Skip to main content

A të kujtohem unë?

Përshëndetje!
Më mban mënd?!
Dikur isha mendimi yt!
Dikur dëgjonim të njëjtat këngë, u mësuam të ndjekim hapat e njëri-tjetrit në vallëzime prekjesh! Mësuam se kemi shije të ndryshme për muzikën, për pijet, për filmat, për pikturat, përfunduam dhe në shije të ndryshme për njerëzit. Në kapituj të vegjël shkruam histori të gjata, në fjali të shkurtra zgjatëm jetën! As vetë nuk e dinim që do të duheshim kaq fort për t’u zhdukur aq lehtë prej njëri-tjetrit!

Nuk hezitoja të hiqja dorë nga një ditë pune vetëm për të qënë aty ku mendoja se koha më e mirë ishte pranë teje, dhe duke e zhveshur xhaketën e pendimit, të humbisja në rrugën tënde duke pëshpëritur: se di a ka mjaftueshëm nesër për gjërat që i dua me ty!

Fragmentet e jetës që zgjodhëm t’i rrugëtojmë të dy, më cuan në një botë ku pafundësia do ma kish zili frymën! Përqafova fort atë cfarë ishe ti në atë moment, veten fillova ta dua më shumë, gjurmët nuk m’u fshinë se smbajti më vënd kujtimi, por cdo histori jepte më shumë peshë se tjetra, i rënduam emocionet, vetëm ajër dhe kohë për të të dashur më shumë, kaq më duhej! Të kujtohem kur qeshja me shpirt kur batutat e tua ishin më të forta se një gudulisje? Kur nuk largohesha prej teje pa më puthur? Lozonjare ndërkohë që zgjidhja një ëmbelsirë, tekanjoze për një restorant, e dashur, e dashur deri në palcë me ty. Të kujtohet kur ishim dy?! E më thoje si kam jetuar pa ty? Kur në portofol mbanim fotot e njëri-tjetrit e nuk hezitonim t’jua tregonim miqve? Do të doja të gjeja një mënyrë tjetër për ta thjeshtuar kohën time, jo duke e komplikuar me ty! Kam filluar një jetë të vjetër me gjëra të reja! Sepse ti e di, unë nuk do t’i bëja të gjitha njësoj.




Më thuaj, e kujton ditëlindjen time? Po përvjetoret tona, të janë bërë akoma një ditë e zakonshme? Premtimet që më bërë, a janë veshur ende me vrullin e përditshmërisë apo i mban peng?
Dua të besoj se sot ke dikë që e do, që mes jush të ketë kimi që në përfundim ju bën të pandryshueshëm, se plagët që të kam lënë janë shumë të papërpunuara që të rrezikojnë të biesh  përsëri. Unë nuk besoj se më ke harruar, ne thjesht nuk kemi më rëndësi për njëri-tjetrin. Unë e di se dashuria nuk është e përdorshme... Pyes veten, dhe ndoshta shpresoj se, në qoftë se ne ndonjëherë vetëm për të detyruar veten, do të mundemi të harrojmë…

A i mban mënd të gjitha?! Të kujtohem kur më doje? E mban mënd si ishte të mos kishe një zemër të thyer? Kur përgjigjeshim me fjalën “patjetër shpirt”. U mësuam keqaz me të qënurit dy! Dy njerëz të paplotësuar që visheshin në një të vetme! Dy njerëz të vetëm që mbetën paplotësuar!


Comments

  1. Baby, you deserve the world.

    ReplyDelete
  2. Thjesht e bukur! Të lumtë zj. Vatnika!

    ReplyDelete
  3. Uuu ma bere mishin kokerr ����

    ReplyDelete
  4. Mu mbushen syte me lot e po kujtoja nje fragment nga jeta ime :(

    ReplyDelete
  5. E Vetemja gje e mire qe ka bere ne jete ,ai qe ka lenduar nje femer si ti, eshte qe ka njgjallur Te ty nje Uragan poetik qe ne fund do ti rrembej zemrat Te gjithve!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...