Skip to main content

Një letër për ty.

 Ndoshta do të jetë një letër e zakonshme e në jetën tënde nuk do të përbëjë asnjë ndryshim por shpresoj që në një ditë të caktuar, kjo letër të mbërrijë tek ty në formë tjetër. Ndoshta nuk je në kohën tënde më të mirë por merri kohës më të mirën, jam e bindur që në një moment do ti kujtosh vetes për të gjitha ditët e lëna pas në harresë, pa një arsye.

Ndonëse nuk të vjen në mendje asnjë gjë e bukur që të të kthejë buzëqeshjen, kujtoi vetes një ditë krejt të zakonshme që as nuk e kishe menduar që do të ishte aq e rëndësishme për ty, një ditë të rëndomtë që u kthye në një moment të lumtur për ty dhe përpiqu të kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e prisnim.

Kur bie shi, kujto ditët me diell e se si rruga që ecën në këmbë të duket e ngjashme me një grimcë lumturie, zbriti dëshirat në tokë dhe udhëto pas tyre edhe kur vetes nuk ja gjen motivin e fortë për të vazhduar.

Kur më së paku e ndjen, jep dicka nga vetja, jep një përqafim edhe aty ku nuk e presin, bëj atë që do doje që të tjerët të bënin për ty, atë që nuk e thua dot me fjalë, bëje me një përqafim. Njerëzit nuk na përkasin, e as ne nuk i përkasim atyre, të gjithë qëndrojnë se duan.  Jepi vetes kohë, kohë për të pranuar, kohë për të kuptuar se asgjë nuk ndodh rastësisht, kohë për të falur e kohë për ti lënë gjërat të ecin në rrjedhën e vet. Jepi vetes kohë për të ndarë me dikë gjithcka, të ndash gjërat e tua, shpirtin, mëndjen, trupin dhe do të kuptosh se si të mos jesh vetëm por të pranosh se të qënurit vulnerabël me dikë është pjesë e bukur e jotja.

Ti meriton të duash, të zbrazësh zemrën si në një kuti që paketon për të tjerët në ditë feste, si një dhuratë botës, ti meriton të duash.

Ndoshta kjo nuk është dita më e mirë por është një ditë për të të kujtuar edhe ty se të gjithë muret që ke ngritur duhet ti shembësh, se si për të gjithë njerëzit që ke lënë atje jashtë, duhet të kesh një derë për ti pritur, për të gjitha herët që ke mohuar vetes një të qeshur, ti meriton të duash, ti meriton të kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e prisnim sepse me copëza të thyera zemre mund të ndërtohen vepra arti!

Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...