Skip to main content

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi.

Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë.


Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte kthim, sot duket si një kapitull i domosdoshëm për t’u rritur, për të kuptuar çfarë kishte vërtetë peshë dhe çfarë ishte veç zhurmë.

Dhe ti… Ti je një nga ato pak të vërteta që koha nuk ka mundur ta zbehë. Nuk je më pranë, nuk je më pjesë e të përditshmes, por je aty, në themelin e mënyrës se si unë e përjetoj ndjenjën. Në mënyrën si përkufizoj thellësinë, sinqeritetin, lidhjen. Mbase nuk je më një e tashme, por je bërë një ndjesi e përhershme, një kujtim që nuk kërkon të kthehet sepse e ka vendin e vet në mua. Dhe sa herë më lëkunden emocionet, sa herë shpirti më përplaset mes dyshimeve, je ti që rikthehesh jo si një mall, por si një busull që më kujton çfarë ka qenë e vërtetë.

Dikush një herë më tha se dashuria e vërtetë është ajo që nuk e përmban më egon. Unë s’e kuptova menjëherë. Por sot e di: s’kam më nevojë të të kem, që të të dua. S’kam më nevojë të më kujtosh, që të jem e qetë që të kam dashur.

Dhe ndoshta kjo është ajo që na shpëton nga thyerjet  të kuptojmë se dashuritë më të forta nuk mbahen në dorë, por në shpirt. Ato nuk maten me sa herë e përmend dikë, por me sa shumë je ndërtuar nga ai dikush.

Të kam dashur shumë. Dhe në një mënyrë që tani më mëson si të dua më mirë pa posedim, pa kërkesë, por me ndjeshmëri të pastër, siç do duhej të ishte gjithmonë.

 

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete
  2. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që po ndaj dëshminë time. Ish-i dashuri im më la për më shumë se një vit sepse besonte se po tradhtoja, edhe pse isha e pafajshme. Isha me zemër të thyer dhe kisha humbur plotësisht shpresën.
    Pasi kontaktova Dr. Danin, ai më dëgjoi me mirësi dhe mirëkuptim dhe kreu një magji të fuqishme dashurie. Jo shumë kohë më vonë, ish-i im më kontaktoi, e kuptoi të vërtetën, kërkoi falje dhe kërkoi falje. Sot, jemi plotësisht të pajtuar dhe të dashuruar përsëri ❤️.
    Faleminderit shumë, Dr. Dan, që më rivendosët marrëdhënien dhe lumturinë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse 🙏✨
    Dërgojini mesazh Dr. Danit në WhatsApp:
    📞 +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    Dëshironi një magji dashurie të menjëhershme për ta bërë ish-in tuaj të kthehet menjëherë?
    Keni nevojë për një ritual për t'u ngjizur këtë muaj?
    A po kërkoni një magji me fat për të fituar lotarinë ose çështjet gjyqësore?
    Keni nevojë për bimë të fuqishme për shërimin dhe shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve?
    Shpjegojini situatën tuaj Dr. Danit sot dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...