Skip to main content

Zgjidh e merr!

Duke qënë se jam natyrë kurioze dhe vetë qënia njerëzore më intrigon, jam e prirur të njoh shumë njerëz për të patur një panoramë të plotë të karaktereve të individëve të ndryshëm, dhe në fakt më shijon shumë si gjëndje. E kuptoj, ka edhe risqet e veta e gjitha kjo.

Disa njerëz janë të obsesionuar në gjetjen shpirtit binjak. Ata besojnë se një marrëdhënie me një shpirt binjak do të jetë e lehtë, romantike, magjike, dhe në një linjë të natyrshme. Disa të tjerë e mendojnë si “kulmin e karrierës” së tyre dhe aty merr fund cdo gjë, gjetja dhe pikë. Fillon dredhja e zinxhirit dhe pastaj faza e “kam nusen me barrë”, është si lloj procesi provincial që më shumë më ngjan si tregues i gjinisë mashkullore për fisin, që po “unë mundem”. Se përtej gjithë finesës që zgjedhim të prezantohemi jam shumë e sigurtë që këto mentalitete flenë nën jastëëkun e cdo mëndje që ka mbetur peng i të shkuarës.

Nuk kam asgjë kundër, po me ndërgjegje të plotë them se në të shumtën e rasteve, edhe të parët edhe të dytët në heshtje apo me pak zhurmë, bëjnë kompromis. Me thënë të drejtën nuk marr  dot foltoren e një podiumi për të folur për kompromiset sepse e kam treguar (juve ndoshta jo, por vetes po) që jam një individ që nuk bëj kompromise. Sigurisht kjo gjë nuk më ka ndihmuar aspak por është krijuar edhe një ide e gabuar në fakt që në jetë përherë do “tërheqësh e nuk do këpusësh”.

Një shpirt binjak në thelb është shumë i ngushtë si koncept, është shpirtëror, është ajo cka syri nuk e sheh dot aq qartë! Njerëzit mendojnë se i duhet një 50% për të plotësuar atë 50-en e tyre ose në përqindje të ndryshme, në varësi të cdo individi, por unë mendoj që një shpirt binjak është një pasqyrë, që realisht kur e sheh, të tregon ashtu sic ti ndihesh nën lëkurë, që në parim kryen funksionin bazë të saj,  të  sjell ty në vëmëndje me prezencën tënde. Po pyetja “a ekziston”mua më lë pa përgjigje.


Megjithatë, unë kam një teori timen:

Edhe pse unë nuk mund të gëlltis konceptin se në këtë jetë ka vetëm një dashuri,  po pranoj faktin se në jetë kemi disa shpirtra binjak. Mendoj se cdokujt i përket një ose më shumë të tillë që vec e vec funksionojnë shumë mirë, e bashkë bëjnë një “ndërtesë të fortë” , po gjithashtu mendoj se prej keq-menaxhimit që vetë i bëjmë kohës kushtuar një investimi të tillë, humbasim shumë raste. Prandaj mbetemi (se po ju fus edhe ju tek rrethi im) gjithmonë në kërkim për një marrëdhënie ideale, partner ideal, një shpirt binjak..




Dashuria është dashuri, dhe kurrë nuk duhet të konceptohet se do të të zbrazë ty për të të plotësuar dikë tjetër... Ndaj them se duhet të ndalemi me pyetjen “a ekziston partneri ideal”? “Kur do ta takoj?” “Ku ndodhet tani?”  Sepse me siguri në mos ai djali që të ngacmoi mbrëmë në club, ai tjetri që ndodhet në zyrën ngjitur, e ka në mëndje dicka.
Ka vetëm një pyetje që vlen më shumë se të gjitha "A jam i gatshëm që të jem në një marrëdhënie?”

E pastaj ku i dihet, njëri nga ata të dy mund të të përgjigjet.

Desantila

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...