Skip to main content

Sa më kishe munguar para se të të njihja...


Betohem mbi 1000 vite se në një jetë tjetër jemi takuar. Ti je mishërim i zbrazëtirave të mia. Je i sigurtë që nuk jemi njohur më përpara? Ti je kaq i afërt sa më ngjan se dje u ktheve nga një udhëtim dhe u ritakuam pas tre ditësh po aty ku e kishim lënë…
Ti më rikthen në një moment gjithë të qeshurat e të shtunës, kur kujtimet e natës së parë që të kam takuar janë fshirë sepse thellë ndjeja se përherë ke qënë me mua… Sa e cuditshme! Zëri yt kur qesh është adrenalina ime! Se di a të kam dashur më përpara, se kam bindjen që do jem cmëndur pas teje… Po pse u njohëm tani?! Pse erdhe kaq vonë?!

Kisha kohë pa u ndjerë kështu, sikur kam kërkuar mjaftueshëm e tani ndjej se më e mira ndaloi në këmbët e mia pa gjurmuar unë, sikur kam bërë mjaftueshëm gabime e tani do të pres një shirit ëndrrash të dashura, sikur kam jetuar keq pa ty e tani më pret një rruge e  re, sikur cdo gjë merr kuptim me ty…  Prandaj gjithnjë besoja se kjo nuk ishte më e mira e mundshme për gjithcka bëja. Më duket se i jam dorëzuar kohës në përqafimin tënd.
Domethënë ti di ekzaktësisht se si shkruaj unë, cfarë më pëlqen, numrin tim të fatit, gjërat që nuk pëlqej tek ty, mënyrën si ti flet, si hesht, si trishtohesh e si ngjaj unë kur përballë të kam ty! Sa e cuditshme! Sapo jemi njohur dreqin, pse ndjej sikur kam një jetë me ty. Dhe njëherë tjetër ti më thua se do të shihemi nesër dhe fytyra ime merr hije tjetër. Sa më kishe munguar para se të të njihja... 



Tani e kuptoj se në jetën tjetër të kam dashur e se në cdo të sotme e të nesëme do ta gjej rrugën për tek ti. Por, të lutem, mos ik, unë nuk dua të të kërkoj nëpër fytyra të tjera, dua tënden, nuk dua të trishtohem për dikë tjetër, nuk dua të dua dikë tjetër përvec teje, dhe nuk dua të më dojë asnjë po të mos jesh ti ai! Ndoshta nuk ka momente të duhura, por ka njerëz të tillë! Nuk ka arsye, por ka një shpjegim.

Tani e kuptoj se mund të kemi jetuar qindra jetë para kësaj...

Që të gabonim të ndarë e të riktheheshim tek njëri tjetri. Që të njihnim zgjënjimin, dhe mënyrën se si shërohet një zemër, të mësonim se si është të jetosh larg dhe kur te ritakoheshim në këtë jetë, në një shikim të pyesnim: jemi njohur më përpara?!

Sepse ti je gjithë gjërat që kam dashur në jetë...

Comments

  1. Rrjedhshmeria e kètyre fjaleve èshtè si vala e njè melodie kaq tè kèndeshme, qè mè shoqèron pèrgjate tè gjitha jetève qè kam kaluar me tè. Faleminderit pèr forcèn dhe magjinè qe ke patur pèr tè pèrshkruar njè ndjesi kaq hyjnore. Jam e dashuruar tamam si ti kètu.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me kishin munguar edhe keto fjale qe mi shkrove ti....

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...