Skip to main content

Ëndrra në sitë

Ka një hapësirë të padukshme mes dëshirës dhe realizimit, një vend ku gjërat ndalen, ngatërrohen, humbasin trajtë. Si një dorë e padukshme që i shoshit para nesh, dhe në heshtje vendos: kjo po, kjo ende jo, kjo kurrë.

Ne ëndërrojmë me sy mbyllur, por e ndërtojmë rrugën me plagët zgjuar. Cdo dëshirë, sado e fortë, duhet të kalojë përmes një dritareje që nuk shfaqet në asnjë hartë. Një dritare që zgjedh pa bërë zë. Aty ku disa ëndrra thërrmohen përpara se të bëhen fjalë, e të tjera kalojnë vetëm si hijet e asaj që shpresuam.

Jo çdo gjë që nuk ndodh është humbje. Ka raste kur mosrealizimi është një formë mbrojtjeje që nuk e kuptojmë menjëherë. Ajo që mbetet pas, ajo që nuk kalon përtej, nuk është domosdoshmërisht e pavlefshme përkundrazi, mund të jetë ajo që peshon më shumë, ajo që ruan më shumë vërtetësi. Sepse ndonjëherë, ajo që nuk na jepet, është ajo që na shpëton nga rrugë që do të na humbnin. E papërmbushura nuk është gjithmonë bosh ndonjëherë është zgjedhja më e heshtur e fatit për të na mbajtur në jetë. Ndonjëherë, ajo që nuk ndodh, është ajo që na ruan nga vetja.

Ne nuk jemi kurrë plotësisht ajo që ëndërrojmë. Por jemi gjithmonë ajo që mbetet pasi ëndrra kalon përmes dyshimit, kohës, dhimbjes. Jemi mbetja e heshtur që nuk u dorëzua, ajo grimcë që nuk kaloi dot por që nuk u zhduk. Jemi përpjekja që gjen rrjedhë të re edhe kur bota thotë jo.

Sepse rruga nuk është e drejtë. Ëndrrat nuk janë formula, ato janë prova. E nëse s’e kalojnë një portë, gjejnë një tjetër. Jo gjithmonë për të arritur majën, por për të mos vdekur në rrugë.

Midis asaj që dëshirohet dhe asaj që është, ekziston një hapësirë e brishtë ku njeriu mëson të qëmtojë me kujdes. Nuk është gjithmonë përmbushja ajo që jep kuptim, por qëndrueshmëria e dëshirës përkundër rrëzimeve. Kur mjaftueshëm ëndrra janë thyer, lind një lloj qetësie që nuk buron nga dorëzimi, por nga njohja e thellë se vlera qëndron te ajo që mbijeton brenda nesh edhe pasi pritjet janë shembur.

Nuk jemi këtu për t’i mbartur ëndrrat si barrë, as për t’i realizuar të gjitha. Jemi këtu për t’i ndjekur deri aty ku shuhen, për t’i parë që dridhen në buzë të pamundësisë, për t’i kaluar nëpër flakë dhe për t’i humbur pa zë. Sepse në atë humbje nuk ka zbrazëti. Ka formë. Ka dritë që thyen trajtat e vjetra të vetes dhe i shndërron në të tjera më të heshtura, por më të vërteta.

Ne nuk jemi vetëm arritjet tona, jemi gjithashtu ajo që nuk arritëm kurrë por që na ndryshoi mënyrën si ecim, si presim, si shpresojmë. E ndonjëherë, ajo që mbetet pas një ëndrre që s’u përmbush, është më e vlefshme se vetë përmbushja.

Sepse humbja e vetme që s’mund të përballojmë, është të mos provojmë. Të mbetemi pas dore të çdo mundësie, të mos rrezikojmë të thyhemi, dhe në fund të mos jemi askush thjesht sepse nuk patëm guxim të humbasim diçka.

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete
  2. Jeta është e mirë kur ke të dashurit e tu pranë teje, po e them këtë sepse kur kisha probleme me të dashurin tim, nuk e shihja kurrë jetën si një gjë të mirë, por faleminderit Dr. AGBAZARA të AGBAZARA TEMPLE, që më ndihmoi të hidhja një magji që e solli të dashurin tim përsëri tek unë brenda 48 orëve. Burri im më la për një grua tjetër pas 7 VJETËSH martese, por Dr. AGBAZARA më ndihmoi të hidhja një magji që e solli atë përsëri tek unë brenda 48 orëve. Nuk do t'ju tregoj më shumë detaje rreth vetes, por do t'u këshilloj atyre që kanë probleme në marrëdhënien ose martesën e tyre të kontaktojnë Dr. AGBAZARA TEMPLE përmes këtyre detajeve në adresën; (agbazara@gmail.com) ose ta telefonojnë në Whatsapp: +2348104102662

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...