Skip to main content

E dua verën vetëm!

Ndërkohë që koha ndizet e dielli nuk ta përton aspak, gjej rrugën e pashkelur ndonjëherë për të shkuar diku...
A bën të mos më shkruash për ca ditë? Po iki me ndërgjegje... Lërmë ca ditë me detin! Ti ma njeh guackën e gaforres... Më pëlqen të dal prej saj e sapo kthehem i mbyll kapakët e marr formën time prap!

Ti më thua mirëmëngjes, unë të kthehem me një mirupafshim! Ndjej se është koha ime…Mos më kërko për ca ditë, vera është më e bukur vetëm, madje ma ka qejfi që edhe ti të shkosh diku, po po, s'mund të bëhemi bashkë unë dhe koktejli për ty, jemi kimi e dëmshme! Unë po njëherë...Më lër të zgjohem vetëm, të dielën në mëngjes, me flokët shpurpuritur e dallgët që më gudulisin majat e gishtave! Ora 9! Paqja e bojëqielltë ma lyen shpirtin me qetësi.

E dua verën vetëm!E dua verën pa ty! Si mund të burgoset një shpirt-lirë për aq kohë sa ekzistojnë stinët si kjo?! Në sfond lehtë ndjej një këngë, mbështes kryet në shezllon, mbuloj sytë dhe iki jashtë trupit tim në fluturim...
Mi lër kënaqësitë e vogla t’i këndoj në rënien e diellit, kur kripa të ketë lënë shenjë në flokët e mi, më lër të kërcej atje në breg të detit, larg teje, me një të panjohur, më pëlqen të flirtoj me dikë që nuk është ti. Të ndez një zjarr në mbrëmje  e gurët të më vrasin këmbët, të dehem me ajrin që lëshon deti e të kërcej nën ritmin e të nxehtit, a ka më të shtrenjtë se liria?!



Yjet më janë ulur mbi flokë dhe ndjej se peshoj lehtë, asgjë sma vret ndërgjegjen e nga duart nuk lëshoj gotën, i jepem rrotullimit të duarve të tua, në një natë vere, ku flirtojmë me një buzëqeshje… nuk di në jam përgjumësh apo gjysëm zgjuar, të bëj diferencën ndërmjet fantazisë dhe copës së realitetit, por kuptoj që ëndrrat janë një gjë kaq e vogël, një esencë, një imazh si ky, që nuk vrapon të ikë.
Një mesnatë ku do t’i zbraz të gjitha sekretet që mbaj, dua që të mos më pyesësh si quhem, të mos më kërkosh të të tregoj atë që i flas botës, mbamë kështu, të dalë prej kraharorit, duke të të treguar edhe skutat më të errëta të shpirtit, mos më thuaj se jam e cuditshme, unë nuk e kuptoj herë-herë as veten, më lër të të mbaj të panjohur në puthjen e natës së mirë…
E dua verën vetëm!

Desantila

Comments

  1. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  2. Liria qe me transmetove me lumturoi, rigjeta vehten ne cdo fjale. Faleminderit.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Menyra se si me gezon me keto qe shkruan eshte e njejte me ate qe te kam dhene une me shkrimet e mia ☺️

      Delete
  3. Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, duke përfshirë ritualin e shtatzënisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
    Mos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment