Skip to main content

Ne pa ty!


Unë them e bardhë!
Ti thua e zezë!
Unë them po vij.
Ti thua unë po iki!
Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës!


Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem.

Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të kuptosh, të ndjesh.

Unë bëj pyetje që nuk pres përgjigje, ti jep përgjigje që nuk kuptohen. Ecim pranë njëri-tjetrit si dy yje që nuk takohen kurrë, dhe megjithatë cdo hap që hedh ti më tregon më shumë se sa afër mund të ishim në thelb. Por ti zgjedh largësinë, dhe unë mbetem duke parë se cfarë do të ndodhte po të ishe pranë. Një ëndërrimtare e pandrequr nga ngjarjet, që bredh pas fjalisë "ndoshta një ditë".

Unë e ndjej shpirtin tënd në heshtje, ti e ndjen timin në mungesë. Ndjenja ime bëhet një det i pafund, ndërsa ti mbetesh bregu i ftohtë që nuk lejon ujërat të shkojnë aty ku duhet. E di që nuk mund të ndryshoj atë që ti nuk do të shohësh por megjithatë, mbetem me ngjyrat e mia dhe jeta vazhdon. 

Jeta ka ritmet e saj!
Unë mbetem melodia ime!

Ndërsa ajo luan me ngritjet dhe uljet e saj, unë zgjedh të ndjek tingujt që më bëjnë të ndihem e gjallë, të ndiej cdo notë pa u humbur në kaosin e rrethanave. Nuk mund të ndaloj valët e botës, por mund të lundroj në oqeanin e ndjenjave të mia dhe të ndjej zemrën plot. Sepse unë di të jem... ndërkohë që ti thua unë po iki!

Comments

  1. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  2. Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).

    ReplyDelete
  3. Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
    Unë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
    Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
    Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
    WhatsApp-i i tij:
    +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  4. Dua të ndaj dëshminë time me ata që vuajnë nga palë të treta në martesën e tyre. Im shoq filloi të dilte me një vajzë nga lagjja tjetër, e kundërshtova që ta linte burrin tim të qetë, ajo nuk më dëgjonte dhe im shoq nuk ndalonte së shkuari tek ajo edhe pasi grindeshim. Gradualisht im shoq më la për vajzën, isha aq e frustruar sa doja të divorcohesha nga burri im sepse martesa nuk funksiononte më. Derisa pashë një koment për Dr. Gideon, se si ajo i kishte ndihmuar njerëzit me marrëdhëniet dhe problemet martesore. Iu afrova dhe ajo më ndihmoi të shfaqja dashurinë përsëri në jetën time, im shoq është kthyer në shtëpi, familja ime është bashkuar përsëri. E di që shumë njerëz vuajnë nga dhembjet e zemrës njësoj siç ndihesha unë atëherë, kështu që po gjej kohë për ta ndarë këtë me ata që kanë nevojë për ndihmë. Kontaktoni Dr. Gideon në WhatsApp: +2347042191323
    Email: drgideon611@gmail.com

    ReplyDelete
  5. E kapa gruan time duke më tradhtuar, e zbulova në telefonin e saj duke i dërguar mesazhe ish-it të saj.
    Isha ​​e shkatërruar sepse nuk e di çfarë kam bërë për ta merituar këtë, fola me të për këtë, dhe pastaj ajo shpërtheu dhe donte divorc. E dua aq shumë sa nuk mund t'i humbas fëmijët dhe gruan time me një burrë tjetër, kështu që u njoha me dikë që më ndihmoi të ringjallja zjarrin e dashurisë në martesën time. Disa orë pasi ai tha se kishte bërë magjinë Dr Thorn, gruaja ime më telefonoi në punë duke më lutur ta falja dhe i tha se i vinte keq që donte të largohej nga martesa jonë. U habita shumë dhe menjëherë më dolën lot nga sytë sepse në fillim nuk isha as i sigurt, mendova se kisha humbur familjen time që punova shumë për ta rritur. Nëse po përjetoni probleme dhe keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Dr Thorn në ancientmiraclesolution@outlook.com për zgjidhje të menjëhershme dhe të fuqishme.

    Frankly Weisther

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...