Skip to main content

Ditë me shije dimri

Qielli i ngrirë rri pezull si një mantel i heshtur, ndërsa fryma e erës lëviz ngadalë, si dorë e padukshme që shkund kujtime të fshehura. Cdo hap tingëllon si melodi e brishtë, dhe diku thellë brenda meje ndizet një ndjenjë e pazakontë, një mall i ëmbël që lidhet me emrin tënd. Se di a e sjell ti dimrin apo dimri vjen me ty?

Në çdo frymë, ajri më duket i përzier me ditët e tua. Aroma e druve të djegur ngrihet si përkëdhelje mbi kujtesë, duke më sjellë pranë oxhakut të ngrohtë, aty ku shikimi yt ndizte dritë më të fortë se cdo flakë. Edhe kur shikoj xhamat e mjegulluar, shoh portretin tënd të vizatuar aty, sikur dimri vetë kërkon të më kujtojë sa ftohtë bëje ti, duke mundur cdo acar të jetës time.

Si një ulërimë mbetur në thellësinë e një gryke që ska fuqinë të dalë me fjalë. Si një heshtje ardhur prej mungesës së frymës sa përballem me një akullnajë. I ngrirë, i ngrirë deri në palcë, me ditë të brengosura si pamja që ti merr sapo fundi i vjeshtës vjen, kështu është shija e kujtimit që ti ke lënë si një kuti që hapet padashje.

Nuk më duket më ftohtë kur të mendoj, kam njohur drithërimë më të thellë shpirti se sa kjo stinë. Ishin ditët kur pritja për ty ishte esenciale për ditët e mia.

Ishin ditët kur fikej brenda meje pak nga pak dashuria, të cilën nuk munda ta mbaja dot ndezur e vetme!

Ishin ditët kur mërzia kishte zënë vend si një mik i paftuar që nuk gjente një vend tjetër për të bujtur vecse në zemrën time.

Ishin ditët kur nuk kisha askënd në shtratin e vetmisë dhe zhurma e një pike shiu bëhej melodi.

Rrugët e zbardhura marrin ngjyrën e trishtimit që nuk ka më trup, e cdo hap më rikthen në vendin ku mungesa jote fillon të marrë trajtë. Ajri ka aromë kohe të ngrirë, një përzierje drite dhe hiri, sikur vetë koha të ketë vendosur të ndalet për të mos prishur atë që dikur quhej “ne”. Edhe qielli, me atë heshtje të tij të pafundme, duket sikur mban frymën për të mos më parë teksa rrëzohem brenda kujtimeve që nuk më përkasin më.

Ka një urtësi të hidhur në këtë stinë. Dimri të mëson se dashuritë nuk shuhen me mungesë, por me kujtesë. Ato nuk vdesin thjesht mpihen, si degët që mbartin borën pa u ankuar, duke pritur një diell që nuk vjen. Dhe unë, mbetur në mes të acarit dhe mallit, mësoj të flas me heshtjen si me një mik të vjetër. Sepse në fund, edhe heshtja ka zë, kur vjen prej një zemre që ka dashur deri në shkrirje.

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, vetëm ngrijnë, derisa një tjetër dimër t’u japë kuptim.

 

Comments

  1. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  2. Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).

    ReplyDelete
  3. Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
    Unë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
    Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
    Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
    WhatsApp-i i tij:
    +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...