Skip to main content

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme. 

Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj të njëjtën gjë përgatis vendin ku do të ulesh, kur të vish.

Jam mirënjohëse për çdo mësim që më ke dhënë, për çdo moment kur më mësove të pres pa ngut, të duroj pa u thyer dhe të besoj edhe kur drita kishte humbur rrugën në horizont. Ti më dhe forcën të kuptoj se dhimbja është thjesht një mësues i veshur me rroba të zeza, por gjithmonë sjell një dhuratë në duar. Ti ke mësuar të jesh e pranishme. Të qeshësh pa frikë, të qash pa turp, të ndjesh thellë.

Jam krenare për ty, sepse më në fund ke mësuar të jesh streha më e sigurt për shpirtin tënd. Ti e di tashmë se bota ndryshon, njerëzit vijnë e shkojnë, por dashuria për veten mbetet si një dritë që asnjë natë nuk mund ta shuajë. Ti je ajo që gjithmonë kam ëndërruar të jem. Dhe çdo pengesë, çdo dështim, çdo përqafim i humbur, çdo fjalë që nuk u tha në kohë të gjitha më sollën drejt teje. Ti je dëshmia e gjallë se jeta me gjithë rrugicat e saj të papritura, ia vlen të jetohet. Sepse në fund, ti nuk je thjesht një njeri me role  por një shpirt që ka zgjedhur të jetojë me dashuri, jo me frikë. 

Ndoshta takimi ynë do ndodhë një mbrëmje, kur qielli të jetë lodhur së qeni blu dhe do të ulë krahët mbi qytetin tim, pa zhurmë. Ndoshta në një kafe bosh, ku do të shfaqesh pa zhurmë dhe do ulesh përballë meje, dhe do më shikosh drejt e në sy, si një mik që kam dashur të njoh gjithë jetën.

Ndërkohë që të pres, ndjej se gjithçka po bëhet e qartë. Kam filluar të kuptoj se pritja nuk është një boshllëk. Nuk është një ndjesi humbjeje, por një hapësirë e hapur për mundësi. Kjo kohë, kjo hapësirë, është një dhuratë që më lejon të rritem dhe të evoluoj, të krijoj çdo ditë një version më të mirë të vetes time. Pritja ime është bërë një mundësi për të zbuluar se kush mund të jem kur e gjithë kjo do të mblidhet në një moment të vetëm.

Pritja ime ka marrë formën tënde, duke parë me sytë e tanishëm atë që dua të ndërtoj nesër. Para vetes ndjej se cdo ditë plotësoj një mur të kështjellës që dua të jetoj. Mirësevjen në zemrën e asaj që ju desh rrugë të mbërrinte tek ti. Nuk do të jemi më dy të huaj që po kërkojnë njëra-tjetrën. Do të jemi dy pjesë të një historie të përbashkët, që është shkruar qetësisht në çdo ditë të pritjes. 

Me mirënjohje të pafund për gjithçka që ishim, gjithçka që u bëmë, dhe gjithçka që ende po rritemi të jemi.

Nga unë me dashuri.

 

 

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...