Skip to main content

Dëshirat ndezin motorët!

Prej nga më buron mendimi e der në veprim ndodh një nyje e pasur me gjithfarë ngjarjesh që herë herë shtyjnë njëra tjetrën e herë të tjera sikur rrokin edhe veten, ashtu krejt të dlirë. Edhe në mendimet dytësore e ato më periferike ka një solidaritet i cili e sheqeros gjithë gjëndjen e kështu si në një skenë merr jetë gjithcka.

Me gjasa i nënshtrohemi padashur gjithë ngjarjeve që janë vendosur stivë  si drunjtë e dimrit, e kështu në momente të zymta, zgjedhim ti përdorim edhe përtej destinacionit parësor që ato kanë.

Më mjafton një piketim për ti përligjur vetes të drejtën se prej një dëshire të lindur aty këtu, të manipuloj gjithë stinën e të ndjej nevojën entuziaste për të ndezur zjarre e për ti dhënë jetë cdo mendimi.  Më mjafton të të mendoj për ti zbukuruar dyert e botës si mikpritëse që thjesht më presin ti shkel pragun. Më mjafton një faqe e një libri që ndoshta për dikë do të ishte e pakuptueshme për tu lexuar, që të mund të më ngjallte edhe njëherë atë brengën e izolomit nga bota dhe të struksjes në dy. Më mjafton të të mendoj dhe do të sajoja cdo instrument mbijetese në cdo ishull që përvec nesh, nuk do të na lejonte të merrnim me vete asgjë tjetër.


Përpara dëshirave që mi gëlon mendimi, nuk kam imunitet, kam një shkrepse, kam disa të tilla që do ti digjja për të ndezur cdo fitil që përpara udhës do të më kërkonte dritë. Do të endesha në rrugë të pabanuara, pa simbole të mirëfillta të një jetë, me diktime heronjsh që kurrë skanë qënë më të lirë se sa të pushtuar nga dëshira.

Ne, skllevërit e denjë të dëshirave që gjenerojnë jetë, që duam ashtu vrullshëm të mbërrijmë gjithcka që na përshfaqet si e mbërritshme, pikënisja e një gare për të prerë shirtitin e një finishi e për të stërvitur muskujt për një tjetër sfidë.

Ne, që na mjafton një mendim, për të ndezur gjithë motorët e për të mos patur asnjëherë mungesën e guximit për të mbërritur ato limite të vendosura nga bota.

Ne, udhëtarët që dalim nga shumësia dhe kemi etjen e pashoq të udhëhiqemi nga një  pilot i vetëm si shpirti!

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...