Skip to main content

Fjalët që nuk thuhen për lumturinë

Është e çuditshme si njeriu mëson ta masë vlerën e jetës përmes ngjarjeve që duken si maja të paarritshme, ngjitje drejt një kulmi që gjithmonë zhvendoset sapo i afrohesh. Kemi rënë dakord, si pa e kuptuar të besojmë se ndjenja e plotësisë që e ushqen shpirtin buron nga fitore të mëdha, nga pasuri që matet, nga pushtet mbi gjërat, apo nga premtime që duken sikur do të na shpëtojnë nga boshllëku i përditshëm. E megjithatë, ajo që kërkojmë me aq ngulm rrallë fshihet në majat ku syri ngulitet.

E vërteta është më e thjeshtë më modeste dhe ndoshta pikërisht për këtë më e paarritshme, ajo jeton në ato çaste që nuk bëjnë zhurmë, në aromën e kafesë që mbush mëngjesin me qetësi, në dritën e butë që luan mbi muret e shtëpisë, në hapat që zgjasin në një rrugë të heshtur, ku koha ngjan sikur ka harruar të ecë. Janë grimcat e zakonshmërisë ato që fshehin më shumë sesa pritet por njeriu është mësuar t’i kalojë pa i parë.

Lumturia rrallë flet me fjalë të mëdha. Ajo nuk shfaqet në formën që njeriu e mendon, e aq më pak në atë që ai shpreson. E përulur dhe thuajse e padukshme, ajo endet pranë nesh si hije, pa na kërkuar asgjë, pa trokitur, pa ndaluar, vetëm duke pritur që sytë tanë të ndalen mjaftueshëm për ta vërejtur dhe nëse ndonjëherë ndodh që njeriu e ndjen, zakonisht është pasi gjithçka ka heshtur përreth dhe brenda tij.

Njeriu është një qenie që gjithmonë kërkon përtej horizontit, gjithmonë me sytë drejt së ardhmes, drejt një "dikur" që do t’i japë kuptim ekzistencës së tij. Ndërkohë ajo qëndron aty ku gjithmonë ka qenë, në thjeshtësinë që ai ka mësuar ta përbuzë sepse në fund, ajo që e shqetëson njeriun nuk është mungesa e lumturisë, por pamundësia për ta pranuar atë pa një arsye madhështore.

Ka një moment të vogël që nuk ka emër, nuk ka ngjyrë, nuk ka ngjarje, kur gjithçka duket se është e vendosur aty ku duhet. Fryma rrjedh qetë, mendimet pushojnë dhe vetë jeta pa zbukurime, duket e mjaftueshme. Ndoshta ky është kuptimi më i thellë, jo gjetja e diçkaje të re, por rikthimi tek ajo që gjithmonë ka qenë aty, duke pritur të kuptohet.

Njeriu nuk është i plotë kur ka gjithçka, por kur ndalon së kërkuari gjithçka. Dhe kur ndalon, sheh se ajo që i mungonte s’ka qenë kurrë e largët ka qenë vetëm e padukshme nga sytë që kërkonin shumë larg.

Jeta nuk është një garë për të mbushur boshllëqe. As një kërkim i pafund pas përkufizimesh që shpesh i shkurtojnë kuptimin. Është një art i thjeshtë: të jesh, pa i kërkuar asgjë më shumë asaj çfarë je. Dhe ndoshta, pikërisht kur pushon së kërkuari, zbulon se ajo që ke pritur gjatë, ka qenë gjithmonë aty, duke pritur të jetohet.


Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...