Skip to main content

Më lër të të ndihmoj.

Ndërsa po udhëtoja, kisha një melankoli të brëndshme që gjen përherë vënd të shfryjë si e hidhur e domosdoshme për të dalë në sipërfaqe.

Unë e di që ajo do jetë përherë pjesë e librit tënd në faqet e jetës, ndoshta do të duash t’i rikthehesh për t’a lexuar e do trishtohesh atëherë kur të të mungojë edhe një presje e tregimit të saj. Do shfletosh edhe në kapitujt e shkurtër ku me vrap ajo të linte ndonjë puthje e zhdukej në nxitim. Në rreshtat ku ti përpiqeshe të gjeje një nyje të fortë për t’ja veshur cdo ditë asaj fijes që po shkëputej dhe ajo nuk e shihte.

Të ka thyer zemrën, e di!
Por, më ler t'a ndreq unë…

E di si ndihet ajo tani?

Të kujton ty, pafundësisht, në cdo moment të ditës, e penduar ndoshta kujton edhe shprehinë që mund të ketë marrë fytyra jote tani, të di shumë mirë zërin kur je i trishtuar ose kur vlon lumturi, ajo po torturon veten me të gjitha fjalitë që të ka thënë duke dashur t’i formulonte ndryshe, po mendon se si do të zgjohet në mëngjes e nuk do dilni të dy përballë pasqyrës duke larë dhëmbët, apo shëtitjet në supermarket për të blerë ushqimet e preferuara të të dyve që përfundonin me disa shishe verë, e në fund do të kujtojë se si do të shkojë në shtrat pa i thënë ti natën e mirë… edhe ajo është zemërthyer, sepse mori këtë vendim, por më beso, ti ke qënë i mrekullueshëm.

Ti ke qënë i sjellshëm, i këndshëm, në një angazhim të plotë për cdo gjë, ti je një njeri i mrekullueshëm, më beso. Ndoshta ajo po mendon se sa keq është gjykuar që la një person si ti…Por besomë, ajo është mjaftueshëm e rritur për të gjetur finishin e një ngërci që cdo ditë e më shumë i dha dorë vetëm shansit për t’u tretur shpirtërisht… një zemër bosh nuk është gostia e një tavoline në mesin e një shtëpie…

Sot të kërkoj të mos shfletosh më, ka mjaftueshëm shi për të lagur deri në mbytje cdo të kaluar të faqeve me emrin e saj në kapituj. Ka një orë që rrahjet i var në minutat e tua, ka një dorë që në pritje për t’u bërë dy, të ka ndihmuar që deri dje të lexoni bashkë disa nga faqet e fillimit…
Ka gjithmonë një zemër që në hapësirën e saj ka një vënd që të përket ty, por vetëm, jo me ngarkesa të transportuara, sepse ndryshe e sëmur…




Ka një shpirt të shëndetshëm aty jashtë që është më e fortë se ty dhe po përpiqet të të tërheqë në formën më të butë, duke të të mbajtur copëzat në doreza të forta, me të ëmblën ndjesi të rimëkëmbjes në ushqimin e asaj urie që ty të mungon.

Të ka thyer zemrën, e di!
Por, më ler t'a ndreq unë…


Desantila

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...