Skip to main content

Do të zgjidhja dashurinë!

Ndoshta fati na gjen vetë edhe kur rrugët t'i marrim të ndarë, ose fati do të mbetet si një leckë hedhur pas krahëve...
Do ta lë të shkoj, pa ju kapur pas si një mace tekanjoze, do ta lë të shkoj edhe sikur të më thyejë... Sepse e di që në kufirin e urrejtjes dhe dashurisë, të premtoj, do të zgjidhja dashurinë!

Sa hapje mbyllje qëpallash numëron një gënjeshtër?! Më ngjau se edhe zhurma e tyre theu frikën time, e ti më ndjeve!
Vesha përqafimin tënd dhe kuptova se doje të më heshtje duke bërë bashkë rrahjet e zemrës! E imja sa nuk doli prej kraharorit...

Qëndro, qëndro kështu sic je!
Pa më folur! Lërmë të shoh tek ty humbjen tonë të dikurshme. Je dorëzimi më i ëmbël i ditëve të vjeshtës. Je fundi im i verës, je shtatori im i preferuar!

Ndërkohë që hëna është syri i vetëm që na sheh prej lart, të dy flasim ngjyrën e saj, njëmijë drita ndizen në ato që thua, ul kryet e në heshtje pohoj, do të gjehemi sërisht, në një jetë tjetër a në një dëshirë! Në esencën time, me magjinë tënde, do të flasim me zërin më të lartë se rrahjet e humbura të zemrës, do ti hedhim rërë e t'i turbullojmë shikimin atyre kufinjve që larg na mbajnë...

...në humbjet e jetës, as unë as ti nuk do e numërojmë njëri-tjetrin si dështime,  ne do të mbetemi gjithmonë vendi i sigurtë për të kycur edhe njëherë  shpirtin!

Sepse e di që në kufirin e urrejtjes dhe dashurisë, të premtoj, do të zgjidhja dashurinë!

Desantila

Comments

  1. Njerezit me zemer te madhe keshtu si ti , do te zgjidhnin perher me te miren❤, dashurine! Me kenaqe perdite Desantilaa te puth fort😘!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...