Skip to main content

Dua vetëm qiellin dëshmitar!


Dua që të shkojmë larg këto ditë... Në një vend ku të panjohurve do ti japim pamjen e një cifti që janë dy prej kohësh, t'i dukemi të lumtur e të mos i fshihemi shikimeve të tyre!
Të shkojmë larg, në një vend si Teksas! Ti të mbash një kapele sherifi, ndërsa unë xhinseve të shkurtra ti vesh një këmishë, ku të jetë nxehtë e të digjet rruga nga udhëtimi ynë i pakrye...

Kur era të fryjë e të më vjedhë frymën, kur flokët të jenë ngatërruar në fytyrën time, kur ti të jesh duke dëgjuar këngën tënde të preferuar, do psherëtij: kjo është lumturia!
Unë nuk besoj në ëndrrat e lëna në dorë të një ylli lart në qiell, dua ti jetoj të gjitha një nga një... Unë besoj në gjërat që dua...



Sonte, dua t’ja besoj të nesërmen asaj që dje e hodha në tokë, të shkëmbej dy të djeshme për një të sotme, të ndez një cigare në stacionin e benzinës, të shkel me këmbë bishtin e saj pasi ta mbaroj e të fik me të cdo pendim…

Kur të bjerë nata e jashtë shtëpizës prej druri të ndezim një zjarr, unë mbështjellë në një batanije, e përballë ashklave të drurit që lëshojne xixa në mesin e qershorit, të reflektohet e gjitha kjo në shikimin tënd, të kthej një gotë me fund për hënën...

Magjisë i vihen emra, unë zgjedh këtë cast, ku dua të ndalojë dhe ajri!
Në atë moment kur ti nis të gërmëzosh se je i lumtur që je me mua, me atë zërin tënd gërvishtës e të ëmbël, të më rrënqethësh deri në palcë, të pafajshme do të ta luaj buzeqeshjen!
Se kudo që të ndodhemi e cfarëdo jete të zgjedhim më pas, sot kemi një kujtim që vetëm unë, ti dhe qielli e prekim!

Se një natë, tani, ky moment, vlen sa gjithë yjet me dëshirat e mia veshur!
Zbathur, në këmbë  përballë teje, ndjej frymëmarrjen tënde, të tërheq prej dore e në liqenin që fle poshtë këmbëve tona, hyjmë te zhveshur nga mendimet!
Unë nuk ta leshoj dorën, ngadale kryet më mbulohet prej ujit, mbaj frymën, lehtë largoj flokët nga fytyra...


Kam qiellin dëshmitar!  

Comments

  1. Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, duke përfshirë ritualin e shtatzënisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
    Mos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...