Skip to main content

Dua të duhemi në të njëjtën kohë!

Dua të duhemi, jo të të dua vetëm unë, as të më duash vetëm ti! Jo të kem vrull e ti të mos nisesh, jo të duash ti e unë të zhdukem. E dua të jetë prej nesh, të më tërheqë, të më bëjë kurioze, të më lërë pa gjumë, të më trishtojë, t’ja ndjej të gjitha shijet! Po, po e dua me shije! Sepse ti je përbërja ime e preferuar!

Si je i gatuar kështu? Me cpërzierje e ke shpirtin që e pëlqej kaq fort? Unë di që jam e shtrydhur prej limoni, të jap një vrenjtje fytyrës kur më provon, di që kam të fortë edhe prezencën, e të vështirë e ke kur nuk jam.  Ti je rreshti i parë vëzhgues i bëmave të mia, unë jam impakti i shikimit tënd. Ti nuk je kohë, je i pamatshëm. Nuk e paskam ditur që ti je kaq afër gjithckasë time konturuar me dëshira të herë pas hershme!

Me ty harroj! Nuk di se cështë të mendosh kur të kam pranë. Nuk ndjej as mungesë as trishtim për të kërkuar më shumë, as për nesër nuk mendoj dot kur të kam ty. Ti më jep  një gjëndje paqeje, sic është deti i qetë e syri nuk ngopet në heshtjen e tij! Ti ma bën jetën të dashurueshme! Ti ma bën dashurinë jetë!Nëse do zhvishemi prej cdo arsye që larg na e mban shpirtin, do të mbështilleshim me dashuri, atë të të dyve! I kemi njohur vetes atë pasuri që deri sot, nuk do ta shisnim kurrë, e nëse për një motiv do të bëheshim të prekshëm, do të ftoja të qëndroje në hollin e zemrës time.

Ta pranoj se ti ke qënë përherë ai që ma bën shpirtin thërmijash, të të dua tani e të mos duhet të të pres asnjë minutë më shumë, sepse larg teje nuk jam më unë, por të qëndroj tek ty, duke të pëshpëritur veshit se ti je vendi im i preferuar, ti ma bën botën të dashurueshme, ti  ma bën dashurinë jetë!Dua të të shoh tani, pa pritur as një minutë, duke fshirë cdo gjë tjetër në një ditë të rëndomtë, të përqafohemi fort, pa dhënë asnjë premtin, vetëm të puthim shikimet në një, ashtu si akrepat e dymbëdhjetës!


Dua të duhemi në të njëjtën kohë, sepse nuk dua ta humb kohën duke të të dashur e më pas urryer e në fund ti të kthehesh tek unë i penduar. Të kursejmë një skenar të njohur… le të duhemi direkt e në skenën e fundit … të duhemi në të njëjtën kohë, të duhemi në fund të dy!

Desantila

Comments

  1. Nuk jane shkrime alla "Brunilda Zllami, Nicholas Sparks, Danielle Steel". Nuk shkruhet per dashuricka, telenovela apo ndodhi te ripara ne pafundesi. Shkruhet bukur per nje fluks ndergjegjeje qe dikush e kupton perciptazi, dikush tjeter i shkon pertej. Je nje artizane fjalesh Desantil dhe une ashtu sikurse shume te tjere jemi te lumtur te lexojme ate pak pjese te introspektives tende servir. Te do Deni fort!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam e lumtur qe te kam gjetur! Ne kete jete me mungonte nje mendje si e jotja. Te dua edhe me fort.

      Delete
  2. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...