Skip to main content

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur.

Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja.

Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin përtej sipërfaqes. Por, për ata që kanë sy të mprehtë, secili rrebesh ka një arsye, çdo rrugë e ndaluar ka një mësim të fshehur, dhe çdo humbje është një ftesë për të ripërtërirë veten në një formë më të plotë.

Qendra e botës nuk është një vend që gjen, por një vend që krijon. Kam kuptuar se për të qenë aty, nuk mjafton thjesht të dëshirosh; duhet të kthesh çdo ëndërr në pasion, çdo pasion në veprim, dhe çdo veprim në një shenjë që lë gjurmë. Kam ngritur themelet e saj me duar të mbushura me sakrifica, duke i bërë secilën vështirësi një thesar të fshehur që më udhëheq, duke kuptuar se suksesi është një valë që ngrihet për të përmbytur çdo frikë, çdo dyshim.

Në këtë udhëtim, kam mësuar të pranoj errësirën si një aleat, sepse në thellësitë e saj ndodhen mundësitë e fshehura. Kam mësuar se është në përpjekjet që duket se na shpërqendrojnë, se gjejmë forcat e fshehura për të ecur përpara. E vërteta është se për të arritur të qenurit qendra, nuk mund të qëndrosh vetëm si një shfaqje; duhet të jesh po ashtu shpirti që nxit çdo ngjarje, çdo frymë që do të krijojë atë që është e pamundur të bëhet realitet.

Kam mësuar ta bërtas vete time si zërin më të fuqishëm, si koncertin me sallën plot, si ulërimë që oshëtin, si jehona më e bukur, si dicka të përvecme që zotëroj, duke hequr zhurmën e botës për të gëzuar shpirtin tim! Sepse jeta ime është shfaqja më e bukur ku jam ulur edhe si spektator në kolltukun e kënaqësisë të jem personazhi kryesor.


Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje shpirt i mrekullueshëm! Mos ngurroni të më shkruani nëse keni nevojë për ndihmë shpirtërore.

    A po kërkoni shpirtin tuaj binjak apo doni të dini nëse jeni me partnerin e duhur? Unë shëroj traumat tuaja, balancoj energjitë tuaja dhe liroj bllokimet që ju pengojnë të jetoni qëllimin tuaj të vërtetë. Unë ofroj magji dashurie për ta rikthyer partnerin tuaj - brenda 24 orëve.

    Unë jam gjithashtu një shëruese profesionale. Unë ofroj magji martesore dhe shëroj të gjitha llojet e sëmundjeve. Më dërgoni mesazh privatisht tani!

    Numri i WhatsApp +2349046229159
    dawnacuna314@gmail.com

    1. Magji dashurie
    2. Sillni ish-partnerin tuaj
    3. Magji lotarie 4. Magji shërimi
    5. Promovim
    6. Magji tërheqjeje
    7. Interpretim dashurie
    8. Interpretim shpirti binjak
    9. Magji për procedurat ligjore
    10. Kurim i HIV-it

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...