Skip to main content

Tek sirtari me çelës!


Mirëmëngjes, si je? Më ka marrë malli për ty…
Mos m’i quaj të gjitha ato që t’i kam thënë, të kam gënjyer. Mos m’a beso edhe të fundit fjalë, e kam nxjerrë prej dëshpërimit . Mos ik, unë të dua mbrapsht! Dua të të shoh, më kënaq prania jote, si nuk kam forcë të bëj të njëjtën gjë si  ti?!

Kthehu, do të kujdesem për ty ndryshe… Të premtoj, ti e di që nuk t’i them kurrë këto! Ngaqë unë nuk di si falet,po t’a kërkoj ty! Ti e bën përherë… sa i mirë je!
Jam ndrequr, besomë, nuk bëj më si dikur,  nuk do të të dua aq fort, do të të dua më pak, do të heq dorë nga përkujdesja e tepërt, do të shkruaj më rrallë, nuk do të të telefonoj, nuk do të t’i kujtoj përvjetoret, as nuk do të lodh duke të kërkuar të qëndrosh me mua…

Më fal që të kam dhënë nga vetja ato që ti nuk i mban, të kam ngarkuar tepër, që të kam pritur kur ti nuk ishe, të kam vënë në sikletin që ti nuk e përballon, më fal që e kam fshehur dhimbjen time me një buzëqeshje  përballë fytyrës tëndë, më fal se ti nuk je dot i lumtur si unë…
Tani nuk do më shohësh më si atëherë, jam ndrequr, po marr mbrapsht të gjitha që t’i dhashë, dua t’i jap formë dhe njëherë shpirtit sic ishte dikur, pak nga pak po marr edhe ato që ishin tuat, me kohën u mësova të përvetësoj dhe gjëra që nuk më përkasin, sidomos ato që m’i mbaje fshehur!
Të dua mbrapsht, vërtet e kam, të të tregoj se unë di të jem si ty, madje të të ftoj të përballemi, unë si ti e ti si vetja, këndshëm ë?!
Më fal se nuk e prisje… po kush të ka thënë që surprizat duhet të jenë gjithmonë të bukura, unë nuk i kam njohur për të tilla, e kështu dua të t’i ofroj, nuk është bukur të gjesh dikë po aq të poshtër sa vetja, dikush duhet të fundoset xhanëm…
Nuk është bukur të të bëjnë të ndihesh tepër!
Tepër të ka dëmtuar ty, por në fakt unë jam mësuar me shumë!




E megjithatë kësaj rradhe të dua mbrapsht sepse ti më ke peng gjithë të miat rreshta, gjithë të dielat, shumë puthje borxh, shumë netë pa gjumë, sa e sa gërma që i ke ngrenë pa të keq prej meje, disa ditëlindje, shumë kilometra.
Të dua mbrapsht sepse dua të mbledh cdo gjë që është e imja, cdo gjë që duhet të bëhet e imja, cdo gjë që nuk të kam marrë…
Në krahun tim të djathtë kam një komedinë … aty do të mbyll arsyen se pse të kam dashur ashtu sic ishe dhe mos-përpjekjen time për të të ndryshuar, faktin që kam qëndruar me ty në kohën tënde më të keqe, që jam kujdesur për ty më shume se c’duhet e se të bëra një njeri më të mirë për dikë tjetër!


Në sirtarin tim të parë më celës, aty do t’i mbyll!

Desantila

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...