Skip to main content

Bisedë këmbëzbathur…

Ulur në bregun e një gjiri që me siguri një emër duhet ta ketë, mbështillem me veten dhe mendoj se si koha e humbet reputacionin në një gjendje të tillë. Gjysëm diell, erë e lehtë, hije e rënë në shkëmb, një pullë e këmishës mbërthyer, këmbëzbathur!

Rrëkëllej një gotë, bashkë me mendimet që më ngacmojnë me praninë e tepruar të tyre edhe pse përpiqem ti hutoj. Mendimet nuk i binden më urdhrave! Dorëzohem.

Me dëshirën për të hequr qafe "gjërat" e panevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, guxoj ti bëj dhuratë në xhepat e të tjerëve elementët e ndërgjegjes. Sa lehtë do ndihesha nëse nuk do të peshonin cdo ditë në mua. Jam në një botë që nuk sheh së jashtmi por është e brendshme, që merr formë nga mendimi i cili nuk kumbon, por përhapet si valë në vetvete. Qënia ime bart ankth si torbë e marrë në piknik. E lëshoj. Një moment paqeje që nuk luftoj me fjalët, një ritëm i heshtur i përkundur me zhurmën e valës së detit që më mbërriti deri tek gishtërinjtë.

I vetmi film me ngjyra e me dinamikë që më del sysh, është perceptimi im mbi gjendjen që gëzoj aktualisht. Guxoj edhe të pyes veten: Si je? A do e kishe zgjedh veten prapë mbi cdo gjëndje e cdo njeri?

Nuk e kam ftuar kurrë veten të spekuloj për një të ardhme ndryshe nga cfarë më dëshiron shpirti. Qielli u bë i kaltërt i qelqtë. Mendimi e ndryshon dhe mjedisin.

Udhërrëfyesi im i denjë, shpirti. Gëzoj me ty.

Gëzoj që ti ndjen, që ti nuk ke formë por ke fuqi. Gëzoj që ti je unë e herë herë bëhem ti. Një ditë bëhemi dhe apokalips. Gëzoj se prej teje mësova të jem e prekshme, mësova të të shoh edhe jashtë vetes. Mësova të të respektoj sic mësova që të të heq edhe të drejtën e fjalës kur ti përpiqesh të ma rrëmbesh.

Një paqe e përulur si aroma e freskët që ma përcjell deti. Ngrihem e bëj disa hapa duke flirtuar me gurët që më mbeten edhe nëpër këmbë. Zbërthej këmishën, kthej edhe njëherë gotën. Gëzuar uni im, për ty!

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...