madhe e hapave të mi larg teje. Sot po të lë… Dua të të lë jo sepse më ke lënduar, po sepse po kërkoj akoma veten, të gjitha ato që t’i kam zgjatur me duar e ti përherë krahë-hapur i ke mirëpr...

Dicka midis nesh, dicka përtej nesh!

Merr një copë letër e shkruaj... Nuk do t’i quaj si premtime, sinqerisht. Po sjell dicka për të pirë. Verë të bardhë dhe cokollatë të zezë, si thua?! Gëzuar! Tani shkruaj: “Jam me ty, edhe të jem me ty dua! Nga sot, mendoj ndryshe. Jo se më dhëmb kjo gjë, po se si ma ke përpirë mëndjen vetëm ti e di, mos ma thuaj, ska gjë, ta dua misterin e tërheqjes që më ke veshur, krejt mëndafsh për mbrëmje të freskëta.Jam me ty, edhe atëherë e kam ditur se ku dua të jem! Jo krejt ty, po në mendim, e dija fort mirë se si ty do ish veshur me cdo detaj gjithckaja që më flinte në kornizë perfekte. Vetëm për t'a varur në mur më paska ngelur. Jam me ty, jam me ty! Si puzzle m'u formësua imazhi prej asaj ore ku me akrepa të njëjtë u gjendëm krejt padashje në të njëjtin ajër. E mendoj e them: nuk është rastësi! Jam me ty, me ty dua te jem!” Kaq dua të dëgjoj... Tani grise letrën, kjo është ajo cfarë njerëzit duan të lexojnë zemër, unë jo! Unë dua të të dëgjoj të më thuash se të rr...