Skip to main content

Copëza dielli në xhepat e syve

Ka fytyra që nuk ecin, ato ndriçojnë. Nuk flasin por frymojnë në dritë si pasqyra që nuk reflektojnë imazhe, por thellësi të qarta. E në sytë e tyre, e gjithë bota merr kuptim, si një grusht rëre që mban në vetvete historinë e detit.

Disa njerëz nuk e mbartin gëzimin ata e rrezatojnë. E kanë në shpatulla në mënyrën si i përkulin, pa barrë. E kanë në duart që nuk lëshojnë dënime, por janë të paqtë. Por më shumë se gjithçka, e mbajnë në sytë ku shkëlqen dielli jo si dritë, por si prani. Si diçka që nuk mund të ndizet, sepse nuk është ndezur kurrë. Ka qenë gjithmonë aty.

Sy që nuk kërkojnë por japin. Sy ku mëngjeset nuk fillojnë me orë, por me frymë. Janë njerëzit që pa e ditur, përhapin një dritë të ngrohtë të pashpjegueshme. Njerëz me pranverë të fshehur nën lëkurë, ku çdo buzëqeshje është një lulëzim pa stinë.

Janë copëza dielli, jo në qiell, por në xhepat e syve të fshehura aq bukur, sa duhet të dish të shohësh me shpirt që t’i dallosh. Nuk ndriçojnë për t’u parë. Ndriçojnë sepse nuk dinë ndryshe.

Ndonjëherë ajo që quajmë lumturi nuk është një gjendje, por një mënyrë e të qenit si era që nuk qëndron askund, por është kudo. Kështu janë edhe ata: nuk kanë nevojë të tregojnë lumturinë, sepse ajo është gjuha e tyre e parë, jo e mësuar por e lindur.

Në praninë e tyre harrohet zhurma e botës. Gjithçka bëhet më e lehtë, më e butë, më e thellë. Ata nuk janë gjithmonë të zëshëm, as gjithmonë të dukshëm, por i ndjen sapo pranohesh në hapësirën e tyre, sikur prania e tyre të zgjaste një dritë të padukshme që shtrin duar të buta mbi ty. Dhe kur largohen, nuk të mbetet boshllëk, por një mbresë e ngrohtë, si pas diellit që perëndon pa zhurmë dhe lë pas një qiell që nuk ka më asgjë për të provuar, veçse të ekzistojë në paqe.

Sepse ka njerëz që nuk sjellin ndryshime të mëdha, por rikujtime të thella. Ata janë dëshmia e heshtur që brenda secilit prej nesh mund të ndritë diçka, vetëm nëse kemi guximin të jemi të butë. Dhe diku, në mes të gjithë zhurmës, mjafton të shohësh sytë e tyre për të kuptuar se ndoshta, e gjithë drita që kërkojmë, ndodhet brenda nesh e fshehur mirë, si copëza dielli... në xhepat e syve.

 

 

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...