Skip to main content

Dicka midis nesh, dicka përtej nesh!


Merr një copë letër e shkruaj... Nuk do t’i quaj si premtime, sinqerisht. Po sjell dicka për të pirë. Verë të bardhë dhe cokollatë të zezë, si thua?! Gëzuar!
Tani shkruaj:

“Jam me ty, edhe të jem me ty dua!
Nga sot, mendoj ndryshe. Jo se më dhëmb kjo gjë, po se si ma ke përpirë mëndjen vetëm ti e di, mos ma thuaj, ska gjë, ta dua misterin e tërheqjes që më ke veshur, krejt mëndafsh për mbrëmje të freskëta.Jam me ty, edhe atëherë e kam ditur se ku dua të jem! Jo krejt ty, po në mendim, e dija fort mirë se si ty do ish veshur me cdo detaj gjithckaja që më flinte në kornizë perfekte. Vetëm për t'a varur në mur më paska ngelur. Jam me ty, jam me ty! Si puzzle m'u formësua imazhi prej asaj ore ku me akrepa të njëjtë u gjendëm krejt padashje në të njëjtin ajër. E mendoj e them: nuk është rastësi! Jam me ty, me ty dua te jem!” Kaq dua të dëgjoj...

Tani grise letrën, kjo është ajo cfarë njerëzit duan të lexojnë zemër, unë jo! Unë dua të të dëgjoj të më thuash se të rrish nuk është zgjidhje, por zgjedhje, se në një moment që unë do të të mërzis, të largohesh, unë nuk e dua afër dikë që nuk është me mua për cdo emocion të jetës, na meritojnë të tjerë njerëz atëherë… Mos më korrigjo nëse bëj gabime, mos më kritiko, kam dëgjuar mjaftueshëm. A bëhesh dot dëgjues? Asgjë nuk e mbron më shumë zemrën e njeriut sesa durimi. Mos i lër frikërat e tua të bërtasin në syrin tim, mos i jep dyshimeve kohë, mos i jep ditëve me diell premtime, as shiut mos i vish justifikim.

E vërteta është se je një njeri i mrekullueshëm kur je totalisht ti! E di pse? Sepse sot, në thelb asnjë nuk ka në kutizën e kërkimit një njeri të vërtetë, të gjithë gjëmojnë pas asaj të dukshmes, kërkojnë arsye për t’u komplikuar dhe forma për të të shmangur!

Koha më ka dhënë një leksion të mirë, vlerëso njerëzit që largohen prej teje, sepse do të kuptosh që ajo cfarë ti jep, nuk është për të gjithë, nuk bëhesh dot më i fortë nëse nuk je lënduar, të qeshurën më të bukur e ka një betëjë-fitues, sepse në fund të ditës ka bërë paqe me veten. Kur unë jap, nuk e bëj me ngurim, jap sepse e di cdo të thotë të jesh bosh, nuk m’a ndal dot bota të ndaj atë që kam në shpirt, lumturinë e kam timen, nëse mundesh, më zhvish ndërgjegjen dhe më dashuro mendimet! Unë nuk dua gjëra perfekte, dua të vërteta, dicka midis nesh, dicka përtej nesh…


Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...