Skip to main content

Më jep një buzëqeshje!



Një nga këto të rastësishmet, vjedhurazi në rrugë, që të shpëton teksa sheh një fytyrë të njohur!
Një nga ato të vjetrat, sipërfaqësore, që të më bësh të mendoj se mes nesh vazhdon të ketë një hendek të madh.

Në mëngjes, kur të shkëmbehemi shkallëve, më jep një buzëqeshje! Vetëm aq, m’i ke thënë të gjitha. Në lokal, në orën tetë, kur dielli sapo është ulur mbi pjatën e filxhanit të kafes, kur unë të kaloj, më jep një buzëqeshje. Kur të jesh duke shpjeguar kolegeve një cështje dhe të ndeshesh me sytë e mi, më buzëqesh. Në cepin e asaj bordurës ku shet një grua trëndafila, më jep një buzëqeshje. Kur të jesh në makinë, duke lejuar kalimtarët të ecin e të kthesh kokën, më jep një buzëqeshje.

Ndoshta ti nuk e di, sepse unë nuk t’a kam thënë, ilac i shpirtit tim, ndjesi deri në palcë, forcë për t’u rikthyer, një dorë e zgjatur, ti nuk e di si u ndërtuan të gjitha ne skeletin e një buzëqeshjeje. Ti ndoshta nuk e di se sa e sa fjalë ka prekur një shikim, e sa prekje ka përqafuar syri im, sa forcë ka një shpirt e sa shpirt të ka buzëqeshja ime. Përbërësi më efektiv në ndjesitë e pathëna, është pamja me shpërthimin e lumturisë në sy! Ma ushqe shpirtin me atë peshë që vetëm buzëqeshja jote di të japë. Më co në një botë tjetër ku të më tërbohet edhe qeliza më e vogël e adrenalinës, në atë hapësirë ku të jem vetëm përballë shikimit tënd!

Buzëqesh, në të mirë e në të keq, në ditë të zymta e të trishta, sepse në kohë cdo gjë e ka një shpjegim, kur akoma mos të ketë ardhur vera, pa e ndjerë akoma, kur të jetë ftohtë, më co pranë detit, megjithë të, më jep një buzëqeshje!

Kur të mbyllësh sytë, në pasditen e qetë pas një dite të lodhshme, e në krahun tim të mbështetesh, kur të nxitosh për të shkuar në një darkë pune, kur të mos kesh kohë, kur të jesh i lirë, kur të kam mërzitur unë e as me sy nuk do të më shohësh, në momentin që i thua vetes “boll më”, kur të më urresh e t’i kemi ulëritur njëri-tjetrit të gjitha gabimet në fytyrë e të largohesh aq i hidhur sa të mos duash as veten, kur të ketë mbetur edhe ndonjë fjalë e fundit pa thënë, kthehu e më shih…më jep një buzëqeshje…

Më jep një buzëqeshje rikthimi, nga ato pas hatërmbetjes…




Desantila 

Comments

  1. Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, duke përfshirë ritualin e shtatzënisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
    Mos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...