Skip to main content

A të kujtohem unë?

Përshëndetje!
Më mban mënd?!
Dikur isha mendimi yt!
Dikur dëgjonim të njëjtat këngë, u mësuam të ndjekim hapat e njëri-tjetrit në vallëzime prekjesh! Mësuam se kemi shije të ndryshme për muzikën, për pijet, për filmat, për pikturat, përfunduam dhe në shije të ndryshme për njerëzit. Në kapituj të vegjël shkruam histori të gjata, në fjali të shkurtra zgjatëm jetën! As vetë nuk e dinim që do të duheshim kaq fort për t’u zhdukur aq lehtë prej njëri-tjetrit!

Nuk hezitoja të hiqja dorë nga një ditë pune vetëm për të qënë aty ku mendoja se koha më e mirë ishte pranë teje, dhe duke e zhveshur xhaketën e pendimit, të humbisja në rrugën tënde duke pëshpëritur: se di a ka mjaftueshëm nesër për gjërat që i dua me ty!

Fragmentet e jetës që zgjodhëm t’i rrugëtojmë të dy, më cuan në një botë ku pafundësia do ma kish zili frymën! Përqafova fort atë cfarë ishe ti në atë moment, veten fillova ta dua më shumë, gjurmët nuk m’u fshinë se smbajti më vënd kujtimi, por cdo histori jepte më shumë peshë se tjetra, i rënduam emocionet, vetëm ajër dhe kohë për të të dashur më shumë, kaq më duhej! Të kujtohem kur qeshja me shpirt kur batutat e tua ishin më të forta se një gudulisje? Kur nuk largohesha prej teje pa më puthur? Lozonjare ndërkohë që zgjidhja një ëmbelsirë, tekanjoze për një restorant, e dashur, e dashur deri në palcë me ty. Të kujtohet kur ishim dy?! E më thoje si kam jetuar pa ty? Kur në portofol mbanim fotot e njëri-tjetrit e nuk hezitonim t’jua tregonim miqve? Do të doja të gjeja një mënyrë tjetër për ta thjeshtuar kohën time, jo duke e komplikuar me ty! Kam filluar një jetë të vjetër me gjëra të reja! Sepse ti e di, unë nuk do t’i bëja të gjitha njësoj.




Më thuaj, e kujton ditëlindjen time? Po përvjetoret tona, të janë bërë akoma një ditë e zakonshme? Premtimet që më bërë, a janë veshur ende me vrullin e përditshmërisë apo i mban peng?
Dua të besoj se sot ke dikë që e do, që mes jush të ketë kimi që në përfundim ju bën të pandryshueshëm, se plagët që të kam lënë janë shumë të papërpunuara që të rrezikojnë të biesh  përsëri. Unë nuk besoj se më ke harruar, ne thjesht nuk kemi më rëndësi për njëri-tjetrin. Unë e di se dashuria nuk është e përdorshme... Pyes veten, dhe ndoshta shpresoj se, në qoftë se ne ndonjëherë vetëm për të detyruar veten, do të mundemi të harrojmë…

A i mban mënd të gjitha?! Të kujtohem kur më doje? E mban mënd si ishte të mos kishe një zemër të thyer? Kur përgjigjeshim me fjalën “patjetër shpirt”. U mësuam keqaz me të qënurit dy! Dy njerëz të paplotësuar që visheshin në një të vetme! Dy njerëz të vetëm që mbetën paplotësuar!


Comments

  1. Baby, you deserve the world.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).

      Delete
  2. Thjesht e bukur! Të lumtë zj. Vatnika!

    ReplyDelete
  3. Uuu ma bere mishin kokerr ����

    ReplyDelete
  4. Mu mbushen syte me lot e po kujtoja nje fragment nga jeta ime :(

    ReplyDelete
  5. E Vetemja gje e mire qe ka bere ne jete ,ai qe ka lenduar nje femer si ti, eshte qe ka njgjallur Te ty nje Uragan poetik qe ne fund do ti rrembej zemrat Te gjithve!

    ReplyDelete
  6. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  7. Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...