Skip to main content

Posts

Nuk janë të vështira lamtumirat!

Ne jemi momente. Ne jemi mendime. Ne jemi dëshira! Ne ndoshta nuk jemi ne, por ndjesia ime që më përket, mekanizmi im i jashtëzakonshëm i të qënurit totalisht e dlirë në emocione, më lejon të mendoj që jemi ne! Është pushtet i madh dashuria, ndaj zotohem të jem peshëmbajtëse   e vetme në këtë zgjatim kohe që do ta drobisë edhe zemrën. Nuk ka ngjarje të bukura pa shkatërrime! Më lër të të kujtoj. Ne jemi të përkohshëm. Ne jemi të thyeshëm. Ne jemi prej zemre! Ne ndoshta nuk jemi ne, e as që kemi qënë ndonjëherë ne, po në atë darkë, ku gotat rrëkëllejmë me vetëdijë e gjysëm të pirë, në atë natë ku falemi në përqafim, ku zbrazim fjalët në kraharorin mbështetur e dimë fort mirë të dy ne që duhet të duash para se të lëndosh, duhet të thyhesh para se të bëhesh edhe njëherë një, të jesh   i askujt përpara se dikush të vendosi zemrën si mburojë mbi territorin tënd. Ne jemi të vetes pa qënë nevoja të përkasim diku! Ne zgjedhim të jemi të njëri tjetrit kur ndoshta mu...

Ndoshta një ditë…

Shpresoj që kur të takohemi prap, të kemi vend mjaftueshëm për njëri tjetrin! Shpresoj që një ditë të shohim më shumë brenda jetës së secilit se sa thjesht fytyrat e buzëqeshura. Shpresoj që një ditë pasi të kemi lënë dyert hapur, të hapim edhe zemrën! Të transformojmë gjendjet e të mbetemi të njëjtët në dëshirën për të hasur edhe njëherë shikimet që mbeten të fotokopjuara cdo herë. Kur të gjithë të jenë në gjëmim të kohës për ta harxhuar, ne të zgjedhim një ditë për të qëndruar! Të zhbëjmë cepat e të brumosim me duar një zemër! Kur të gjithë të pluskojnë mendime për të zënë hapësirën ndërmjet, të zgjedhim arratisjen si të vetmen rrugë për të jetuar realitetin jashtë lentes së fotografimit. Zemrat marrin formë vetëm kur ndërveprojnë ndaj shpresoj që kur të shihemi prap të kemi një luginë hapësirash që të lejojë cdo rrahje të përjetojë veten. Të pranojmë se jemi kaq të ndryshëm me dëshirën për të qënë pikërisht kështu, të lirë, me dimensione të brendshme që na përkasin e që herë he...

Mos harro, të dua shumë!

Kudo qofsh në botë, kur të mos kesh askënd për të përqafuar, mbaj në mëndje ditën më të lumtur tënden, rikujtoje cdo detaj dhe gëzoju ndjesisë, nuk ka emocion më të bukur se sa të dish që dikush në atë moment është pikërisht me ty, tek ty! Aty ku je tani, me mendjen sdi se ku, me zhurmën e brendshme e me trazirat e shpirtit, kujto dikë që të bën të lumtur, rikthehu tek ngjarjet që ndezën tek ty dëshirën, përjetoje edhe njëherë ndjesinë, merr kohën të ndjesh se dashuria është brenda teje, me ty, tek ty! Në një ditë bosh, mbushe shpirtin me dikë që me bindje e thua: do të jetë gjithmonë pika ime e dobët. Vlerëso kohën që keni ndarë bashkë, ule shpirtin në tokë edhe pranoje që e ke dashur fort. Rendit me mëndje të gjitha arsyet pse një zemër si e jotja e mbante zemrën e dikujt që u kthye si shtëpi për gjumë të ëmbël. Kudo që të jesh, ji ti!  Ato që vetëm vetes ja pranon, shquaja, ato që vetëm vetja ti pranon, dashuroi! Kujto se ke dashur fort, kujto sa fort të kanë dashur dhe lejoje v...

Për të gjithë burrat që në jetë bëjnë diferencën!

  Ti je një njeri i rrallë dhe i çmuar, ndaj të vlerësoj më shumë sesa mund të ta them me fjalë. Je përkufizimi se si duhet të jetë një mashkull. Je i guximshëm, zemërmirë, i përulur, i dhembshur dhe të gjitha këto më kanë bërë edhe mua më të mirë. Ti më ke mësuar shumë për gjithcka në jetë dhe ndoshta unë sdo mundem kurrë të të falenderoj mjaftueshëm apo aq shpesh sa duhet! Për cdo shembull të keq që jeta na ka dhënë, ju detyrohemi një faleminderit që bëni diferencën! Faleminderit që më mbajte dorën kur jam rrëzuar dhe që më dhe kurajo të ngrihem prap duke ma thjeshtuar edhe gabimin në një fjali “gjëra që ndodhin”. Faleminderit që më fshive lotët dhe më kujtove se sa e rëndësishme jam. Faleminderit që më ke shtyrë të jem gjithmonë versioni më i mirë i vetes duke më vendosur egon në piedestal. Përqafimet, dashuria dhe mirësia vijnë gjithmonë në momentet më të përshtatshme dhe ti ke qënë njeriu i duhur për të më rikthyer edhe njëherë besimin se unë mund tja dal. Faleminderit...

Takova veten ndryshe...

Takova dikë tjetër në pasqyrë, dikë që rrezatonte, nuk buzëqeshte ajo por sytë. Nuk më foli asnjë fjalë po mi rrëfeu të gjitha sekretet me një ulje sysh. Takova dikë tjetër kur ngriti kryet për të më parë prap, takova veten ndryshe prej teje. Takova dikë me kurajo për jetën, me ngazëllim që i dukej i shpenguar në ecejake, me një melankoli të zbritur në dyshemenë e mendjes. Pashë një ecje të lirë, që deri dje i përkiste një njeriu të komplikuar. Takova një shpirt, një shpirt të butë që kishte zbritur zemrën në duar për të mbledhur fjalë të pashkruara ndonjëherë, për ty! Pashë dikë të bukur në pasqyrë, me fytyrën plot diell, me miliona yje në sy, pashë dikë kaq të lirë, pa kufinj   që ishte gati të zbulonte vendet më të fshehura e skutat më të thella të një gjeografie që vetëm ajo njihte. Gëzohem që të njoh, ta dua këtë formë të të qënurit ti e prap të jesh ndryshe! Mënyrën se si e ke mbledhur zemrën në një, se si ke krijuar një harmoni mes ëndrrës dhe realitetit. Ti je kaq n...

Si një pikë në mes të zemrës!

U mësuam me njerëz të cuditshëm, me njerëz që humorin e kanë të ngjashëm me motin, me njerëz që ndryshojnë fytyrat si veshjet,   u mësuam me njerëz të zakonshëm, që një ditë të njihnim ata që nuk janë kështu! Ndonjëherë më vjen të të pyes, a je i lumtur si unë? Si një udhëtim ku dielli të shoqëron rrugën, si një melodi që e rikthen për ta dëgjuar disa herë, si aroma që të sjell në mendje ditë të bukura, si një ditë të gjatë të mbyllur me një puthje, me një përqafim, me disa gota dhe me shkëlqim sysh. Si një rrëfim ku zemrën zbret në duar dhe strukesh në atë prehër për një shpirt të ngrohtë, si një emocion të paemër që nuk do ta zhbësh dhe e tërheq më fort pas vetes, si një dëshirë që mban gjatë, që nuk venitet, me drita që reflektojnë, me disa ëndrra dhe me sytë mbyllur. Si një film që të mban pas vetes, me personazhë të vrullshëm, me njerëz që përplasin shpirtin për të mbërritur yjet si të prekshme, me duar shtrënguar, për tu hedhur në cdo mendim pa e ditur se cfarë i pret...

Një letër për ty.

  Ndoshta do të jetë një letër e zakonshme e në jetën tënde nuk do të përbëjë asnjë ndryshim por shpresoj që në një ditë të caktuar, kjo letër të mbërrijë tek ty në formë tjetër. Ndoshta nuk je në kohën tënde më të mirë por merri kohës më të mirën, jam e bindur që në një moment do ti kujtosh vetes për të gjitha ditët e lëna pas në harresë, pa një arsye. Ndonëse nuk të vjen në mendje asnjë gjë e bukur që të të kthejë buzëqeshjen, kujtoi vetes një ditë krejt të zakonshme që as nuk e kishe menduar që do të ishte aq e rëndësishme për ty, një ditë të rëndomtë që u kthye në një moment të lumtur për ty dhe përpiqu të kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e prisnim. Kur bie shi, kujto ditët me diell e se si rruga që ecën në këmbë të duket e ngjashme me një grimcë lumturie, zbriti dëshirat në tokë dhe udhëto pas tyre edhe kur vetes nuk ja gjen motivin e fortë për të vazhduar. Kur më së paku e ndjen, jep dicka nga vetja, jep një përqafim edhe aty ku ...

Ti bëjmë gjërat keq, para se ti ndreqim!

Të zgjedhim të heshtim para se të flasim e në heshtje të ulërasim edhe frikën për tu përballur.  Të ngrihemi për të manifestuar gjërat që nuk na pëlqejnë e ato që shkojnë keq e në këtë hatërmbetje të hedhim sytë si për të thënë “nuk bëhet kështu”. Të ikim pa kthyer kokën e në mes të rrugës të ndjejmë atë frikën “po sikur” të kishim qëndruar? Të shesim kohën para se ti japim vetes kohë për ta njohur dëshirën që kapërcen kufinj dhe hapësirë. Të ndërtojmë mure në vend të urave e në përpjekje për të kaluar në krahun tjetër, të kthehemi mbrapsht. Të venitemi si një hije që rrugës i lë pas vetëm gjurmët, me bindjen se nuk do të kthehemi më. Ti bëjmë njëherë gjërat keq e pastaj ti ndreqim. Të zgjedhim një ditë të rëndomtë e të ulemi pa thënë kurrë “cfarë ndodhi”, të harrojmë me dëshirë se jeta është kaq e komplikuar sa ne na duhet ta thjeshtojmë e jo ti shtojmë shumë të panjohura këtij ekuacioni. Të ulemi pa folur për ne, pa i vënë një emër, një arsye, një përse. Të themi gëzuar për...

Si je sot?

Me mëndje të kam shkruar disa herë, të kam thënë mirëmëngjes, të kam pyetur nëse ke fjetur? Me mëndje të kam puthur sytë, ti ende flije, me mëndje, ne të dy flemë ende bashkë. Si je? Në pasqyrën e tualetit në mëngjes, nuk shfaqet me reflektimi im, a të mungoj kur pas teje vija e nuk të lija rehat? Cfarë zgjodhe të veshësh këtë mëngjes? More bluzën të mbetur nga mbrëmë apo tek gjërat e mia gërmoje ende për të parë nëse padashje të kam vjedhur këmishën tënde? Fle ende në krahun e majtë të krevatit, zgjohesh gjatë natës njësoj? A të bëzdis prap perdja që lëviz nga era? Më thuaj si je sot? A po buzëqesh kur në derën e frigoriferit sheh pusullën time “Të dua, cdo ditë”? Kafen e bëre për dy? Filxhanin e ke lënë ende mbi tavolinën e vogël? A i bën të gjitha njësoj edhe tani? Unë nuk jam mirë,  qënka e vështirë të jesh pa ty, më kanë mbetur të gjitha gjërat e tua këtu, si një peng për shpirtin.  Bluzën që ta vishja, ende nuk e kam hequr nga komedina e krahut tënd. Gota e ...

Do doja të vuaja njësoj!

Nuk e di ende se cfarë forme mori zemra dhe kush ishin fragmentet që ndaluan rrahjet e saj por nuk do doja të ishte ndryshe. Do doja po njësoj sot në përqafim të ndjeja sesi zemrat njohin njëra tjetrën! Do doja të vuaja njësoj mungesën! Sepse me mungesën tënde, mësova durimin. Të duash përtej kohës e përtej ngjarjeve të jetës, kudo që jeta të   të diktojë udhën, të njohësh humbjen e të pranosh se njerëzit nuk janë gjithmonë aty. Të mësosh se me mungesën tënde mund të plotësosh veten. Sepse me mungesën tënde, mësova të harroj. Të mos i jap kohë asnjë figure që nuk ma dëshmon me ngjyra se vemendja vidhet edhe krejt padashje. Mësova të harroj gjithcka që nuk është ti. Mësova se si është të mos urresh por të duash, mësova të harroj e të kujtoj njerëzit që kanë më shumë rëndësi. Mësova të dua veten, me mungesën tënde! Të përsërisja cdo ditë në heshtje se të gjithë jemi të formësuar ndryshe dhe jemi të përveccëm e kjo na bën të jemi unik. Mësova të dua sic doje ti, mësova të dua ...