Skip to main content

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më.

Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak.

E kemi harruar gjuhën e syve, përkëdheljen e qetë, fjalën që del ngadalë. Empatia është zë që rrallë dëgjohet jo pse mungon, por sepse askush nuk e dëgjon më. Njerëzit kanë harruar të ndalen, të pyesin me shpirt: “A je mirë?” Jo për mirësjellje, por nga brenga e vërtetë që lind vetëm tek ai që di të dojë. Dhe kështu, nën këtë heshtje të madhe, ndjenjat janë bërë të huaja. Si zogj që dikur këndonin në cdo mëngjes, por tani rrinë të trembur në degë të zhveshura, duke pritur një dritë që nuk dihet se nga vjen.

Dashuria nuk është shkëlqim, është rrënjë. Është frymë që të mban gjallë edhe kur jeta të rrëzon.. Dashuria është një lloj heshtjeje që flet shumë, një mënyrë e butë për të thënë: “Unë jam këtu, dhe të ndiej.” Ajo lind në gjërat e vogla, në kujdesin e padukshëm, në një dorë që mbetet pak më gjatë mbi tjetrën, në një fjalë që nuk kërkon përgjigje.

Le të ngrihet dashuria në këmbë!

Të ngrihet përballë ftohtësisë, përballë boshllëkut që po na mbështjell, të rikthehet në gjeste të vogla, në dorën që shtrihet pa hezitim, në fjalën që fal pa gjykim, në shikimin që ndalet pak më gjatë se duhet. Të ngrihet për ata që janë lodhur, për ata që s’kanë më forcë të ndiejnë, për ata që duan të besojnë se ndjesia nuk ka vdekur. Të ngrihet për të kujtuar se dashuria nuk është thjesht një ndjenjë është mënyra si e sheh botën, si e prek, si e dëgjon, si e duron.

Sepse pa dashuri, njeriu është vec frymëmarrje, jo jetë. Pa ndjesi, bota është e bukur, por e zbrazët. Dhe në këtë zbrazëti, ne duhet të guxojmë të ndjejmë sërish, të mos kemi frikë nga butësia. Të guxojmë të përqafojmë me shpirt, jo me zakon. Të kthejmë sytë nga njëri-tjetri me vërtetësi, jo me dyshim. Të mësojmë të falim pa masë, të dëgjojmë pa nxitim, të duam pa frikë. Sepse vetëm atëherë, jeta merr kuptimine plotë, atë që nuk blihet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet.

Le të ngrihet dashuria në këmbë, jo për t’u parë, por për të na zgjuar!
Të na kujtojë se jeta pa dashuri është si qielli pa dritë, si zëri pa frymë. Dhe nëse ndonjëherë ndjejmë se gjithcka po shuhet, të kujtojmë se dashuria nuk mbaron kurrë, ajo vetëm pret që ne ta kujtojmë sërish.
Të ngrihet pra dashuria, të ngrihet me dinjitetin e saj të heshtur, me ngrohtësinë që shëron, me forcën që ringjall. Sepse vetëm kur dashuria ecën mes nesh, bota merr frymë sic duhet, ngadalë, butë, njerëzisht.

Comments

  1. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...