Ashtu sic më pe tek vija, do më shohësh që do kem ikur. Ndërkohë
që më bërë kryefjalë të ditëve të tua, do më shohësh që do kem humbur nëpër gërmat
e një libri. Do të kem ikur kur ti të zgjohesh nga ëndrrat ku po më shihje… do
të jetë bërë natë ndërkohe që më kërkoje mëngjeseve.
Ashtu sic më ke parë të vrapoja për tek ty, do më shohësh që
do kem ikur…Në heshtjen e paqtë sapo të zgjohesh, kur të hapësh sytë, unë do të
kem ikur!
Do të të trishtoj për aq herë sa të kam bërë të lumtur.
Thellë nuk e kisha kuptuar që po ndahesha copash e asnjë
grimcë nuk po bëhej me tjetrën, po ndjeja nga pak se përkulja e fundit ishte e
fortë për t’u ringritur, se fryma që psherëtiva prej shpirti, ishte e fundit në
ajrin tënd. Dua që sonte të flesh i qetë, unë nuk do të bëj zhurmë, në majën e
gishtave do të largohem prej aty ku dikur bëntë ngrohtë, por ti nuk do të zgjohesh,
as sytë nuk do të ndjejnë që përreth një siluetë po lëviz. Më vjen keq! Më vjen
keq që të dhashë kaq shumë, por tani do iki. Në mënyrën më të trishtë, në orën
më të dhembshur, ende pa zbardhur, duke të ti lënë të gjitha aty, pa e ditur
ende ti pse, pa e kuptuar, pa të dhënë një arsye, mes gjithë pyetjeve ku nuk do
mundesh të dalësh kurrë, aty do të kem ikur!
Shihem në pasqyrë dhe për një moment ndjej se përballë më
buzëqesh uni! E një copë herë ndalem për të parë atë që dua të shoh. Të vërtetën!
Atëherë kur nuk ke asgjë për të humbur, rrezikon të provosh,
kur ndjen se je shterur prej të gjithë ngjyrave që ke përdorur, se je mekur
duke lidhur nota që për ty ishin muzikë, ndjen se rruga që të pret është aq e butë dhe
e qetë, njësoj si largimi i zbathtë e pa zhurmë prej dhomës së gjumit!
Do të të bëhem zbrazëtira e ditëve plot, filxhani bosh i
kafes në mëngjes, as telefoni nuk do të bjerë thirrje prej meje, nuk do të jem
më shoqëruese në tavolinën e pushimit të drekës, nuk do të të zhgarravis më në
copa letrash porositë e vogla në ajrin e përbashkët, të gjitha do ti ec zbathur
dhe pa zhurmë, që të mos ndjesh se si kriset pak nga pak një shpirt, do të jesh
vetëm të dielën e zgjimit të vonë, kur dorën të zgjasësh në jastëk e të mos
prekësh më flokët e mia, e gjysëm zgjuar
të mendosh se po të përgatis mëngjesin, do të kem ikur shumë larg kur ti
ende të jesh në shtrat.
Do të kem ikur kështu, butë, si buzëqeshje, pa valixhe
zvarritur, pa asgjë, zbrazur për të veshur kujtime të reja! Do të të dhëmbë
gjithckaja, më vjen keq, mësoi ti jetosh të voglat që të kam lënë, pa mua… pa më
thënë asgjë e pa të dëgjuar unë. Do të ndjesh deri në palcë vetminë, sic ndjeje
me shpirt prezencën!
Kam ndenjur shumë gjatë, nuk mund të ikja me zhurmë, unë nuk
dua të të zgjoj… Të përshëndes e prej
derës që po mbyll, të puth sytë me duar, më vjen keq…
Kur ti të zgjohesh, unë do të kem ikur!
Kur ti të zgjohesh, unë do të kem ikur!
Desantila

Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
ReplyDeleteNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com
Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, duke përfshirë ritualin e shtatzënisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
ReplyDeleteMos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com