Skip to main content

Ajo nuk është unë!

Më thanë se ti po prisje dikë… Cudi në fakt se si gjithmonë është dikush që pret dikë… Një fëmijë pret të luajë atje jashtë, një vajzë më tej pret të dashurin e saj, një nënë pret nipin të vijë, ti po pret atë…

Më thanë se ajo është gjithcka që unë nuk jam! Unë nuk jam e ndrojtur, nuk kam frikë të të njoh edhe përtej asaj që ti dukesh, unë nuk jam perfekte, nuk kam veshur kurrë ngjyrat e idealizmit, nuk flas për ty, e nuk kam rreshtur kurrë së njohuri veten, nuk kam hequr dorë asnjëherë nga gjërat që ma cojnë zemrën peshë! Unë… Unë nuk jam ajo!
Ajo nuk është unë! Më thanë se ajo është e butë, e thyeshme, të njeh pak e të do shumë! Është më pak e bukur dhe përpiqet të gjejë tek ty, copëza të miat që të kanë bërë të lumtur! E di që ajo më lexon e përpiqet që në cdo gërmë të formësojë pjesë të miat tek ty! Më thanë se i ke folur për mua! Si është të jesh unë në fjalët e tua?! Nuk e di nëse ajo ta rrotullon botën e të rikthen po prap në rrugën tënde! Nuk e di nëse i ke thënë se unë do të mbetem e përjetshme për ty? Uroj të mos e kesh trishtuar duke i thënë se më ke kërkuar cdo ditë…

Unë  jam bërë e pathyeshme. Kam veshur mburojën e zemrës, kam njohur me qindra herë fytyrën e lumturisë e nuk dua ta kërkoj më në njerëz të tjerë. Dua t’i vë një cmim biletës së rrugës time! Të di se sa kushton lumturia, sa kohë më merr frika, ku e humbas durimin kur arrij fundin,  nëse dua të udhëtoj rrugën e kthimit prap bashkë me ty, apo do të dorëzojmë pashaportat e zemrës në vula të tjera që si kjo e jona do të lënë shenjë!
Më vizato në dorë një zemër… e di që do të fshihet, po për aq sa të jetë aty, do më lërë një buzëqeshje në fytyrë! Ti lë shenjë në jetë njerëzish, si ajo njolla që nuk hiqet dhe ti e di që e ke e por me ndërgjegje e vesh prap, sepse i ke provuar të gjitha format, po ajo mbetet aty!
Në dorën tjetër më shkruaj fjalën “trishtim”, po po, shtrëngoje mirë stilolapsin që të lëshojë bojë mjaftueshëm në parakrahun tim, është pjesa më e butë, njësoj si shpirti!



Blloku i planeve të jetës mbetet përherë i mbyllur, i pakonsumuar, sirtari i dëshirave dhe ëndrrave hapet e mbyllet disa herë… e në përfundim të këtij cikli disa gjëra që thyhen, do jenë përherë të tilla, ka gjëra që shkojnë keq e nuk rregullohen asnjëherë, ka njerëz që humbim e nuk i marrim kurrë mbrapsht, se ndoshta është më mirë kështu…
Sot, në një pritje u ritakuam… Është përherë dikush që pret, unë po pres dikë e ti – atë…
Bëje të lumtur! Zhvishe nga imazhi im, thuaji se nuk do të largohesh prej saj sic bëre nga unë! Duaje, ose lëre të lirë!

Ajo nuk është unë! 

Desantila

Comments

  1. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...