Skip to main content

Erdhe ti?!


Do të të mungoj, e di! Si dreqi e di që do të të kthehem prap në cdo hapësirë të mëndjes tënde, do të mungojë edhe aroma e flokëve të mi, ecja nëpër shtëpi, rrokullisja ime nëpër kolltuqe, vrapi që bëja për të të ikur nga ty pasi të pickoja, qeshjet e mia me shpirt, edhe sharjet që ti bëja, edhe momenti kur më urreje për vdekje e doje të më hidhje nga shkallët. Do të mungojë gjithckaja ime…

Unë e di mirë si ndihesh. Këmbët e mia e ndjejnë tokën, edhe dikur e ndjenin, ashtu si të tuat e prekin sot.
Pas kujt lamtumire të hidhur u ktheve? Sepse unë vetëm një të dhashë, në heshtje madje, asaj të poshtrës që largohet si në agoni e të lë më një bombardim pikëpyetjesh. A zgjohesh në 2 të mëngjesit e thua cfarë bëra dhe cfarë po mendoja? Si mundet të kthehem unë bota për ty kur unë vazhdoj rrotullohem vetëm në cakun tim?!

Hajde ulemi bashkë të ndihmoj të mbledhësh copat e thyera…
Kujdes!
Mos e mblidh me dorë atë se të ngelen copëza nëpër gishta e të copëtojnë, ik andej ik, ku dini ju meshkujt, kush ka parë hajër nga ju që të shoh unë?! Largohu se ti mbledh unë…

Tani që ti je ti dhe unë jam unë, nuk jemi më "ne", e kam më të thjeshtë të të “godas” me cdo fjalë që ma bluan truri, madje me një shpeshtësi prej 2 minutash më vjën të të plagos, pastaj numëroj deri në dhjetë e them, pse tja bëjë vetes gjëmën!
Që atëherë kur t’i dhashë duart pa të prekur, unë planifikova të jem e lumtur, por në kurrizin tënd nuk doja ta kisha të gjithë këtë. Mesa duket kam patur të njëjtën tërheqje magnetike për ty si në ato ditët kur të përqafoja fort, që atëherë, unë i kisha premtuar vetes se nuk do reagoja, sic di ta bëj më së miri unë. Por atë natë, unë gëlltita të gjitha fjalët e mia…

Nuk e kisha menduar se do të ktheheshe, pas cdo goditje që të dhashë, thonjtë cjerrës që ishin gatitje sulmi përherë, pasi të kisha mbushur me boshllëk, të kisha ndërtuar një mur të ftohtë, të kisha izoluar ty nga unë, ti u shfaqe…

Qëndron një frikë bashkë me dukjen tënde, frika se murin nuk do ta prishësh dot, se boshllëkun nuk do ta mbushësh dot, frika se të gjithë gjërat t’u kthyen në mënyrën më të keqe të mundshme, sepse e di që pushteti i shkatërrimit që më ra mua në dorë, të dobësoi ty.
Ekziston një adrenalinë e fortë tani tek ti që kërkon vënd të shfaqet, ose më saktë, je si sfungjeri që përthith lëngje, i pangopur je e mezi pret që unë të lëshoj një ashkël të vogël e ta ndezësh ti…

Po unë jam ulur pas teje, t’i pashë të gjitha lëvizjet, vura dhe këmbën mbi këmbë tani, të kam në një pozicion aq të favorshëm për të të goditur, ngre dorën e djathtë, kap mjekrën e mënjanoj pak kokën majtas e buzëqesh…

Hakmarrja ime është kthimi yt…


Desantila

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...