Skip to main content

Ti je vëndi im i preferuar!


Dallova një buqetë tulipanësh mbi tryezë e nisa të qaj e të qesh! E dija që në letrën lejla përbri do ishin gjurmët e tua…

“Unë nuk di të dua si ti, jam i padurueshëm, shpesh herë e humbas qetësinë, e herë të tjera vesh në fytyrë heshtjen e inatit. Por ti, ti je e cmëndur! Ti je uragani i jetës së cdokujt, ti bën pluhur në sipërfaqe të ditëve të mia, ti i vizaton të kuqen sipër një pikture të një fëmijë, qesh me shpirt në biseda të akullta…
Ti je bileta më e shpeshtë e fluturimeve të mia! Je udhëtimi që mezi e pres, je valixhja e minutës së fundit, dëshira për diell, muzika e natës time, je alkooli i dehjes së verës!
Je dëshira për t’u rikthyer një orë e më parë tek ti, je padurimi, je britma, ulërima, ti je gjithë jetët e një bote, krrusur aty në shpirtin tënd!
Nuk jam një njeri perfekt, nuk di të bëj ëndrra realitet, as yjeve nuk ju vë emra. Nuk di të dua sic bën ti, as nuk dua ta provoj, frika ime më e madhe është të jem perfekt si ti! Sepse ti realisht je e frikshme.

Nuk di të dëgjoj njëherësh të gjithë rrymat muzikore e të pëlqej njëkohësisht autorë të ndryshëm tekstesh, nuk ja dal dot të përqafoj cdo ditë një film të ri, as nuk përpiqem të mbush jetët e cdokujt, mendoja se përpjekjet e mia ishin të furishme përballë shpejtësisë tënde, por ti je e paparashikueshme!
Të kam lënë një vënd bosh tek unë që t’a përdorësh edhe për inatet e tua me botën, në cdo ditë të vitit do ta bëja këtë. Ajo që të trishton ty, duhet të shkruhet diku, dua që të gjithë momentet e tua që të bëjnë të humbasësh të qeshurën, ti strehosh tek unë, vetëm kështu do mësoj si të të rikthej edhe njëherë stuhitë e gëzimit tek ti!



Nuk e di si do të ishte një ditë pa ty, por nuk dua të rikthehem aty, nuk e di se si është të mos jesh në qëndrën e vëmëndjes tënde, nuk dua ta provoj, unë nuk e di si është të zgjohesh pa  zhurmën tënde vërdallë, as pa fishkëllimën tënde në guzhinë ndërkohë që zbathur  bën ecejake  me filxhanin e kafes në duar. Nuk dua ta di më si është një darkë pa ty, as se cfarë është këmbëngulja për të shkuar diku vetëm se do ti!
Njerëzit përherë kërkojnë veten tek tjetri, ti je kaq ndryshe nga unë, ti më bën tjetër njeri! Do të rikthehesha cdo ditë tek ty, nuk ka vënd më të bukur se në zemrën tënde!”

Më bën te qesh e të qaj njëkohësisht, unë as nuk përpiqem të të ndryshoj, e ti je kaq i ngjashëm me mua! Ti nuk e di se përtej asaj që unë bëj, je gjithnjë frymëzimi im, je energjia që jap prej shpirti në cdo ditë prej në zgjim! 

Unë nuk kam frikë të qaj e të gjej një vend për të qeshur përsëri, ti je përqafimi i duhur ku mund ta bëj këtë…

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...