Skip to main content

Kam rënë disa herë, e të gjitha herët për ty!


Të kam xhan, mos më lodh, nuk të ndjek dot nëpër rrugë të vështira, nuk ja dal dot të vishem dhe njëherë me ndodhi të vjetra. Të kam xhan, mos u përpiq të më bësh lojra se të kam zgjedhur pikërisht për këtë arsye, që je i zhveshur nga të shëmtuarat skema. 

Mos më lodh të lutem, je mjaftueshëm tërheqës pa bërë asgjë! Të kam shpirt!

Mos më trego për ish të dashurën tënde, as për këngë e rrugë që të rikujtojnë atë, mos më bëj të hap gojën për historinë time që edhe piktorit më të madh do t’i kish shpëtuar një rresht e sdo ta konkuronte dot asnjë pikturë! Kot e ke zemër.

Je shumë tërheqës që tani…
Je shumë tërheqës pa bërë asgjë, në indiferencën tënde, në gjërat që heq dorë të bësh, të kam gjetur e nuk dua të lodhem duke të të humbur!Dhe nuk dua të bësh asnjë përpjekje për të më bërë për vete. Unë tashmë jam e tërhequr nga ti. Nuk është risk që marr përsipër, është shans që e kam zgjedhur… dhe prap do ta zgjidhja, ndaj mos më lodh të lutem...
Je mjaftueshëm tërheqës pa bërë asgjë...



Nuk je i bukur në fakt, po se cke dicka... Gjithë kripë e sheqer je... Prit mos e kthe kokën, mos më bëj ta ndërpres mendimin tim duke të të ndaluar frymën me një puthje! Më ndiz një cigare nga të tuat, trajta që merr silueta jote teksa përkulesh për tek unë, është shumë tërheqëse. 
Kur refuzon të pohosh se kërkon doemos vëmëndje me mënyrën se si më kthen kurrizin për ta mbajtur shikimin ende nga unë...
Me buzëqeshjen tënde në cep të buzës, me ironinë që përpiqesh të ma servirësh, me thirrjet e humbura të miat në telefonin tënd, me të voglat gënjeshtra e zhdukjet e tua të shkurtra, të kam xhan mos më lodh…

Kam rënë në të qeshurën tënde, është ngjitëse, kam rënë në urrrejtje për të mos u larguar, tek ty, me ty, gjeta atë që të tjerët marrin vendime për të mos i hequr kurrë nga jeta.
Kam rënë për netët pa gjumë, bisedat e vona, humorit tënd pa datë skadence, për mënyrën sesi më ndryshon duke qëndruar i njëjti, kam rënë për cdo sekondë që jam me ty, për zërin tim mbi tëndin, kam rënë disa herë, e të gjitha herët për ty!


Desantila

Comments

  1. "mos më bëj të hap gojën për historinë time që edhe piktorit më të madh do t’i kish shpëtuar një rresht e sdo ta konkuronte dot asnjë pikturë! Kot e ke zemër..."

    ReplyDelete
  2. kisha qe prej mengjesit qe po i beja reload edhe reload faqes :**

    ReplyDelete
  3. Kam rënë brenda keq me gjithë shkrimet!!! Më ke ca drithërima e të rrahura zemre borxh!!!

    ReplyDelete
  4. Ehhh sikur të shkruhej jeta dhe të jetohej shkrimi! Të paktën do të ishim më të qartë në zgjedhje.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...