Skip to main content

Më shtyn dot?

Më premto se nëse e gjithë bota të hidhet poshtë ti nuk do të heqësh dorë nga idealet e tua.

Besimi që ti ke se ndoshta me të vërtetë nuk mund ta ndryshosh botën, por mund ti japësh asaj një ndryshim nga vetja, se goditja më e mahnitshme në jetë është dashuria, se frymëzimi që ti ke për karrierën tënde të ushqen ty cdo ditë, se naiviteti yt nuk është absurd, se ëndrrat janë më të vërteta kur kanë brënda saj forcën dhe kurajon për ti veshur me realitet.

Jeto me guxim dhe vlerëso çdo gjë që kjo ndjenjë përfshin. Merr përsipër rreziqe. Përqafoje dështimin si një mundësi për t’u rritur. Ndjeje frikën, se fundja je njeri…

Vetëm të lutem më premto dicka:

Mos më ushqe me iluzione, e kam kaluar fëmijërinë më kartona të animuar, jam ngopur me përralla, e tani më është sosur durimi.
Më mbaj larg vetes nëse nuk kë forcën e duhur për të më përballuar, më beso, jam e rëndë dhe vetes i druhem kur kam kontakt me peshoren, e di pse?! Me peshon shumë rëndë shpirti.
Më thuaj me plot gojën: Nuk të duroj dot kur jep kaq shumë nga vetja, ma thuaj, të lutem, para se të arrij në konsumim tek një hapësirë boshe që unë nuk e ngop dot me frymë.

Më thuaj me zë e jo me heshtje, se cfarë më bën këtë që jam me ty, por të lutem, mos e bërtit tek të tjerët atë cka unë jam e nuk të përket ty, lërë për dikë tjetër “një kupë” që ti nuk e ngre dot. Mos më duaj pak, ndryshe zemra nuk do ngopet me ushqim e do të të tradhëtoj. Më mbaj larg nga turma, jam shumë e llastuar për ta ndarë vëmëndjen time me aktorët e teatrit tënd, e nuk ja them shumë për skenare, kështu që para se të të dal unë jashtë programit tënd, bëhu një regjizor i mirë.


Mesazhet mi shkruaj të plota, mos i ha fjalët, ha mëngjes, dhe ushqehu mirë! Mos më tund në kolovarëse, nëse nuk ke fuqinë të më bësh sytë të më verbohen nga rrezja e diellit që më puth qepallat kur i afrohem. Vishu me mirësi, ndryshe do kesh ftohtë, jepi vetes dhuratën e të vërtetës, dëgjo më pak të tjerët e mbaj ritmin e zemrës tënde, mua do më kesh përdore pas këtyre. Mos më thuaj se je më i madh se unë që kur të të shoh nga afër të më dukesh aq i vogël.

Më thuaj nëse nuk i mban dot, unë kam ende vënd bosh për të plotësuar edhe rreshta të tjerë. Më ka mbetur bosh edhe vendi për të duartrokitur cdo ëndërr që e zgjova në mëngjes. Për të qënë po aq entuziaste edhe për sukseset e të tjerëve. Për të gjetur më shumë kohë për të përmirësuar veten sa të mos kem kohë për të kritikuar të tjerët. Dhe për të jetuar me besimin se nëse unë dua e kthej botën në anën time...

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...