Skip to main content

Aty ku nis rruga...

Ka një pikë në jetën e njeriut ku logjika hesht, ku llogaritjet shkërmoqen, ku fjalët e të tjerëve bëhen pluhur mbi supet e vullnetit. Aty fillon guximi. Ai nuk lind në siguri, por në tronditje. Është drithma e parë përpara një vendimi që të tejkalon, një hap që nuk të premton kthim, një shikim drejt së panjohurës që nuk kërkon garanci, por përkushtim. 

Guximi nuk është armaturë, është zhveshje. Nuk është të nisesh i sigurt, por të ecësh edhe kur nuk e di se ku po shkon. Dhe në mënyra që nuk mund t’i shpjegojmë kurrë me logjikën e botës, fati pikas zemrat që rrahin ndryshe. Ai rrallë ndihmon të përgatiturit. Më shpesh ulet në tavolinë me të cmendurit që guxuan të ngrenë një gotë në ajër dhe të thonë: “Pse jo?”

Guximi është virtyti që s’ka nevojë të bëjë zhurmë. Ai nuk shpallet, nuk vishet me parrulla, nuk kërkon duartrokitje. Është si rrënja që depërton tokën, në heshtje, duke kërkuar dritën. Nuk shfaqet gjithmonë në beteja të mëdha, por shpesh në veprime të vogla me peshë të jashtëzakonshme: të thuash “jo” kur të gjithë presin që të bindesh, të zgjedhësh rrugën e vështirë kur e lehta të fton me duar hapur, të mbrosh të vërtetën, edhe kur ajo të kushton.


Dhe është pikërisht në këto çaste, kur guximi cohet mbi dyshim si një flakë mbi erë, që ndodh një nga misteret më të rralla të jetës, fati i hap derën guximtarit. Jo sepse ai është i zgjuar më shumë, as sepse ka më shumë për të ofruar, por sepse pati kurajën të trokasë aty ku të tjerët kaluan pa zë.

Fati është kapricoz, por nuk është i verbër. Ai i përgjigjet energjisë së atyre që nuk presin që bota të ndryshojë përpara se të nisin ndryshimin e tyre. Nuk është gjithmonë i drejtë, por ndonjëherë, në mënyra që sfidojnë cdo logjikë, ai i jep rrugë atij që ka guxuar të dalë prej saj.

Ka një poezi të pashkruar në aktin e guximit një përkulje e shpirtit drejt së papërfunduarës, një betejë e brendshme me komoditetin, një ftesë për jetën që s’është e programuar. Dhe në këtë poezi, fati është rima e papritur që e bën vargun të përjetshëm.

Të guxosh nuk do të thotë të mos kesh frikë do të thotë të zgjedhësh veprimin mbi paralizën, mundësinë mbi plogështinë, jetën e plotë mbi jetesën e heshtur. Sepse fundja, historia nuk e mban mend atë që priti momentin e duhur, por atë që guxoi ta krijojë atë moment.

Në një botë që lavdëron suksesin, por shpesh harron rrugët e dhimbshme që çojnë tek ai, guximi është virtyti që mbetet i pastër. Ai nuk premton fitore, por të jep dinjitetin e përpjekjes.

Dhe ndonjëherë, vetëm ndonjëherë, kjo përpjekje takon fatin dhe prej saj lind mrekullia.

 


Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete
  2. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që po ndaj dëshminë time. Ish-i dashuri im më la për më shumë se një vit sepse besonte se po tradhtoja, edhe pse isha e pafajshme. Isha me zemër të thyer dhe kisha humbur plotësisht shpresën.
    Pasi kontaktova Dr. Danin, ai më dëgjoi me mirësi dhe mirëkuptim dhe kreu një magji të fuqishme dashurie. Jo shumë kohë më vonë, ish-i im më kontaktoi, e kuptoi të vërtetën, kërkoi falje dhe kërkoi falje. Sot, jemi plotësisht të pajtuar dhe të dashuruar përsëri ❤️.
    Faleminderit shumë, Dr. Dan, që më rivendosët marrëdhënien dhe lumturinë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse 🙏✨
    Dërgojini mesazh Dr. Danit në WhatsApp:
    📞 +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    Dëshironi një magji dashurie të menjëhershme për ta bërë ish-in tuaj të kthehet menjëherë?
    Keni nevojë për një ritual për t'u ngjizur këtë muaj?
    A po kërkoni një magji me fat për të fituar lotarinë ose çështjet gjyqësore?
    Keni nevojë për bimë të fuqishme për shërimin dhe shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve?
    Shpjegojini situatën tuaj Dr. Danit sot dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...