Skip to main content

E shumta një puthje!



Cma lodhe mendimin duke të të ndjekur, je kaq i paparashikueshem sa më duhet të jem 5 hapa para teje! Dëshira është gjysëm jetë, indiferenca është gjysëm vdekje!

M'u deshën 3 minuta të formuloja këtë fjali, vetëm pasi kam kuptuar se sa me konsumon e gjithë qënia jote! Po sa me qejf e kam këtë gjë, se ke idenë…


E di cfarë dua unë? 
Vetëm një puthje, për të mbajtur ëndrrën gjallë, vetëm kaq, për të ndërtuar në fantazinë time atë që deri dje më dukej e pamundur! Fytyra jote merr një pamje të bukur, një buzëqeshje me cep buze, sa i parezistueshëm je! Kur të jem vetëm, do i lëshohem totalisht fantazisë time, si piktori e hedh penelin shkujdesur kur fillon të lërë gjurmë në telajo, aty jam një artiste e vërtetë, një regjizore, një njeri jonormal bëhem, skena është përherë e njëjta: unë po prap pas teje, ti si përherë në indiferencën tënde!




Më lër të lumturohem për pak…do të shohësh se si do të lë shenjën e zemrës aty!
Ndoshta do pendohem sapo të kem ikur nga aty… por e di cfarë, më mirë le të jetë, kanë shkruar kujtime edhe të tjerë para nesh, cdo ndodhë po e hodhem dhe ne një të tillë kaligrafi unike. Unike është, më beso, unë kam kaq shumë dëshirë brënda saj sa mund të mbush një dhomë plot me ajër zemre! Për dreq do më duash cdo ditë, po unë të shumtën, vetëm një dua!

Nuk po them të duhemi, kurrsesi!
Unë do të dua të shkoj në teatër, në opera, të të puth në mesin e shumë njerëzve, do të të bëj surpriza,
po ti ske nevojë për këtë lloj oksigjeni në jetë!
Kjo është formë shkatërruese për ty, sepse aty për aty nuk do ta kuptosh, por pasi të kem ikur do të fillojë grindja brënda vetes... Do e kuptosh pse njerëzit cmënden, pse dashuria quhet shkatërruese, pse katastrofave u vënë emra njerëzish...
Unë nuk e dua të konsumohet puthja kështu, të rritet kaq shumë e të më fusë në grepin e saj, unë e dua sic di unë, si një kërcitje gotash për gëzuar, aq! 

Unë jam e lirë në egërsinë time, po po totalisht, si një pikë uji bërë njish me oqeanin, krejt e lirë…
Nuk di asgjë për kufinjtë e nuk më pëlqen të respektoj zakone të kota që kanë mbetur aty vetëm për hir të kohës, koha për mua nuk është dicka për t’u luftuar kundër, është për t’u mbajtur përdore….
Të gjitha këto i thur në kokë ndërkohë që ti je në krahun tim e në sfond “bërtet” një këngë që ty nuk të pëlqen aspak: gjithcka e imja dashuron cdo gjë tënden!

Ora 8, dielli në rënie, e shumta një puthje, për të më mbajtur ëndrrën gjallë!



Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...